LIVE UPDATES
Bota

Policia e Kosovës u sulmua katër herë për 3 ditë! Si u reagua, thirrja e SHBA dhe BE

16 Prill 2022, 06:17 Nga DOSJA
Policia e Kosovës u sulmua katër herë për 3 ditë! Si u

Brenda tri ditëve, zyrtarët kufitar të Policisë së Kosovës janë sulmuar katër herë në veri të vendit. Sulmi i fundit ishte dje në mëngjes, kur ata po bënin ndërrimin. Për këtë sulm kanë reaguar krerët e shtetit, Ambasadori Hovenier, Bashkimi Evropian, KFOR e OSBE. Sulmi është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare. Në një konferencë të përbashkët me Drejtorin e Policisë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi dje se zyrtarët kufitarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në veri të vendit, derisa po bënin ndërrimin.

Sipas Sveçlës, ata janë sulmuar me granata dore dhe kallashnikov. Ai i quajti këto sulme, si “terroriste”.

“Zyrtarët kufitar të Policisë së Kosovës, sot janë ballafaquar me sulmin e katërt që u është bërë brenda 3 ditëve në veri të vendit. Të gjitha sulmet kanë ndodhur në një hapësirë të caktuar gjeografike, Zubin Potok deri në Bërnjak. Asnjëri nga këto sulme terroriste nuk ka pasur qëllim frikësimin por eliminimin e zyrtarëve policor dhe kjo u vërtetua sot, kur janë sulmuar veturat e tyre me granata dore dhe kallashnikov të llojit AK47, shkroi më pas Sveçla në Facebook.

Për sulmin ndaj Policisë reagoi kryeministri Albin Kurti. Ai tha se sulmet ndaj policisë për tre ditë rresht vijnë nga ana e territorit serb.

“Për tre ditë rresht (13 -15 Prill), oficerët e policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Burimet tona kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia”, ka shkruar Kurti.

Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që të dënojë sulmet që u kryen ndaj policisë së Kosovës.

“Kjo as nuk do të na pengojë dhe as nuk do të na ndalojë nga lufta jonë për të mbrojtur shtetin ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë territorin e Republikës sonë. I bëj thirrje Serbisë që të dënojë dhe distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policisë sonë, disa prej të cilëve ishin serbë të Kosovës”, ka shkruar ai.

Edhe presidenca e Kosovës ka reaguar pas sulmeve të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe përpjekjeve për të penguar operimin e policisë në atë pjesë të vendit, duke thënë se sulmet janë kryer nga struktura kriminale.

Nga Presidenca thonë se sulme të tilla synojnë të destabiliziojnë situatën e sigurisë dhe atë politike në vend, por theksojnë se përpjekje të tilla do dështojnë.

“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Reagimet e Hovenier, BE’së, KFOR’it dhe OSBE’së

Sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri e ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. Hovenier ka shkruar se ambasada amerikane është thellësisht e shqetësuar për sulmin me armë zjarri ndaj autoriteteve sovrane të Kosovës.

“Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë zjarri dhe hedhje gurë ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës afër Zubin Potokut. Këto sulme ndodhën kur autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare”, ka shkruar ai. Hovenier ka thënë se e dënojnë fuqishëm dhunën ndaj policisë së Kosovës dhe tërheqin vërejtjen kundër spekulimeve që do të ngrisnin tensione.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të papranueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne tërheqim vërejtjen kundër spekulimeve që do të rrisin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë punë thelbësore”, ka shkruar Hovenier.

Edhe Misioni i KFOR-it ka dënuar ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe ka shprehur gatishmëri për të mbështetur Policinë e Kosovës nëse u kërkohet.

Një zyrtar i KFOR-it i tha Gazetës Express se presin nga palët që të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet.

“Misioni i KFOR-it dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse është e nevojshme dhe e kërkuar”, tha zyrtari i KFOR-it.

Ai tha poashtu që presin nga palët që të përmbahen nga veprimet që mund t’i përshkallëzojnë tensionet.

“Ne presim që të gjitha palët të veprojnë me përgjegjësi dhe konstruktivitet, dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet, të ndikojnë negativisht në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, tha zyrtari i KFOR-it në një përgjigje për Gazetën Express.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar “sulm të dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Komunën e Zubin Potokut”, në orët e hershme të 15 prillit.

“Policia e Kosovës është ofruesja kryesore e sigurisë dhe përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është i papranueshëm”.

Zyra e bllokut evropian në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin spekulimet e panevojshme, të cilat mund të nxisin edhe më shumë tensionet.

Edhe kreu i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai tha se sulmi kundër jetës së policëve është i papranueshëm, derisa ka bërë thirrje që autorët të kapen dhe të vihen para drejtësisë.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë po përcjell me shqetësim të madh sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës. Aktet e tilla të shëmtuara, të drejtuara kundër jetës së policëve, detyra e të cilëve është të mbrojnë të gjithë njerëzit në Kosovë, janë krejtësisht të papranueshme. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të përqendrojnë përpjekjet në identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë”.

Sulmi ndaj Policisë në Veri, lajm në mediat e rëndësishme botërore

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri.

Reuters shkruan se sulmi ndaj policisë ndodhi në kufirin e Kosovës me Serbinë aty ku tensionet ndëretnike janë ende të pranishme më shumë se dy dekada pas luftës.

Agjencia citon një zyrtar policor të Kosovës i cili ka deklaruar se janë duke e hetuar sulmin e sotëm nëse lidhet me aktivitetet e kontrabandës apo me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Mëngjesin e djeshëm në afërsi të Zubin Potokut, patrullat e policisë kufitare është sulmuar me armë zjarri kallashnikov dhe granatë dore teksa po bënin ndërrimin e kolegëve të tyre.

Në patrullat e policisë kanë qenë policë nga dy etni serbë dhe shqiptarë./Gazeta Express

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora kryesore kosove sulm ne kosove kosove sulm ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës