Berisha për Lulzim Bashën: Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën
6 Dhjetor, 14:...
Aktualitet
Pjesë e grupit të fajdeve në Shkodër, arrestohet i riu në Han të Hotit, po tentonte të hynte në Shqipëri (EMRI)
10 Shkurt 2020, 13:08Nga DOSJA
SHKODËR- Një 24-vjeçar, i identifikuar si Endri Lesha është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ishte i shpallur në kërkim me vendim Gjykate më 12 mars të vitit 2019 për pastrim parash dhe se jepte lekë me fajde.
Mësohet se 24-vjeçari është arrestuar nga efektivët e Policisë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit teksa po tentonte që të shkonte në Shqipëri.
I riu është pjesë e një grupi fajdexhinjsh në Shkodër, të cilët u goditën nga Policia, ku pjesë ishte edhe ish-prefekti i Shkodrës Pavlin Radovani së bashku me dy djemtë të tij, Robert dhe Elton. Ata merrnin shuma të mëdha borxh, me interes të lartë javor që niste nga 2%-20% dhe si garanci vendosnin pasuri të paluajtshme ose të luajtshme. Mësohet se personat që familja Radovani kishin marrë borxh edhe tek Endrit Lesha, të cilit i kishin marrë 43 mijë euro fillimisht me interes 5%, për t’a rritur më pas në 10%.
Në dosje ishin të përfshirë edhe Byrhan Alija, Edi Memcaj, Artan Dragani, Lul Sylja, Pashko Vuksanlekaj dhe ish-drejtori i Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli u la në burg nga gjykata e Shkodrës, ndërsa Adri Bala, Marjan Bregu, Vinko Nikprelaj, Eduard Fusha, Elidon Qerimaj dhe Naim Ahmetaj do të hetohen në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Të përfshirë ishin edhe ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër.
Njoftimi i Policisë:
Policia kufitare në pikën Hani i Hotit ka ndaluar një person të shpallur në kërkim. Bëhet e ditur se në pranga të policisë ka rënë një Endri Lesha, 24 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.148 (1296), datë 12.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrim pa liçensë i veprimatrisë bankare me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të metejshme.
(j.v.k.m/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Një aksident i rëndë ka ndodhur në Asti të Italisë ditën e shtunë, ku për pasojë 30-vjeçari shqiptar është lënduar rëndë.Ai ka qenë duke drejtuar ...
Shqipëri- Policia ka referuar në SPAK (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”) dosjet e 9 ‘kokave’ të krimit të organizuar q...
TIRANË – Prokurori Adnand Kosova është emëruar shefi i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, duke zëvëndësuar në detyrë paraa...
Greqi- Të burgosurit shqiptarë në burgjet e Europës janë solidarizuar për ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën në një burg në Francë i riu Mentor Rexha. Fisnik Hasi...
TIRANË- Arbër Çekaj, i arrestuar për sasinë e kokianës së kapur në Maminas në shkurt të vitit 2018, ka marrë përgjigje negative nga Këshilli i Lartë...
TIRANË– Vijon gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ditën e sotme 18 kandidatët, të ndarë në dy grupe, do të tregojnë talentin e tyre në shkrim. Pr...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Polisisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, duke bërë rrokadë në disa komisariat...
Tiranë- Policia e Tiranës njofton se në orën 11:35 të ditës së sotme në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku po ndërtohet një pallat i ri, është aksidentuar gjatë punës ...