LIVE UPDATES
Politike

"Kemi ndërtuar jetën tonë..."/ Manastirliu rrëfen në “Flasim” marrëdhënien me bashkëshortin dhe dy vajzat: Jam dashuruar që në gjimnaz

Manastirliu tha se me bashkëshortin është njohur para 20 viteve në ambjentet e gjimnazit.

5 Tetor 2025, 10:46 Nga E. D
"Kemi ndërtuar jetën tonë..."/ Manastirliu rrëfen
Ogerta Manastirliu

TIRANË - Ogerta Manastirliu ka rrëfyer historinë e saj të njohjes me bashkëshortin dhe marrëdhënien me dy vajzat e saj, gjatë një podcast-i që ka zhvilluar me Kryeministrin Rama. Manastirliu tha se me bashkëshortin është njohur para 20 viteve në ambjentet e gjimnazit. Ndërsa për marrëdhënien më dy vajzat e saj tha se i është dashur shumë sakrificë dhe kohë e kaluar larg tyre.

Pjesë nga podcast-i “Flasim” 

Ogerta Manastirliu: Me Ermalin jam dashuruar kur ishim në gjimnaz. Kemi ndërtuar jetën tonë së bashku. Kemi dy vajza.

Edi Rama: Po kur i thatë “po” njëri-tjetrit?

Ogerta Manastirliu: I thamë në 2005-ën, që do të thotë 20 vjet më parë. U martuam.

Edi Rama: Pasi mbaruat shkollën. Po gjatë kohës që ishit si të intimuar, familja e dinte?

Ogerta Manastirliu: Po, e dinte. Familja ime ka qenë e hapur, mirëkuptuese.

Edi Rama: E merrje ti, për shembull, Ermalin në shtëpi?

Ogerta Manastirliu: Jo deri aty, jo; por pastaj po, edhe përpara martesës e kam marrë.

Edi Rama: Shkoje ti te shtëpia e atij?

Ogerta Manastirliu: Shkoja, po; se ishim ok dhe nuk kishim ndonjë pengesë.

Edi Rama: Kur u bëre mami?

Ogerta Manastirliu: U bëra mami po në të njëjtin vit që ne vendosëm të martoheshim. Nuk e bëmë me plan, por ndodhi; erdhi Altea. Kurse Emili erdhi në 2009-ën, dhe më pas… Ajo që mund të them për familjen tonë të vogël: dëshira ndoshta e jona është që të ishte edhe pak më e zgjeruar.

Edi Rama: Eksperienca ime tregon se ka kohë gjithmonë; edhe eksperienca e bashkëvuajtëses sime…

Ogerta Manastirliu: Ka kohë, them dhe unë gjithmonë; por gjithsesi çdo gjë është në kohën e duhur.
Edi Rama: Por e kuptoj që ky vendim është kryesisht në shpatullat e pjesës femërore…

Ogerta Manastirliu: Ekzakt; dhe duhet t’i bëj çdo gjë unë. Kam përshtypjen që gjithë ky rrugëtim dhe intensitet më ka bërë të kuptoj që çdo gjë duhet të ketë kohën e vet. Ti mund të bësh shumë gjëra, por nëse nuk i jep kohës vetë kohë, është njësoj sikur të mos e kesh jetuar fare. Kështu që edhe marrja e vendimit për të pasur një familje më të madhe kërkon të kesh kohë për t’u përkushtuar dhe për t’u dedikuar atyre. Koha ime, kryesisht, ka qenë shumë e limituar edhe për veten time, edhe për familjen time për arsye të këtij rrugëtimi që unë kam pasur. Për të thënë të vërtetën, familja ime e vogël, por edhe ajo e madhe nuk i ndaj dot është forca ime e madhe. Ermali është padyshim kolona ku mbështetem dhe ku gjej atë prehjen, sepse më ka lehtësuar shumë edhe nga ato angazhime; së bashku, sigurisht, edhe me prindërit tanë, nga ato angazhime që unë duhet t’i kisha si nënë në raport me vajzat.

