LIVE UPDATES
Politike

Berisha rendit arsyet: Rritja ekonomike e vendit nuk pasqyron përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve, ja pse ndodh

Ai shtoi më tej se kjo rritje ekonomike dhe ky dyfishim buxheti nuk ka pasur kurrë pasqyrimin e duhur as në rritjen e rrogave minimale dhe mesatare.

15 Nëntor 2024, 13:03 Nga r.ll
Berisha rendit arsyet: Rritja ekonomike e vendit nuk pasqyron
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha ka folur lidhur me gjendjen aktuale të ekonomisë shqiptare. Sipas tij, rritja ekonomike e vendit nuk pasqyron rritjen apo përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve. 

Berisha tha se në 11 vite, 800 mijë pensionistë shqiptarë nuk kanë gëzuar asnjë rritje të pensionit të tyre. Ai shtoi më tej se kjo rritje ekonomike dhe ky dyfishim buxheti nuk ka pasur kurrë pasqyrimin e duhur as në rritjen e rrogave minimale dhe mesatare.

"Një përshëndetje për gazetarët e pranishëm. Përshëndetje për qytetarët që ndjekin këtë takim me mediat. Sot jam para jush për të shprehur shqetësimin tim më të thellë për gjendjen aktuale të ekonomisë shqiptare. Së pari, shpreh shqetësim dhe hidhërimin tim sepse në Shqipëri si rrallë, shumë rrallë në ndonjë vend tjetër të planetit, në vendet e diktaturave më të egra, rritja ekonomike e vendit nuk pasqyron rritjen apo përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve. Është tejet e hidhur se dyfishimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit në 11 vite, i të ardhurave në buxhet në 11 vite nuk ka gjetur asnjë pasqyrim në ekonominë dhe buxhetin familjar të rreth gjysmës së shqiptarëve.

Përkundrazi, në prani të kësaj rritje, e cila theksoj dhe njëherë, shënon rreth dyfishimin e prodhimit të brendshëm dhe të buxhetit në 11 vite, 800 mijë pensionistë shqiptarë nuk kanë gëzuar asnjë rritje të pensionit të tyre. Ajo çfarë iu është dhënë pensionistëve si indeksim, e vërteta ka indeksuar as 50 përqind të asaj që duhej të indeksonte. Ndaj dhe sot, me pensionin aktual, çdo pensionist pas këtij indeksimi, blen 30-40 përqind më pak ushqime se sa blintenë vitin 2013 apo 2014.
Kjo rritje ekonomike dhe ky dyfishim buxheti nuk ka pasur kurrë pasqyrimin e duhur as në rritjen e rrogave minimale dhe mesatare.

Rrogat minimale dhe mesatare mbeten më të ulëtat në rajon, ndërkohë që në vitin 2013 këto ishin rrogat më të larta në rajon. Ato që kanë pësuar rritje stratosferike dhe janë më të lartat në rajon, janë rrogat më të larta. Pra, rritja ekonomike nuk ka një pasqyrim. Rritja ekonomike nuk ka asnjë pasqyrim në jetën e 66 mijë familjeve në ndihmë ekonomike. Ajo mbetet krejtësisht e huaj, pothuaj inekzistente për 40 përqind të popullatës në fshat, e cila merr si subvencion në buxhetin më të madh në histori prej 8.2 miliardë eurosh, gjithsej 40 milionë euro. Rritja ekonomike nuk është pasqyruar në detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve të vet, ish-të përndjekurve politikë dhe pronarëve legjitimë të konfiskuar nga regjimi komunist.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës