LIVE UPDATES
Politike

"20 shkurti është dita e revoltës", Berisha: Ahmetaj e pranoi se Edi Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në 20 shkurt, në ditën e provës së madhe dhe të fitores.

6 Shkurt 2024, 19:53 Nga r.ll
"20 shkurti është dita e revoltës", Berisha: Ahmetaj e
sali berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, riktheu sonte intervistën e Arben Ahmetaj ku tha se kryeministri Edi Rama, sipas tij drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në 20 shkurt, në ditën e provës së madhe dhe të fitores.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Folëm për drejtësinë. A e dini ju miq që Shqipëria është sot i vetmi vend në botë, në të cilin 60 përqind e të arrestuarve janë në paraburgim pa dënim? Se nuk ka prokurorë, se nuk ka gjykatës për të shqyrtuar dosjet e tyre. Se policët i arrestojnë me të padrejtë. Se gjykatësit japin vendime partiake.

Janë pra 60 përqind e atyre që sot vuajnë sot në qeli, të padënuar. Me Kushtetutë, janë të pafajshëm.
Megjithatë mbahen aty sepse kryebanditi në krye të rendit, Taulant Bego, kërkon të paraqitet si i suksesshëm, paçka se arreston të rinj për 1 apo 2 gramë kanabis, ndërkohë që kamionët, kontejnerët, vijnë dhe shkarkohen me kokainë. Ato i lë të lira sepse ka porosi nga Edi Rama.

A e dëgjuat Arben Ahmetajn në rrëfimin e tij rrëqethës për çdo shqiptar? Kanabizimi i vendit, velloja e tmerrshme e krimit që mbuloi Shqipërinë, ka një autor, kë një arkitekt, dhe ky është Edi Rama.
A e dëgjuat miqtë e mi kur tha se po të hetohen djegësat, përfshihen nivelet maksimalisht më të larta, dmth Edi Rama, dhe shqiptarët do llahtarisen?

Pra, atë që kemi thënë me qindra herë që Edi Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri, dhe që nuk mund ta thonim kurrë po të mos ishte e vërtetë, atë e tha numri dy i qeverisë, e tha Arben Ahmetaj.
Të dashur miq, në qoftë se më pyesni mua, pse e ke thënë këtë, pse je shprehur në këtë mënyrë, nga e dije ti Sali se kjo funksiononte si organizatë kriminale? Po mor miq, sepse në qoftë se një kryeministër vendos për t’i dhënë 8 pike një kompanie që nuk ekziston, dhe që një ministër i ka thënë se kompania nuk ekziston, një ministër tjetër i ka thënë me shkrim se kjo nuk është tagër i qeverisë, dhe ai e firmos dhe bashkë me të firmosin edhe ministrat e tij, a nuk është ky një krim i përbashkët, a nuk është kjo një organizatë kriminale?

Më keni dëgjuar t’i them Dumanit se drejton organizatë kriminale, po mo po, kriminale, shumë të rrezikshme, sepse vjedhjen e shekullit, vjedhje në të cilën Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, etj, kanë vepruar si një organizatë kriminale duke dëmtuar vendin në 30 vite 1 miliard. Duke zhdukur gjer sot 200 milionë euro për tre djegësa që nuk ekziston asnjëri.
Të gjitha këto i mbulon Dumani, i mbulon Kraja.
A e dini se çfarë ndodh në Skapin e partisë miq? Ua them unë. Zihen si cackej njëri me tjetrin, pse nuk arreston ti këtë, nuk arrestoj unë atë, pse mbron ti këtë, unë do të mbroj atë.
Ky është sot Skapi dhe vërsulet si hiena kundër opozitës.
Por, 20 shkurti është dita e revoltës, është dita e qytetarëve, dita e fitores.
Rrofshi ju, rroftë fitorja, rroftë Shqipëria, rroftë Dibra!
Fitore, fitore, fitore!

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet