Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Duke kërkuar që SPAK të nisë hetimet, Gjiknuri tha se përfshirja e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është shumë e qartë.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri doli ditën e sotme në një konferencë për mediat për të komentuar hetimet mbi '21 janarin'. Gjiknuri u shpreh se faktet që kanë dalë nga audiopërgjimi që përflitet në media, tregon se vrasjet janë kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia. Duke kërkuar që SPAK të nisë hetimet, Gjiknuri tha se përfshirja e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është shumë e qartë.
'Sot bëhen 5 ditë që opinioni publik u njoh me fakte të reja. Përmban të dhëna për fakte të reja që nuk i janë nënshtruar ndonjëherë hetimeve. Dallohet qartë se janë dhënë urdhëra. Faktorët janë në audio se vrasjet janë kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia. Përfshirja e Bashës rezulton e provuar, krijon dyshime se ndërhyrja e tij është bërë me porosi për të zbatuar urdhërin e Berishës.
Provat e reja janë vendimtare. PS kërkon nga Prokuroria që të nisë hetimet. Duhet të zbulohet se përse Berisha dhe Basha ishin në krye të gardës, duhet zbuluar se kush e inskenoi planin, kush fshiu serverin e kryeministrisë me pamjet e kamerave. Për 12 vjet kemi mirëkuptuar këdo që gishtin e ka drejtuar edhe nga PS. Të dyshuarit kanë emra dhe mbiemra konkret, duhet vepruar tani.'- tha Gjiknuri.
Por çfarë ndodhi atë ditë?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Me largimin e Grida Dumës nga politika, posti në Komisionin për politikën e jashtme mbeti bosh. Mirë...
DASH TIRANË- Departmaneti Amerikan i Shtetit (DASH) nuk jep asnjë koment mbi arrestimin e akuzat që rëndojnë mbi ish-agjentin e FB...
Charles McGonigal TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që ...
Spartak Braho TIRANË- Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho ka folur për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së ...
Keida Kostreci TIRANË- Gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci tha se aktakuza ndaj ish-zyrtarit të FBI Charles McGonig...
Agron Shehaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka komentuar dosjen e ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal. I ftuar n...
Mark Thomas Rossini, Sali Berisha dhe Vladimir Putin TIRANË- Mark Thomas Rossini është ortaku tjetër i ish-agjentit të FBI-së...
Artan Lame TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame u ka tërhequr vëmendjen të gjithë drejtorë...
Flutura Açka TIRANË- Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reagur lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-s&eum...
McGonigal dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama regaoi sot pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles Mc...