LIVE UPDATES
Politike

"38 dosje korrupsioni nga 154"/ Berisha: Dumani i marrë peng nga Rama! Ka regjistruar më pak afera në dy vitet e fundit

Ndër të tjera Berisha u shpreh se kreu i SPAK ka dërguar në një vit, gjithsej 38 dosje për korrupsion kundrejt 154 dosjeve që ka dërguar kur kryesonte task-forcën.

22 Maj 2024, 20:49 Nga B.Z
"38 dosje korrupsioni nga 154"/ Berisha: Dumani i marrë peng nga
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka kometuar mbledhjen në Komisionin e Ligjeve ku kreu i SPAK foli për punën e Prokurorisë së Posaçme, kundër korrupsionit në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha hodhi akuza se sipas tij Dumani e ka shitur veten te kreu i qeverisë Rama dhe se është peng i këtij të fundit.

Ndër të tjera Berisha u shpreh se kreu i SPAK ka dërguar në një vit, gjithsej 38 dosje për korrupsion kundrejt 154 dosjeve që ka dërguar kur kryesonte task-forcën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, nuk ka mashtrim më të madh se të besosh se Zamani po lufton korrupsionin. A mund t’u jap vetëm një shifër? Vetëm një shifër sonte të marrë nga raportet e Departamentit të Shtetit për vitin 2010-2011. Çfarë thonë këto raporte?

Këto raporte thonë se në vitin 2008-2009, Dumani që ishte në prozhektorët e fuqishëm të ekipit ku punonte, kishte regjistruar bashkë me ekipin 1414 çështje për korrupsion. Kurse Dumani i marrë peng, Dumani që ka shitur veten, gjatë viteve 2022-2023 ka regjistruar afera për korrupsion gjithsej 4.8 herë më pak ose 392 çështje në dy vite. Po pse kjo? Sepse regjistron vetëm ato që i dikton Edi Rama. Dhe ky faqezi që nuk ka nder, që nuk ka dinjitet, që rri në post në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, rri në post i pavotuar sipas Kushtetutës.

Krenohet, shpërblehet se propozon t’i ndalohet komunikimi kryetarit të PD me një akt që ekziston vetëm në vullnetin e xhelatit, e birit të xhelatit Kristaq Ramës, Edi Rama. Shqiptarët panë fytyrën e tij, shqiptarët mësuan se ky bandit prokuror që nuk njeh ligj as Kushtetutë për të zbatuar urdhra si skllav, peng i marrë, bashkë me Krajën, xhelatin e Sigurimit të Shtetit dhe simotrën biologjike të Taulant Ballës, Melonain, nuk kanë ligj as moral, të aftë për të zbatuar çdo urdhër.

Por, gjithçka po del në dritën e diellit. Shqiptarët duhet ta dinë se ky Altin Faqeziu i partisë ka dërguar në një vit, në vitin 2023, gjithsej 38 dosje për korrupsion kundrejt 154 dosjeve që ka dërguar kur kryesonte task-forcën. Kjo pra miq është metamorfoza e një faqeziu që shet nder dhe dinjitet. Që nuk ka ligj as Kushtetutë. Dhe që fsheh dosje krimi dhe korrupsioni dhe që tallet me një popull. Në një vend ku korrupsioni është shndërruar në sistem të tmerrshëm, dërgon gjithsej në vit 38 dosje.

altin dumani sali berisha spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet