LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama nuk fitoi zgjedhje, po farsën! Nuk ka të drejtë të qeverisë as një orë më shumë

Kryedemokrati tha se të gjithë paratë e krimit e drogës shndërrohen në vota dhe vota shndërrohen në krim dhe drogë.

7 Shkurt 2026, 18:17 Nga E.d
Berisha: Edi Rama nuk fitoi zgjedhje, po farsën! Nuk ka të drejtë
Sali Berisha

KAMËZ- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Rama nuk fitoi zgjedhje, por farsë. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët në Kamëz, Berisha u shpreh se Rama nuk ka të drejtë të qeverisë as një orë më shumë.

Kryedemokrati tha se të gjithë paratë e krimit e drogës shndërrohen në vota dhe vota shndërrohen në krim dhe drogë. Sipas tij, vota shëndërrohet në ndërtime 'krimi' dhe ndihmojnë krimin. 

Sali Berisha: I shihni rrugët. Rruga Qukës-Qafë Plloçë. Loti i tretë i saj. 9 kilometra, 87 milionë euro. Rreth 9 milionë euro kilometri, pa asnjë urë, pa asnjë tunel. Po 9 milionë euro kilometri është në Rrugën e Kombit, e cila ka një gjerësi 27 metra, ka dhjetëra ura, ka tunelet më të gjata dhe mesatarja i shkon 9 milionë euro. Rruga 10 metra e gjerë që po shembet segment mbas segmenti, 9 milionë euro kilometri. Pra, kanë vjedhur plaçkitur në mënyrën më të pabesueshme. Por kjo është gjysma. Gjysma tjetër më e rëndë është se të gjithë paratë e krimit e drogës shndërrohen në vota dhe vota shndërrohen në krim dhe drogë. Miq, karteli Troplinëve, një nga më të fuqishmit në Europë që kontrollon në çdo qelizë portin e Durrësit, pasi me të gjitha mjetet dhunoi zgjedhjet në Durrës, çfarë ndodhi? Pesë kulla, 12 ndërtime, 38.000 m katror tokë publike tek stadiumi ‘Niko Dovana’ në Durrës.

Pra, paratë në votë. Vota në ndërtime krimi dhe ndihmon krimin. Çfarë ndodh? Me paratë e buxhetit, një ushtri e tërë mobilizohet për të shkelmuar votën tuaj. Paratë e buxhetit tuaj shtrohen në votë. Vota shtrohet në vjedhjet e tyre. E treta, çfarë ndodh me ne? Çfarë ndodh me paratë tona, me djersën tonë? Kjo organizatë kriminale i shtron ato në një mashtrim të tmerrshëm për ju, për qytetarët. Ju e patë se si tender, se si lotet e unazës shkuan në qiell, çmimi, sepse disa miliona për lot merrnin mediat, që nga mëngjesi deri në darkë mashtrojnë qytetarët. Dhe mashtrimi i tyre shtrohet në votë, dhe vota shtrohet në mashtrim, sepse ata marrin prapë para si shushuja kundër jush.

Kjo është situata. Por ku jemi ne? Sigurisht që sot opozitarët janë të lodhur dhe këtë s'mund ta mohojë njeri. Janë edhe të rraskapitur nga mospasja, nga dëshpërimi, nga një seri faktorësh, kanë vuajtur, kanë sakrifikuar. Janë keqtrajtuar në shkallë ekstreme. Megjithatë, sot ne jemi absolutisht në kilometrin e fundit. Jemi në kilometrin e fundit të rrugës sonë. Dhe jemi sepse ju qëndruat. Ju qëndruat.

Qëndruat besnik pavarësisht nga të gjitha këto, ju mbrojtët idealet, ju mbrojtët vlerat, ju mbrojtët të vërtetat që besoni. Ju faktikisht e sollët Partinë Demokratike sot në këto kushte, partia e dytë e vetme në të gjithë vendet ish-komuniste me këto përmasa kaq e madhe. E vërteta është që ju me punën tuaj, me djersën, me përkushtimin, me ndershmërinë, bëtë që kjo parti në realitet të ishte fitimtare në 21-shin. Absolutisht. Bëtë që kjo parti të ishte fitimtare në 2025-ën. Po. Ju jeni njerëz të politikës. Pyetini pak, cili do ishte rezultati në qoftë se liderët e opozitës nuk do arrestoheshin në kundërshtim me çdo ligj dhe kushtetutë?

Cili do ishte rezultati në qoftë se në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën nuk do ndaheshin 100 euro për person për pension në mes të fushatës? Cili do ishte rezultati në qoftë se vetëm dy ditë para zgjedhjeve nuk do faleshin 2 miliardë euro gjoba dhe kamata që prekën 200.000 familje. Cili do ishte rezultati në qoftë se këta rrogëtarë që shtrohen në policë kriminal të votës suaj do të qëndronin si shërbëtorë tuaj dhe respekt respektonin vullnetin tuaj. Cili do ishte rezultati në qoftë se nuk do firmoseshin 29.000 hektarë tokë për t'u mbjellë me kanabis nga 200 hektarë që parashikon ligji. Miq, një gjë është e sigurtë, përqindjen nuk jua jap dot, por 100% e sigurtë se fitorja ishte e Partisë Demokratike. Dhe pikërisht për këtë arsye ai bëri të gjithë këto masa antikushtetuese, antiligjore për të plaçkitur zgjedhjet.

E them këtë sepse sot ka një vërshim të mashtruesve të shplarë, të njerëzve që kanë humbur identitet dhe dinjitet. në një garë se cili t'ju mashtrojë ju më shumë. Në një garë të primitivitetit, të turpshme. se si e si të mbrojë farsën elektorale. Paçka se shqiptarët dhe Shqipëria po shkretohet, po rrokulliset, po zhduket para syve tanë. Pra, zgjedhjet nuk i fitoi Edi Rama. Dhe do ndalem këtu. Asnjë ditë, asnjë orë, ai nuk ka të drejtë të qeverisë. Dhe ne, po. Kësaj radhe ja dolëm. Ja dolëm të mbrojmë votën. Ja dolëm të mbrojmë votën. E kapëm për fyti. Falë punës që bëtë ju, komisionerë, aktivistë, numërues, falë punës që u bë që në zgjedhjet e 2023-shit./Dosja.al

sali berisha opozita foltore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet