Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Policia e Shtetit bën me dije se nuk lejohet lëvizja e automjeteve pa zinxhirë dhe goma dimërore në akset rrugore Qafë Murrizë, rruga e Arbrit dhe akse të tjera që janë mbulur nga dëbora.
Në njoftimin e fundit, zyra e Policisë së Shtetit konfirmoi se qarkullimi në rrugën e Arbrit vijon me ngadalësi edhe pas pastrimit të borës. Gjithashtu, policia u kërkon qytetarëve të rrisin kujdesin në rrugë gjatë kësaj kohe kur janë përkeqësuar kushtet atmosferike.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT
Për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëborë, në të gjitha rrugët e vendit është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Në disa akse rrugore, kryesisht në bypass-in e rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe e mospërdorimit të zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë marrë masa, në bashkëpunim me firmën që ndërton rrugën, dhe pas ndërhyrjes së borëpastrueseve qarkullimi i automjeteve vijon, por me ngadalë.
Nisur nga situata e krijuar, shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Patrullave të Përgjithshme nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbrit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, për shkak të motit të keq, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash emergjente, duke rritur prezencën e shërbimeve me uniformë, në të gjitha rrugët e vendit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrisin kujdesin në rrugë gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të ujit dhe të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
LAJMI KRYESOR: VD-DËSHTON Rama! Sa u hap, qindra qytetarë bllokohen në rrugën e Arbrit, shkak bora
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije gjendjen e përditësuar të vendit në një kohë kur është pushtuar nga moti i keq. Sipas Ministrisë, është pastr...
Shqipëri-Në Shqipëri u rishfaqën sërish këto ditë nostalgjikët e diktaturës komuniste, duke marrë shkas nga ngjarje, që lidhen me Luftën e Dytë Botërore.Disa dh...
DIBËR– Dështon me sukses rruga e Arbërit! Sot është bërë inagurimi i pjesshëm i saj nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili gjithë ditën ka shpërndar...
DIBËR– Rruga e Arbërit vazhdon që të jetë e bllokuar për shkak të dëborës, kur kanë kaluar vetëm disa orë nga inagurimi i saj nga vetë kryeministri E...
TIRANË – Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi sulmoi ish-deputetin e PD-së Gent Strazimiri, i cili e kritikoi se i ka konsideruar mbështet...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje të reja lidhur me vrasjen e ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka, i cili mori një plumb...
FRANCË– Një shqiptar, ende i paidentifikuar nga ana e autoriteteve greke është prangosur në Francë, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje që në vi...
DURRËS- Shërbimi Hidrografik ka njoftuar lundërtarët që të kenë kujdes në momentin që lundrojnë për shkak se janë shkëputur dy bova në det. Me anë të një p...
SHKODËR– Gruaja e Pashko Ujkës nga dëshmia paraprake që ka bërë pranë Policisë së Shkodrës ka konfirmuar se për vrasjen e 64-vjeçarit është bë...
DIBËR- Fotot e mësipërme janë nga nga rruga e Arbrit, e cila u hap sot për herë të parë për drejtuesit e mjeteve. Edhe pse rruga u hap ditën e sotme, aksi ...