LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Nuk ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik se sa të ndërtosh Skavicën për të varrosur Dibrën

Berisha tha se ndërtimi i këtij hidrocentrali është problemi më i madh i Dibrës

6 Shkurt 2024, 19:17 Nga DOSJA
Berisha: Nuk ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik,
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e sotëm nga dritarja e banesës para qytetarëve të mbledhur ka folur për projektin e Skavicës. 

Berisha tha se ndërtimi i këtij hidrocentrali është problemi më i madh i Dibrës. Ndërtimin e Skavicës, ai e quajti një projekt të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik për të varrosur Dibrën.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju këtu luftëtarëve të shpresës, të guximit, qëndrestarëve të pamposhtur që mbajtët të ndezur dritën e shpresës, dritën e fitores. Sonte në emrin tuaj dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata mijëra e mijëra qytetarë që mbushën dje sheshin para parlamentit. Erdhën në të 4 anët e vendit dhe i dhanë mesazhin Edi Ramës se parlamentin kurrë nuk e dorëzojmë.

Një përshëndetje të veçantë përfaqësuesve të komunitetit dibran, në Dibër dhe Tiranë, për kauzën e drejtë që ata mbrojnë.
Të dashur miq! Në rast se ndalesh tek zhvillimet në këtë vend, ato janë të zeza, janë dramatike, por të gjitha mund të mblidhen me dy fjalë; një regjim që injoron tërësisht interesat, aspiratat jetike të qytetarëve të këtij vendi, një regjim që injoron vullnetin e tyre, një regjim që injoron, shkelmon të drejtat e tyre, një regjim që krijon kushte negative për largimin e tyre nga vendi i tyre.

Pra një regjim që rrënon qytetarin, rrënon shoqërinë, shkreton Shqipërinë. Përfaqësuesit e Dibrës, drejtues të PD-së, përfaqësues të komunitetit dibran në Tiranë me artistin e madh, të shquarin Bujar Kapexhiun, sollën sot në këtë platformë të njerëzve të lirë, problemin e madh, problemin ekzistencial të Dibrës së poshtme, të Dibrës në tërësi. Zhdukjen e saj nga korrupsioni qeveritar me ndërtimin e një dige të projektuar 60 vite më parë nga diktatori Hoxha dhe sot do ta jetësojë një bastard i denjë i tyre, Edi Rama.
Miqtë e mi!

Në vitin 2005 kur erdhëm në pushtet, jeni dëshmitar se vendi anë e kënd, të paktën 7-10 orë nuk kishte drita.
Gumëzhinin gjeneratorët, dhe sundonte errësira. Qeveria e mëparshme kishte firmosur, e vërteta është, me dy kompani shumë serioze, njëra ishte ndërtuesi kryesor i HEC-eve në Itali, tjetra ishte një grup i madh financiar, kontratën për Skavicën.

I prita në zyrë dhe u them, unë këtë kontratë nuk e pranoj. Pse më thanë? Për dy arsye kryesore. E para mbyt Dibrën dhe unë nuk jam kurrë, ai që pranojë të varrosë nën ujë qoftë edhe një fshat të vetëm të këtij vendi. Varrosja e fshatrave ka ndodhur gjatë diktaturës, por në demokraci kjo nuk ndodh sepse qeveria është e detyruar të marrë miratimin e banorëve dhe nuk ka fshat që të firmosë për varrosjen e tij.

Së dyti ju jeni kompani shumë serioze, se unë kam lexuar për ju, por problemi është se e keni marrë pa garë dhe unë absolutisht nuk pranoj kurrë. Këta sipërmarrës ishin burra fisnik. Më thanë për të parën edhe ne e kemi menduar dhe ke shumë të drejtë, nuk mundet që të ndërtohet kjo digë dhe të përmbysë rreth 40 fshatra. Ne të japim të drejtë.
U them se nëse më jepni të drejtë për të parën, urdhëroni, gjeni mënyra të ndërtoni Skavicën pa përmbytje dhe gjetën, një tunel nga Skavica në Bicaj.

Ky ishte të dashur miq, HEC-i pa digë i Skavicës, pa përmbytje asnjë fshat. Natyrisht i ulej kapaciteti, por nuk përmbyste asnjë zonë të banuar. Merrej ujë në Skavicë me tunel, rrifeshin turbinat në Bicaj. Si përfundim, qeveria përfundoi me idenë se Skavica nuk duhej ndërtuar kurrë, në asnjë lloj forme, sepse evuloi me shpejtësi prodhimi i energjisë nga era dhe dielli.
Vetëm me një shpat të pabanuar të asaj zone, ma penele diellore mund të nxjerrësh po atë energji që mund të nxjerrësh duke përmbysur 40 fshatra. Pra nuk ka krim më të shëmtuar njerëzor, ekologjik, historik se sa të ndërtosh Skavicën për të varrosur Dibrën.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet