2 Prill 2026, 10:28
Nga D.S
Ermal Nufi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi se nuk ka vend për panik ndaj alarmit të Ambasadës Amerikane dhe se qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qetë.
Në një prenoncim për mediat, Nufi u shpreh se, SHBA-të, atë lajmërim e kanë bërë për qytetarët e vet. Sipas tij, qeveria ka marrë masat për të gjitha sistemet e nevojshme dhe procedurat që duhet të kryejmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë.
“Besoj që SHBA-të, atë lajmërim që kanë bërë, e kanë për qytetarët e vet, dhe SHBA-të janë edhe më sensitive për ruajtjen e qytetarëve të tyre. Sa i takon qytetarëve shqiptarë siguria është e garantuar nga aleanca ushtarake më e fuqishme në botë. Ne si qeveri kemi marrë masat për të gjitha sistemet e nevojshme dhe procedurat që duhet të kryejmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Jemi në një situatë ku ka një konflikt. Jemi një shtet që kemi mbajtur qëndrim të prerë, kundrejt atij regjimi, kanë filluar që në 2022 sulmet nga aktorë malinj të atij shteti, përsëri kemi parë ditët e fundit sulme te Parlamenti dhe Posta. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qetë, të sigurt. Që duhet të kemi kujdes duhet të kemi kujdes, por nuk ka vend për panik”, tha Ministri./Dosja.al
ermal nufi ministria e mbrojtjes alarmi i ambasades amerikane
Politike
2 Prill 2026, 10:28
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësimin në Kuvend lidhur me çësh...
Politike
2 Prill 2026, 10:19
D.S
TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme,...
Politike
2 Prill 2026, 10:20
I.A
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka komentuar paralajmërimin e Ambasadës Amerikane n...
Politike
2 Prill 2026, 10:18
I.A
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti Tritan Shehu ka folur në lidhje me rrezikun për sulme iraniane pas deklaratës së djeshme nga Ambasad...
Politike
2 Prill 2026, 09:35
I.A
Studenti
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur me një student gjatë takimit të sotshëm, duke bërë disa bat...
Politike
2 Prill 2026, 09:58
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh lidhur me largimin e të rinjve nga Shqipëria duke thënë se nuk ka më...
Politike
2 Prill 2026, 09:36
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, u shpreh sot se korrupsioni në Shqipëri është shumë më i madh në perceptim...
Politike
2 Prill 2026, 09:25
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se, deri përpara një dekade, në Shqipëri nuk merrje dot asnjë shërbim pa bak...
Politike
2 Prill 2026, 09:15
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama deklaroi se e vetmja politikë e madhe që ka sot qeveria është të bëhemi pjesë...
Politike
2 Prill 2026, 08:51
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se, anëtarësimi në BE nuk është rruga drejt parajsës, por ësh...