T’u shërbesh të tjerëve është një mision dhe unë e quaj të tillë; por shërbimi fillon në familje dhe pastaj ti aty mësohesh si të shërbesh. Dhe unë besoj, në kuptimin edhe të asaj që unë kam jetuar si vajzë në familjen e vajzërisë, por edhe këtu, që gjithmonë kryefjala jonë ka qenë puna dhe puna e bërë me njëri-tjetrin. Pra, nuk i kemi pasur ato rolet shumë të definuara siç janë disa familje, të themi, klasike që mami duhet të bëjë këtë, babi duhet të bëjë atë. Tek pjesa e familjes time, mamit e babit, të vajzërisë, ne i kemi parë gjërat si: si të ndihmojmë njëri-tjetrin, si t’i bëjmë gjërat pak rëndësi ka kush i bën ato. E njëjta gjë na ndodh edhe këtu, edhe me Ermalin: e komplementojmë njëri-tjetrin. Kur nuk jam unë, është ai; kur nuk është ai, jam unë; kur s’jemi ne, është mami.

Edi Rama: Unë e di mirë se ç’është për gruan ta ketë burrin kryetar bashkie, kryeministër; e di shumë mirë ç’do të thotë. Është një peshë, edhe një sakrificë që askush nuk e kupton s’i kërkohet ta kuptojë. Unë përpiqem deri diku ta kuptoj, por jam i bindur se as unë s’e kuptoj deri në fund se çfarë peshe është. Por si është për burrin që ka gruan në një detyrë që të kërkon shumë kohë, shumë energji dhe unë e di nga puna e përbashkët që ti nuk je një njeri orari që shkon në punë në 8 dhe në orën 4 mbyll derën. Kështu që si e përballon “bashkëvuajtësi” këtë?

Ogerta Manastirliu: Do ishte mirë të merrnit ndonjë “bashkëvuajtës” këtu për ta kuptuar tamam, ta thoshte; por, në pamundësi për të qenë…

Edi Rama: Nuk kam asnjë lloj kurajo ta bëj këtë, sepse jam fajtori kryesor unë në këtë punë, kështu që s’kam asnjë kurajo ta bëj këtë përballje…

Ogerta Manastirliu: Nuk flas dot për të, për sakrificën që atij i duhet të bëjë nga pikëpamja e kohës kur unë nuk jam në shtëpi.

Edi Rama: Nuk është vetëm koha; janë edhe shumë angazhime. Megjithëse tani vajzat janë rritur.

Ogerta Manastirliu: Vajzat janë rritur dhe janë bërë edhe kritizerë të mëdha tonat. Ndonjëherë, kur nuk të kanë pranë dhe e shikojnë pak edhe me cinizëm faktin që ti nuk je aty: “Po për çfarë po përkushtohesh? Pse nuk je me ne?” Dhe, në fakt, për të thënë të vërtetën, ato – edhe pse “të vogla” tashmë Altea bën 20 vjeç, Emili është 16; janë mjaftueshëm të mëdha për të kuptuar çfarë ndodh, për të kuptuar shumëçka dhe për të më dhënë sugjerime dhe për të më bërë kritikat e nevojshme.

Altea është 20, studion për arkitekturë në Universitetin Politeknik; Emili është në vit të dytë në gjimnaz. Ndërkohë që në familjen tonë të vogël kemi shumë diskutime, dhe kjo është një temë diskutimi: pra, sakrifica që babi ka bërë, në fakt, edhe në aspektet…

Edi Rama: E thonë këto?

Ogerta Manastirliu: E thonë ato, patjetër. Sigurisht, në familje kemi edhe diskutime të tjera, kemi edhe debate, por kemi edhe dilemat tona ndonjëherë, që janë edhe shumë të forta. Por, në tërësi, jemi përpjekur që të gjejmë arsyen e mirë, përtej asaj që ndodh, për të thënë se ia vlen të bëhen sakrifica edhe në raport me atë që ne duhet të lëmë si njerëz dhe si qytetarë në këtë vend. Dhe besoj se kjo më ka bërë mirë jo vetëm mua; sepse unë nuk besoj se do të isha dedikuar dot “në orë e pa orë” nëse nuk do të kisha një familje që më mirëkuptonte kaq shumë; dhe sigurisht që jam gjithmonë në borxh me ta me gjithë familjen, me Ermalin të parin, me timen më, me vajzat sigurisht, dhe me të gjithë, edhe me shokët edhe me miqtë sepse kjo punë, edhe kjo jetë, të bën pak të izoluar, të bën pak të distancuar; jo me dashje, por sepse kështu është: të duhet të angazhohesh shumë te punët që të takon t’i bësh./Dosja.al

ogerta manastirliu edi rama podcast

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet