LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia Rrugore me dorë të hekurt: U heq patentën 598 shoferëve dhe vendos 13386 gjoba. Bllokohen dhe 52 automjete (VD)

10 Shkurt 2020, 15:22 Nga DOSJA
Policia Rrugore me dorë të hekurt: U heq patentën 598

TIRANË- Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për shoferët problematikë, ku gjatë natës ka ndëshkuar dhjetëra drejtues automjetesh që kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Në një reagim për mediat, Policia ka bërë me dije se si rezultat i kontrolleve me radarë dhe dragera, në të gjithë vendin, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 598 leje drejtimi.

Po ashtu mësohet se janë vendosur dhe 13386 masa administrative dhe gjithashtu janë bllokuar 52 automjete për mungesë dokumentacioni apo për mosshlyerje të masave administrative që varionin nga 12 deri në 17 masa administrative të papaguara.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Rrugore, në të gjithë vendin, gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt 2020, ka qenë e angazhuar në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, si dhe të evidentimit dhe ndëshkimit të shkelësve të Kodit Rrugor, të cilët janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës. Si rezultat i kontrolleve me radarë dhe dragera, në të gjithë vendin, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 598 leje drejtimi, nga këto: – 98 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur; – 402 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, në disa raste edhe me dyfishin e shpejtësisë së përcaktuar nga sinjalistika rrugore; – 98 leje drejtimi për shkelje të tjera, për të cilat Kodi Rrugor parashikon si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit; Janë arrestuar nga strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, 85 shtetas, nga të cilët: 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 13386 masa administrative, nga këto: 625 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 1626 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;  2297 për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë; 465 për shpejtësi, por pa masën plotësuese tërheqje e lejes së drejtimit; 3872 për parkime të gabuara dhe ndalim qëndrimi; 267 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 157 për mungesë të siguracionit; 67 për mungesë të serxholinos për sigurimin e fëmijëve gjatë transportit dhe 4010 për shkelje të ndryshme. Gjithashtu, janë bllokuar 52 automjete për mungesë dokumentacioni apo për mosshlyerje të masave administrative që varionin nga 12 deri në 17 masa administrative të papaguara.

Strukturat e Policisë Rrugore do vijojnë me intensitet kontrollet me shërbime të kombinuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Policia Rrugore falënderon qytetarët për bashkëpunim, të cilët edhe gjatë 10 ditëve të para të këtij muaji, nëpërmjet Komisariatit Dixhital, numrit 112 apo adresave të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit kanë denoncuar dhjetëra shkelje të Kodit Rrugor, për të cilat shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar në kohë, duke i ndëshkuar me masë administrative drejtuesit e mjeteve, sipas parashikimeve që përcaktohen në Kodin Rrugor. #StopAlkoolitNëTimon?  #StopInformalitetitNëTransport #Respekto?JepiPërparësi?

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobat e policise policia rrugore shoferet problematike gjobat e policise policia rrugore shoferet problematike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet