LIVE UPDATES
Politike

“90% e mediave janë nën kontroll qeveritar”/ Berisha: Na bënë presione që të mos përdorim termin narkoshtet

 Në fjalën e mbajtur para qytetarëve dhe simpatizantëve në Kamëz, kryedemokrati u shpreh se, janë 43 mashtrues profesionistë, të cilët paguhen për të kaluar nga një studio në tjetrën vetëm për të mashtruar qytetarët.

7 Shkurt 2026, 18:23 Nga E.d
“90% e mediave janë nën kontroll qeveritar”/ Berisha: Na
Sali Berisha

KAMËZ- Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se 90% e mediave janë nën kontroll qeveritar. Në fjalën e mbajtur para qytetarëve dhe simpatizantëve në Kamëz, kryedemokrati u shpreh se, janë 43 mashtrues profesionistë, të cilët paguhen për të kaluar nga një studio në tjetrën vetëm për të mashtruar qytetarët.

Ai tha se PD ka denoncuar narkoshtetin, por sipas tij janë bërë përpjekje dhe presione që të mos përdoret termi 'narkoshtet'. Berisha tha se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë dhe në botë , që ka ndërtime të mëdha, ndërkohë që çmimet shkojnë gjithnjë duke u rritur.

Sali Berisha: Falë punës që u bë në zgjedhjet e 2023-shit, Libri i Zi, edhe ajo vepër e juaja, Edi Rama u fut në rreth të kuq. Edi Rama e kuptoi me datën 12 maj e kuptoi që e kanë kapur me presh duke vjedhur. Me presh në dorë. U tërbua. Humbi. I thirri dhe i kërcënoi në zyrë të tij kryevëzhguesin, kërcënoi vëzhgues të tjerë të ndryshojnë raportin.

Ata, jo që s'e ndryshuan raportin, por raportin e ridimensionuan shumë më tepër, siç ishte e vërteta. Arritëm një gjë? Arritëm një gjë shumë të madhe. Arritëm t'u faktojmë shqiptarëve, t'u faktojmë komunitetit ndërkombëtar se ky, ato mandate i ka krimi. Se ky nuk ka legjitimitet.

Dhe një qeveri jo legjitime luftohet çdo orë, çdo ditë, çdo javë, gjersa të rrëzohet. Një qeveri jo legjitime nuk, nuk respektohet kurrë. Njerëzit e lirë nuk e respektojnë kurrë. Pra, së dyti, ju jeni dëshmitarë çdo ditë, çdo ditë. Dhe ndonjëherë dhe dy, tre herë në ditë.

Ne kemi denoncuar aferat e tyre. Ne kemi denoncuar narkoshtetin. Përpjekje të mëdha për të na bërë presione që të mos përdorim termin narkoshtet. Përpjekje të mëdha edhe nga lobistët e Edi Ramës. Po si të mos përdorim ne termin narkoshtet?

Kur eksportet zhduken njëra pas tjetrës, sepse narkoeurot rrëzojnë euron. E rrëzojnë me 30%. Po ai që eksporton aq s'e ka fitimin 30%. Dhe ai ka vetëm me euro shkëmben. Se ato narkoeuro shndërrohen në kulla, gataçel në Tiranë. Dhe kanë shkatërruar tregun. Asnjë i ri i këtij qyteti të bekuar, asnjë i ri i Tiranës nuk mund të mendojë të blejë një apartament për shkak të çmimeve, të cilat janë të barabarta me Mynihun dhe Parisin. Pse? Se është shumë e thjeshtë.

Kullat ndërtohen, vijnë çunat e drogës edhe blejnë katet. I vënë drynin edhe rrinë atje ku janë, në Kolumbi, në Ekuador e të tjerë. Dhe këta këtu nuk ulin çmimet. I vetmi vend në Evropë dhe në botë që ka ndërtime të mëdha dhe çmimet shkojnë gjithnjë duke u rritur. Atëherë, a nuk është kjo një shkatërrim për vendin? Kur asnjë i ri s'blen dot një apartament? Kur strehimi po bëhet gjithnjë më shumë problem sepse njerëzit nuk kanë, nuk kanë mundësi të blejnë banesa.

Ja pra pse, përveç ndërhyrjes në zgjedhje, por sot, çfarë ka ndodhur tani? Tani fatmirësisht ka ndodhur që ai zëri ynë i vetmuar në shkretëtirë për disa, edhe për vite, po ne nuk u lodhëm. Jo. Ne vazhduam ta denoncojmë narkoshtetin si armik i egër juaj, i qytetarëve. Tani në çdo takim që kanë me shtetet e, me zyrtarë amerikanë, në krye të axhendës janë klanet e drogës dhe lidhjet me klanet e drogës të Edi Ramës dhe qeveritarëve. Po.

Ja dolëm. Ja arritëm të paraqesim para shqiptarëve dhe botës se 90% e mediave janë nën kontroll qeveritar. Pra, 90% ju mashtrojnë ju çdo ditë nga mëngjesi në darkë. Më keq se në diktaturë. Absolutisht më keq. Rikujtoj sot atë kohë. Vërtetë televizioni shtetëror nga mëngjesi në darkë mashtronte dhe glorifikonte të keqen, Enver Hoxhën. Po ai ishte. Të tjerët kishin kanaçe, dëgjonin Zërin e Amerikës.

Kurse sot janë pothuaj të gjitha mediat. Janë 43 mashtrues profesionistë, që paguhen për të kaluar nga një studio në tjetrën vetëm për të mashtruar qytetarët. S'ndodh. Nuk ka, kjo s'ndodh kjo kund tjetër. Dhe e gjitha kjo, ata paguhen me para që jua vjedhin qytetarëve./Dosja.al

sali berisha opozita foltore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet