LIVE UPDATES
Bota

The Economist: Një tjetër Luftë e Ftohtë, me kompromise të reja

16 Prill 2022, 05:12 Nga DOSJA
The Economist: Një tjetër Luftë e Ftohtë, me kompromise

Vladimir Putin po provokon dhe ndërlikon luftën kundër autokracisë. Ashtu si në Luftën e Ftohtë të vjetër, përballjet e shëmtuara janë të pashmangshme, shkruan The Economist

Lufta midis autokracisë dhe demokracisë është “sfida vendimtare e kohës sonë” – deklaroi presidenti Joe Biden në dhjetor, në “Samitin për Demokracinë”. Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin dëshmon se ai kishte të drejtë. Duke përdorur raketa dhe tanke, një autokrat po përpiqet të shuajë një qeveri të tërë, të zgjedhur lirisht nga populli.

Thelbi i koalicionit kundër Putinit, i përbërë nga Amerika dhe pjesa më e madhe e Europës, është solidarisht demokratik. Reagimi kundër Putinit duket se i përshtatet kornizës së zotit Biden – një “betejë mes demokracisë dhe autokracisë”, siç tha ai në fjalimin e tij në State of the Union. Por gjeopolitika nuk është asnjëherë e rregullt.

Megjithëse mbështetësi më i rëndësishëm i Putinit, Kina, është një regjim autoritar, disa demokraci janë të ndara më dysh. India, një blerës i madh i armëve ruse, nuk e ka dënuar Rusinë.

Afrika e Jugut, partia në pushtet e së cilës kishte një miqësi të gjatë me ish-Bashkimin Sovjetik, fajëson NATO-n për luftën në Ukrainë. Presidenti i Brazilit, të cilin dikur Putini e ka lavdëruar për “cilësitë e tij mashkullore”, ka shprehur neutralitetin. Ndërsa Izraeli thotë se dëshiron të jetë ndërmjetës.

Zoti Biden po kërkon gjithashtu ndihmë nga regjimet autoritare, duke shkaktuar shqetësime se, ashtu si Perëndimi shpërfilli abuzimet nga aleatët antikomunistë gjatë Luftës së Ftohtë, ai do të bëjë sërish kompromise të shëmtuara për t’iu kundërvënë Putinit. Një veprim i tillë do të hapte sfida diplomatike dhe politike.

Ndryshe nga koha e Luftës së Ftohtë, kur mund të argumentohej se kompromisi ishte i nevojshëm për t’i bërë qëndresë përhapjes së komunizmit, në konfliktin e tanishëm, mund të jetë e vështirë të argumentosh në sytë e aleatëve dhe publikut vendas, se duhet fituar mbështetja e autokratëve të tjerë, për të mposhtur një autokrat të caktuar.

Marrim si shembull Turqinë, një vend me rëndësi të madhe strategjike, ku demokracia është në rrezik. Kritikat perëndimore ndaj shtetarit turk me prirje autokratike, Rexhep Tajip Erdogan, janë zbutur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Megjithëse ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës dhe i ka shitur asaj drone luftarake jashtëzakonisht efektive, Erdogani ka kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë dhe e ka mbajtur hapësirën ajrore të hapur për avionët rusë. Ai gjithashtu i ka hedhur Putinit një litar shpëtimi financiar, duke sugjeruar që tregtia midis Turqisë dhe Rusisë të kryhet në rubla, ose në ar.

Shumë rusë të zakonshëm që i arratisen persekutimit në atdhe, kanë gjetur strehë në Turqi. Megjithatë, kështu kanë vepruar edhe oligarkët rusë që u bëjnë bisht sanksioneve perëndimore. Dy superjahte që i përkasin Roman Abramovich-it, një miku miliarder të zotit Putin, janë ankoruar pikërisht atje.

Zyrtarët perëndimorë po i kërkojnë Turqisë që të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë. Demokratët turq kanë frikë se Erdogani do të kërkojë një çmim të lartë, si për shembull, që Perëndimi të bëjë një sy qorr ndaj zakonit të Erdoganit për të mbyllur në qeli kritikët e tij dhe për të shtypur median.

Më 1 mars, Erdogani kërkoi që Turqisë t’i mundësohet një rrugë e shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Një javë më vonë, ai i kërkoi zotit Biden që të heqë sanksionet ndaj industrisë së mbrojtjes së Turqisë, që u vendosën pasi Erdogani bleu një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia.

Amerika ka ofruar një rrugëdalje, duke sugjeruar që Turqia të dërgojë avionë S-400 në Ukrainë. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë për arsye teknike dhe politike, dhe nga frika e Turqisë për hakmarrje nga Rusia. Por Amerika ende mund të arrijë një marrëveshje me zotin Erdogan.

Në fund të fundit, Amerika toleroi një Turqi jodemokratike gjatë Luftës së Ftohtë, sepse ajo ishte aleate. Mund ta bëjë këtë edhe në luftën e ftohtë të tanishme.

Dilemat

Disa vende perëndimore liberale përballen me një version të kësaj dileme. Polonia është shumë më demokratike se Turqia, por në vitet e fundit, qeveria e saj ka ndërhyrë te gjyqtarët dhe ka ngacmuar mediat opozitare. Për shkak të kësaj, BE-ja ngriu shumën prej 36 miliardë eurosh (40 miliardë dollarë) nga fondet e rimëkëmbjes të destinuara për Poloninë.

Megjithatë, sot Polonia ka mirëpritur pjesën më të madhe të refugjatëve ukrainas dhe lejon që rezistenca ukrainase të kalojë armë në territorin e saj.

Duke u përballur me kërcënimin se Rusia, armiku i saj më i vjetër, mund të cenojë edhe territorin polak, vendi ka filluar të pajtohet me BE-në. Kjo mund të nxisë partinë në pushtet Ligj dhe Drejtësi, që të zbusë diskriminimin e shtypit dhe ngacmimin e gjyqtarëve. Por e kundërta është gjithashtu e mundur. Partnerët perëndimorë të Polonisë mund të anashkalojnë abuzimet në vend për shkak të rolit thelbësor që ai po luan në Ukrainë.

“Do të ishte shumë e çuditshme të bësh tani presion ndaj qeverisë polake për sundimin e ligjit” – thotë një analist në administratën Biden. “Por Varshava duhet të kuptojë se për t’ju kundërvënë autokratëve, duhet forcuar më parë demokracia në vend”.

Kritikët

Kritikët, nga ana tjetër, kanë frikë se Partia Ligj dhe Drejtësi, do të përdorë agresionin rus për të ndezur nacionalizmin në vend dhe për të forcuar kontrollin mbi institucionet polake, si dhe për të rritur sulmet ndaj “armiqve të brendshëm”, si liberalët, feministët dhe homoseksualët.

“Ndoshta duhet të ndryshojmë qasjen tonë edhe më rrënjësisht”, tha së fundmi një prezantues në televizionin shtetëror polak. “A mund t’i lejojë vetes një shtet që të tolerohen sulmet ndaj sistemit të tij të vlerave?”

Lufta ka bërë që çmimet e energjisë të rriten, duke e shtyrë Perëndimin të rishqyrtojë marrëdhëniet me petro-shtetet autokratike. (Nga 13 anëtarët e OPEC, një klub i eksportuesve të naftës, 11 vlerësohen si “jo të lirë” nga Freedom House, një mbikëqyrës amerikan; ndërsa dy janë vlerësuar si “pjesërisht të lirë”.)

Ndryshe nga paraardhësi i tij, zoti Biden ka zemëruar sundimtarët e Gjirit Persik, duke vënë theksin mbi të drejtat e njeriut. Ai dikur e ka kritikuar regjimin saudit si “një shtresë e ulët”. Tani po i kërkon vendit më shumë naftë. Biden mund të shkojë më tej për të përmirësuar lidhjet me Muhamed bin Salman-in, princin saudit, të cilin ai e ka akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e një gazetari të “Washington Post” në vitin 2018.

Ndërkohë, princi po rrit lidhjet me Kinën për të treguar se ka opsione. Ai ka menduar që të vendosë çmimin e shitjes së naftës në Kinë në juanë, në vend të dollarëve, raporton “Wall Street Journal”. Princi kërkon më shumë ndihmë me luftën e tij në Jemen dhe imunitet nga përndjekja penale në Amerikë.

Një tjetër autokraci me naftë, Venezuela, shpreson se lufta në Ukrainë do ta ndihmojë që t’i shpëtojë një embargoje. Shumë vende demokratike nuk pranojnë të njohin si president Nicolás Maduro-n, një despot manipulues i zgjedhjeve. Putini e ka mbështetur Maduron, duke dërguar avionë me armë dhe para, plus disa trupa ushtarake, kryesisht për të treguar se ai mund të ndërhyjë në oborrin e Amerikës. Por tani llogaritjet e të gjithëve po ndryshojnë.

Maduro nuk mund të mbështetet te Putini, i cili tani nuk e ka mendjen te Venezuela por është më i shqetësuar për pushtimin e Kievit. Zoti Biden është më i përqendruar në ndalimin e Putinit sesa në rrëzimin e Maduros. Prandaj, publiku venezuelas u shtang kur më 7 mars, zoti Maduro përshkroi takimin me një delegacion të Shtëpisë së Bardhë dy ditë më parë. “Dy flamujt dukeshin shumë të bukur, – tha ai – të bashkuar, siç duhet të jenë flamujt e Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës”.

Administrata Biden thotë se qëllimi kryesor i vizitës ishte humanitar. Maduro liroi dy amerikanë të burgosur. Ai gjithashtu premtoi se do t’u rikthehet bisedimeve që braktisi vitin e kaluar me opozitën e persekutuar venezuelase. Por të dyja palët folën edhe për naftën.

