LIVE UPDATES
Editorial

Po thërrmohemi ne apo politika?

19 Mars 2021, 08:54 Nga DOSJA
Po thërrmohemi ne apo politika?

“Sigurisht, jeta është një proces thyerjeje, por goditjet që i japin procesit anën dramatike,  goditjet e mëdha dhe të papritura që vijnë nga jashtë personit, ato që ju i mbani mend dhe mbi të cilat iu vini fajin të tjerëvepër atë që iu ndodh dhe, që, në momente dobësie, ua tregoni miqve tuaj, nuk i tregojnë të gjitha efektet e tyre në një goditje. Ekziston një tjetër lloj goditjeje që vjen nga brenda, të cilën nuk e ndjen deri sa të jetë vonë për të bërë diçka për ta shmangur atë, derisa të arrini në konkluzionin se në një anë nuk do të jeni kurrë aq i fortë dhe i mirë sa keni qenë. Goditja e parë (ajo nga jashtë) duket sendodhë shpejt, kurse e dyta ndodh thuajse pa e vërejtur fare, por bëhet në një mënyrë vërtet të papritur, vetëm me një goditje.”

Pak a shumë, këto fjalë ka thënë F. Scott Fitzgerald në esenë e tij “The Crack Up” dhe që më erdhën në mendje pas përplasjes fizike politike që ndodhi në Elbasan.

Duke parë persona me rekorde kriminale të cilët rrethojnë politikën shqiptare mendoj se goditja që mund të pësojë vota nuk do të jetë vetëm humbje e partive politike, por një humbje edhe më e madhe për të gjithë vendin. Mjerisht, mendoj senëse në zgjedhjet e prillit vota deformohet, faktori i përbashkët midis të gjitha palëve, fituesve dhe humbësve, do të ishte mungesa totalee vizionit për vendin i cili duhet të jetë baza e çdo veprimi efektiv për të zgjidhur problemet serioze tek ne.

Procesi që mund të na çojë në këtë situatë është rritja e populizmit, strategjia politike që nuk përqendrohet në zgjidhjen e problemeve të vendit, por vetëm në paraqitjen skenike gjoja për t’i zgjidhur ato.

Strategjia mund të duket shumë e suksesshme në fillim, madje mund të jetë shumë shkëlqyese për popullin i cili është mësuar të shikojë vetëm “Dritën e Partisë”, por kjo reklamë me Led Wall nuk ka aspak për qëllim veprime në favor të popullsisë por vetëm një triumf elektoral.

Partia Socialiste, sigurisht nën drejtimin e të vetmit ideator të politikave të saj, kryeministrit, ka zgjedhur të zbatojë metodën e ngritjes së urrejtjes ndaj opozitës dhe jo atë të planeve për të ardhmen e shoqërisë sonë dhe të përmirësimit të jetës. Kjo politikë edhe sot pas 8 vjetësh pushtet vazhdon të na këndojë refrenin se për çdo gjë të keqe, “fajin e ka Saliu” dhe për çdo gjë të mirë, kemi fat që na erdhi ky “lider” i vetmi në histori pas Skënderbeut.

Në këtë fushatë, për kryeministrin nuk ka rëndësi ndarja e brendshme që është duke krijuar, duke tallur e bërë romuze për çdo kandidat të mundshëm që i bie të ketë përballë por, e vetmja gjë e rëndësishme për tëështë që të gjithë të votojnë atë, mundësisht 99.99%.

Tek personi dhe forca politike së cilës i është dhënë “timoni dhe tepsia”, problemet e vendit kanë zënë vendin e dytë ose më mirë të themi vendin e tretë, pas interesave të rrjeteve klienteliste që janë thurrur me talentin e merimangës.

Trajtuar pak në mënyrë perverse por, ky konceptim cinik i politikës mbart brenda saj farën e shkatërrimit të vet. Pushteti i sotëm do të shembetsepse, ngritja e urrejtjes për tjetrin mund të funksionojë për një kohë të gjatë, por edhe ajo e ka një pikë thyerjeje kur njerëzit të velur me urrejtje ndaj atij që nuk mendon si ata, injektorin e urrejtjes e kalojnë nga marrës në momentin e parë, në goditës në fazën e dytë. Saktësisht kjo është duke ndodhur me partinë në pushtet.

Ndërkohë që pozita po shkërmoqet, opozita nuk duhet as ta mendojë që të imitojë rrugën tradicionale të ardhjes në pushtet, sepse ne nuk jemi më ata naivët e dikurshëm që mahniteshim me drita dhe fishekzjarre. Opozita duhet të na jap një vizion për vendin, të na jap rrugën për të na krijuar një idenditet të fortë, shkurt të na japë një arsye të fortë për t’i votuar.

Kjo do të jetë rruga e cila nuk do ta çojë drejt humbjes, rruga ku gjithçka paraqitet me realitet dhe jo me paraqitje boshe, në mënyrë që kjo e fundit të mos jetë një goditje fatale për opozitën, sepse njerëzit humbasin besimin dhe pasi e humbasin është e vështirë ose më mirë të them e pamundur për ta rifituar atë.

Mendoj, se sot, ne votuesit, jemi në fazën kur kemi fituar imunitet dhe asnjë propagandë nuk mundet dot të na injektojë urrejtje, sot partitë politike duhet të kuptojnë se populizmi përfundimisht çon në dështim. Të gjithë aktorët politik duhet të jenë shumë të vetëdijëshme se nëse nuk krijojnë një program dhe pastaj një qeveri serioze, shumë shpejt do ta humbasin mbështetjen që mendojnë se kanë dhe pastaj njësoj si tek The Crack Up, askush nuk mund të japë më llogari për goditjen fatale që vjen nga brenda vetes.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 14 Mars 2021, 12:05

One-man-show kryeministror

Këtë javë ndodhi e pabesueshmja: Edi Rama, ende kryeministër, na u shfaq krejt papritmas si një aktor në gjininë teatrore one-man-show. Ky togfjalësh na vjen ng...

Editorial 10 Mars 2021, 12:39

Një telendar me pushtet për mandatin e tretë

Pas dy mandatesh Kryeministër dhe 3 mandatesh si kryetar bashkie, pas 2 mandatesh varfërimi dhe 3 mandatesh betonizimi, Edi Rama nuk është kënaqur aq sa t’i dhu...

Editorial 10 Mars 2021, 17:17

Zgjedhjet një PPP më tepër

Në prag të zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipërinë e vitit 1991, K.B një i burgosur politik i sapo liruar nga burgu erdhi tepër i shqetësuar në selinë e Par...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet