Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas tij Enciklopedia, fjalori dhe gjuha janë tri sfidat e sotme dhe të nesërme. Kreu i qeverisë tha se sot Akademia e Shkencave është në një ristrukturim thelbësor që po bëhet nga vetë akademikët ku nuk kurseu as lavdërimet për kreun aktual të Akademisë, Skënder Gjinushin.
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën kushtuar 50 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave u ndal dhe tek gjuha shqipe dhe historia e popullit tonë. Kryeministri u shpreh se gjuha shqipe është e kërcënuar nga ekstremistët dhe injorantët që për shumë vite e kanë futur Akademinë e Shkencave në një "luftë" mënjanësish dhe betejash për interesa politike.
Rama ndër të tjera rënditi dhe tri sfidat e Akademisë së Shkencave. Sipas tij Enciklopedia, fjalori dhe gjuha janë tri sfidat e sotme dhe të nesërme. Kreu i qeverisë tha se sot Akademia e Shkencave është në një ristrukturim thelbësor që po bëhet nga vetë akademikët ku nuk kurseu as lavdërimet për kreun aktual të Akademisë, Skënder Gjinushin.
Edi Rama: Më lejoni t'iu drejtohem me dy fjalë, si i vetmi në këtë sallë pa asnjë doktoraturë. Para 90-tës ishte një kohë kur liria ishte e kufizuar por krahasimi me para dhe pas 90-tës e bën pas 90-tën të duket jo mirë përballë gjithë atyre punëve, veprave dhe figurave. Kaq e vërtetë është kjo sa të them të drejtën kur vizitoja Akademinë e Shkencës pas 90-tës dhe dëgjoja përkëllitjet e parkltit të vjetër më dukej si kur Eqerem Çabej po përpërlitej në varr. Ky institucion mbrojti gjuhën shqipe. Nëse sot kemi një gjuhë të shpëtuar, kjo i dedikohet akademikëve të asaj kohë dhe kësaj Akademie që sot është në një proces për të shkuar në vendin që meriton. Nëse nuk do të kishte ekzistuar Eqerem Çabej, Aleks Buda dhe të tjerë ne do të ishim të çarmatosur përballe vedeve për historinë e tyre, prejardhjen e tyre. Detyra e këtij institucioni nuk është vetëm mbajtja nën kontroll e të shkuarës në funksion të themeleve të shtëpisë sonë të përbashkët dhe garantimi i kësaj shtëpie nga çdo stuhi politike dhe akademike. Nga monologu i të shkuarës ne kemi shumë argumenta për t'u përballur me botën si shqiptarë. Politika ndërhyri barbarisht për shkatërrimin e strukturave të Akademisë së Shkencave. U ngatërrua sistemi i vjetër me njerëzit që flisnin me zërin e shkencës dhe faktikisht ne sot jemi në kushtet ku themi falë reformës së viti 2019 që u organizua nga vetë Akdemia. Nën lidershipin e Skënder Gjinushit, e kuptoni vetë qa duhet të them tani. Sot Akademi nga një vend i pashpresë, me sa kujtoj mbledhjet më të rëndësishme ishin ato për t'i dhënë lamturimën dikujt sot ka një hapje për të krijuar kushte që Akademikët e këtij vendi të ndihen pjesë e së njëjtes përkatësi. Është e kërcënuar historia e shqiptarëve nga një arrogancë e injorancë e pashembull që e ka kthyer Akademinë në një arenë ekstremistash që gjejnë rrugë se bota e informacionit dhe komunikimit nuk ka hiearki për mendjet e ndritura. Kemi krijuar një qendër për botimet albanologjike. Encikopledia, fjalori dhe gjuha tre sfidat e sotme të Akademisë së Shkencave. Dikur Akademia e Shkencave ishte një vend i dijës nuk është më sot se nuk u lejua, është fakt se ne jo vetëm që nuk patën menduar në gjithë këto dekada për vijëmësinë. Le t'i lëmë anësitë jashtë territorit akademik kur ka jashtë kaq shumë territor për t'u kacafytur. Shumë njerëz thonë ne kemi diell, kemi pyje, kemi naftë, ne duhet të jemi si Zvicra se jemi shumë të pasur por vendet nuk dallohen nga ato sa kanë por nga sa dinë. Izraeli nuk ka ujë por është vendi numër një në botë për furnizimin me ujë, sepse ka dije, ne kemi ujë më shumë se të gjithë por jemi të paditur.
Edi Rama dhe Luigi di Maio TIRANE- Kryeministri shqiptar Edi Rama është tërhequr nga rrëfimi i djeshëm se ka bërë kontra...
Edi Rama dhe Alfred Moisiu TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka takuar sot presidentin Alfred Moisiu i cili ka mbajtur detyrën e kreut të shtetit p&e...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar shkatërrimin e Durrësit, që sipas saj po ‘zhvishet...
Bashkia e Vaut të Dejës TIRANË- “Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, kanë trajtuar k&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se Shqipëria nuk dëshiron të ketë asnjë raport me Rusinë, ndërsa ...
Kongresi i SHBA SHBA- Është dorëzuar në kongresin amerikan rezoluta që dënon sulmet kibernerike të Iranit ndaj Shqip&eum...
Kryeministri Edi Rama ITALI- Kryeministri Edi Rama e konsideron Shqipërinë një Itali, veçse pak më të ngatërruar. N&eu...
Edi Rama dhe Luigi Di Maio ITALI- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë se vendi mik që soolli vaksinat nga Rinasi gja...
Saimir Korreshi LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi e ka kaluar këtë të dielë duke gatuar në shtëp...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike nuk është dominante në rrjetet sociale. Këtë e pohoi ditën e sotme, kreu i Parti...