Ato po tregohen të kujdesshme. Por një afrim me Amerikën do të forconte kontrollin e zotit Maduro në pushtet. Takimi me zyrtarët amerikanë ishte një “njohje de facto” se ai është udhëheqësi i vendit, thotë Temir Porras, një ish-shef i shtabit i Maduros.

Diktatori “ka marrë diçka që e ka dashur gjithmonë”. Republikanët e akuzojnë Biden se po tregon dobësi, duke kërkuar ndihmën e despotëve. Marco Rubio, senator nga Florida, tha se takimi “i bëri një dëm të jashtëzakonshëm” opozitës venezuelase.

Keqardhje për djallin

Demokracitë kanë një histori të gjatë marrëveshjesh me regjime të këqija. Disa ishin qartësisht të nevojshme.

Për shembull, për të mposhtur Gjermaninë naziste, Perëndimi bashkëpunoi me Stalinin, dhe Winston Churchill tha: “Nëse Hitleri do të pushtonte Ferrin, unë do të bëja një pakt me djallin”.

Ujdi të tjera janë më të pamoralshme. Mbështetja e Amerikës në Luftën e Ftohtë për kleptokratët antikomunistë në vende strategjike periferike, si për Mobutu Sese Seko-n në Zaire (tani Kongo), sot ka pak mbrojtës.

Lufta kundër Putinit do ta detyrojë Perëndimin të rishqyrtojë shumë nga lidhjet e tij me keqbërës më të vegjël. Por lufta e re e ftohtë është e ndryshme nga ajo e vjetra. Komunizmi ishte një ideologji universale që frymëzoi revolucione në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Ndërsa “putinizmi” është një ulërimë zemërimi nacionalist dhe reaksionar. As Rusia dhe as Kina nuk zotërojnë “një botëkuptim bindës, të aftë për të tërhequr mbështetje masive popullore në mbarë botën”, vëren Stewart Patrick nga Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kjo i bën ata një kërcënim më të vogël ekzistencial për botën e lirë, sesa ishte Bashkimi Sovjetik, dhe për rrjedhojë, ul nxitjen për të bërë pazare të pakëndshme si ato për të mbajtur komunizmin larg.

Ndërsa sanksionet shtypin ekonominë ruse, mbështetja e Kremlinit për klientët e vet autokratë mund të zbehet. Diktatorët në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore mund të mbijetojnë, pasi operacionet mercenare ruse që i mbrojnë ata, duket se janë të vetëfinancuara.

Por Bashar al-Assad në Siri dhe Alexander Lukashenko në Bjellorusi, mund të jenë më të lëkundur. Putini i ka shpëtuar të dy tiranët në të kaluarën, duke dërguar trupa për të shtypur rebelët sirianë në vitin 2015 dhe për të ndihmuar Lukashenkon të shtypte protestat kundër zgjedhjeve të vjedhura në vitin 2020.

Të dy burrat duan të kenë mbështetjen e Putinit. Assad, i cili po kërkon t’i japë fund izolimit nga arabët, thuhet se ka dërguar “vullnetarë” sirianë për të ndihmuar Rusinë në Ukrainë.

Lukashenko e ndihmoi Putinin duke e lënë Rusinë të zhvillonte luftën nga jugu drejt Kievit, nga toka bjelloruse. Trupat bjelloruse duhej të bashkoheshin me ato ruse, por opozita bjelloruse thotë se ata nuk duan të ndjekin urdhrat e një despoti jopopullor, për të sulmuar sllavë të pafajshëm. Punëtorët bjellorusë të hekurudhave thuhet se kanë sabotuar lidhjet hekurudhore me Ukrainën, për të ndaluar që furnizimet të mbërrinin tek pushtuesit.

Deri tani, vetë lufta po vë në dukje disa nga pikat e forta të demokracisë dhe të metat e autokracisë. Luftëtarët e Ukrainës i kanë habitur kundërshtarët e tyre dhe përkushtimi i popullit ukrainas për lirinë, ka frymëzuar gjithë botën.

Duket qartë se Putini kishte menduar me gjithë mend se shumë ukrainas do të mirëprisnin trupat e tij. Dhe regjimi i tij, si shumica e autokracive, është i korruptuar, duke e bërë ushtrinë e vet më të dobët në terren, sesa në teori. Ushtria ruse po vuan nga mungesat e mirëmbajtjes së makinerive.

Megjithatë, rezultati i luftës është i paparashikueshëm dhe po kështu do të jetë edhe efekti i saj në demokracinë globale. Nëse Putini arrin diçka që i përngjan një fitoreje, kjo mund të frymëzojë autokratët gjetiu. Nëse ai humbet, kjo mund të frymëzojë ata që u bëjnë ballë atyre.

Kur Biden të mbledhë sërish samitin e tij të demokracisë këtë vit, shumë rezultate do të varen nga guximi i ukrainasve dhe mbështetja që ata marrin nga demokracitë, me gjithë të metat e tyre./MONITOR

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi putin joe biden lufta ukraine-rusi putin

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë