Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sa i përket deklaratës të deputetes Jorida Tabaku se PD nuk e ka luksin që të përjashtojë askënd, duke iu referuar Salianjit, Boçi tha se në asnjë moment një parti nuk ka luks të përjashtojë dikë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është pyetur lidhur me kandidimin e mundshëm të Ervin Salianjit, për zgjedhjet që do mbahen në maj për kreun e partisë. Në përgjigje, Boçi tha se këtë e vendos statuti i PD-së, rregullorja dhe është grupi i punës e kriteret që duhet të plotësohen, ndërkohë theksoi se nuk ka asnjë kufizim për kandidaturat por ka filtrim sipas kritereve e kushteve.
I ftuar në studion e News24, Boçi u shpreh se garat brenda partisë kanë qenë konkurruese dhe të vërteta. Sa i përket deklaratës të deputetes Jorida Tabaku se PD nuk e ka luksin që të përjashtojë askënd, duke iu referuar Salianjit, Boçi tha se në asnjë moment një parti nuk ka luks të përjashtojë dikë. Sipas tij, tendenca e një partie është forca që të tërheqë dhe çdo moment një parti duhet të tërheqë njerëz edhe anëtarë.
“Ka garë apo jo, unë them se garat brenda PD kanë pasur vërtetësinë e tyre, kanë qenë konkurruese. Brenda garës ka lobimet e preferencat dhe tifozeritë e veta. Por të gjitha këto elementë nuk kanë dëmtuar votën e vullnetin e demokratëve që ka qenë i shprehur qartazi edhe në zgjedhjet e fundit. Kur themi garë dashje pa dashje jemi futur brenda disa rregullave të përcaktuara. Ka një proçes që respektohet. Salianji? Këtë e vendos statuti i PD, rregullorja dhe janë grupi i punës e kriteret që duhet të plotësohen.
Nuk ka asnjë kufizim për kandidaturat por ka filtrim sipas kritereve e kushteve. Mendoj se në pjesën përjashtuese, mund të ketë kufizime mandatesh apo detyrash, pjesa e përjashtimit, anëtar të PD duhet të jetë çdo njeri që ka vullnet të jetë anëtar. Këtu çedon. Po flas në tërësi. Kushdo mund të garojë por ka disa kushte dhe opinione. Ka krahasime edhe me shtetet e tjera por duhet të masim edhe nivelin e demokracisë.
Në asnjë moment një parti nuk ka luks të përjashtojë se partitë janë magnete. Tendenca e një partie është forca që të tërheqë. Dhe çdo moment një parti duhet të tërheqë njerëz edhe anëtarë dhe veprimet e tilla duket sikur cedojnë," tha Boçi./Dosja.al
Evis Berberi TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, për shfuqizimin e mas&...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Lideri i opozitës, Sa...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si të gabuar nismën për ngritjen e bo...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e radhës e Opozitës do të jetë lajmër...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se avokatja Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë nga...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është një vend që po ndodhin ndryshime të mëd...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se institucioni i Kuvendit ka mbyllur dyert, duke u mohuar shqiptarëve të drejt&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po përpiqet të ndikojë në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shëipëria tashmë është drejt një epoke të re për t...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja për zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, hodhi poshtë një propozim të Ramës dhe Vu&cce...