LIVE UPDATES
Politike

"120 mln euro gjobë e ka përfituar Becchetti", Berisha: Do konfiskohen sarajet e Surrelit dhe pasuritë e tjera të Ramës për të kompensuar sadopak këtë humbje

15 Nëntor 2024, 13:54 Nga r.ll
"120 mln euro gjobë e ka përfituar Becchetti", Berisha: Do
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët ka komentuar edhe ekzekutimin e gjobës ndaj shtetit shqiptar, që e ka përfituar Francesco Becchetti. 

Berisha tha se shuma e kësaj gjobe e cila është 120 milionë euro përbën katërfishin e shumës së parashikuar për indeksimin e pensioneve këtë vit. Sipas tij, me këtë shumë, pensionet do mund të rriteshin përafërsisht 15-16 përqind.

"Garantoj qytetarët se një proces gjyqësor do hapet për këtë çështje, të cilën mercenar Dumani thotë nuk mund ta gjykoj dhe sarajet e Surrelit, kopshti i tyre dhe çdo pronë e këtyre hajdutëve, do konfiskohet për të kompensuar sadopak këtë humbje të buxhetit të shqiptarëve.", u shpreh kryedemokrati ndër të tjera.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Doja ta përmbyllja duke u ndalur në dy momente të tjera, në momentin për të cilin shqiptarët duhet të informohen, se nga buxheti i tyre, biznesmeni italian Beketi arriti të marrë, bazuar në vendimin e gjykatës ndërkombëtare, 120 milionë euro, krim i shëmtuar direkt i Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Të dashur qytetarë, 120 milionë euro përbëjnë katërfishin e shumës së parashikuar për indeksimin e pensioneve këtë vit, apo përbjnë tetëfishin e shumës së parashikuar për indeksimin e pensioneve vitin e ardhshëm. Me këtë shumë, pensionet do mund të rriteshin përafërsisht 15-16 përqind.

Dhe kjo shumë që i merret buxhetit të Shqipërisë është kryekëput krim i Edi Ramës, io cili njëlloj si biri i të atit, xhelat i fjalës së lirë, i vuri drynin televizionit Agon Channel, sepse nuk sillej si Top Channel po tre televizionet e tjera shtetërore, por sepse zbatonte rregullat e informimit të qytetarëve shqiptarë. Në një akt urrejtje ndaj fjalës së lirë, së bashku me Erion Veliajn, mbyllën televizionin dhe i bëjnë të mundur biznesmenit të rikuperojë në gjykatë ndërkombëtare dëmin që i shkaktuan.

Por atë dëm nuk e paguan me sarajet e Surrelit Edi Rama. Nuk e paguan me 8300 metra oborr të këtyre sarajeve. Nuk e paguan, siç thotë OSBE, as me 200 milionë euro të fshehura që në vitin 2014 në kontot offshore. Nuk e paguan as Erion Veliaj me pasuritë e krijuara për veten, vëllain, bashkëshorten e me radhë. E paguajnë qytetarët shqiptarët dhe ky është ndëshkim 100 përqind i pamerituar. Garantoj qytetarët se një proces gjyqësor do hapet për këtë çështje, të cilën mercenar Dumani thotë nuk mund ta gjykoj dhe sarajet e Surrelit, kopshti i tyre dhe çdo pronë e këtyre hajdutëve, do konfiskohet për të kompensuar sadopak këtë humbje të buxhetit të shqiptarëve.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet