LIVE UPDATES
Editorial

One-man-show kryeministror

14 Mars 2021, 12:05 Nga DOSJA
One-man-show kryeministror

Këtë javë ndodhi e pabesueshmja: Edi Rama, ende kryeministër, na u shfaq krejt papritmas si një aktor në gjininë teatrore one-man-show. Ky togfjalësh na vjen nga anglishtja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, si shumëkush e di, është një shfaqje variete që jep një artist apo artiste, duke lëvizur vetëm teksa monologon në një skenë teatri; këtë lloj shfaqjeje, na mëson zoti Internet, e parapëlqejnë shpesh humoristët dhe ata që rrëfejnë historira, përralla ose dokrra zbavitëse në përgjithësi.

Deri para kësaj ngjarjeje, e dinim që kryeministri i Republikës sakate të Shqipërisë, pasi kishte dështuar si basketbollist në rininë e vet,  ishte shfaqur si piktor (disa thonë “pikturist”), por pa suksesin që ëndërronte. Mirëpo, ja që, këtë javë, na u shfaq si aktor ose, më saktë, si cabotin, siç thonë francezët, pra, si aktor pa talent. Monologjet (me “gj”, aspak me ndonjë shkronjë tjetër) që shkoqiti para publikut të pranishëm, por njëkohësisht edhe në ekranet e vogla të tabletave dhe në ato të mëdha të televizorëve, monologjet e tij, pra, ishin zhgënjyese, por edhe lëvizjet i dukeshin disi të çakorduara, vështrimet i kishte të luhatshme, pavarësisht provave provave që, me shumë gjasë, duhej të kishte bërë paraprakisht.

Fort e çuditshme kjo performancë kryeministrore. “Përse mendoni, kështu?” mund të më pyesë aksh lexuese apo lexues i rubrikës sime të përjavshme. Përgjigjja ime është e thjeshtë fare: Sepse po afron 25 prilli! Me gjithë përpjekjet e tij, pasiguria e kryeministrit kryekëput kryeneç nuk mund të kalonte pa u vë në re nga një sy i vëmendshëm, po aq sa dihatja e tij dëshpëruese nuk mund të kalonte pa u kapur nga një vesh i mprehtë.

Nga ana tjetër, kur ironizonte opozitën apo kur shpotiste Lulzim Bashën, Edi Rama, ende kryeqeveritar (me “t”, aspak me ndonjë shkronjë tjetër) të kujtonte adoleshentët e llastuar që e përdorin ironinë apo shpotinë pikërisht kur nuk kanë më argumente, me një fjalë ai nuk ishte bindës. Kurse për sa i takon interpretimit të tij mashkullist të fotografisë së Grida Dumës, ai më kujtoi fabulën “Dhelpra dhe rrushtë” të frëngut La Fontaine!  Megjithatë, herë pas here dukej sikur hiqte dorë nga taktikat e tij cingëritëse duke e mbledhur veten dhe orvatej të futej nën lëkurën e Shefit apo të Bosit të pagabueshëm, për shembull kur nisi të fliste për “skuadrën” e vet a thua se ishte një trajner apo strateg sportiv ngadhënjimtar (Nostalgji ish-basketbollisti pa shkëlqim?) që i mobilizon lojtarët e vet me parullën

“Të gjithë në sulm për të ardhmen e Shqipërisë!”. Për të ardhmen e Shqipërisë? Oh, kryeministri harroi, i gjori, i mjeri dhe i shkreti, se kur erdhi në pushtet më 2013, të ardhmen e kishte përpara, ashtu si e pati më 2017, por ajo e ardhme shumë shpejt u kthye në të tashme e më tej në të shkuar duke i siguruar popullit tonë të sfilitur e të velur me premtime boshe e ndjellje kallpe vetëm pasiguri jetese, papunësi, varfërim, korrupsion, narkotrafiqe, shpopullim të frikshëm të vendit për shkak të emigrimit të pandalshëm të të rinjve e të kuadrove të kualifikuara, etj. etj!

Tani na u dashka, sipas kësaj logjike të mbrapshtë kryeministrore, të presim lumturinë e premtuar deri në vitin 2029 kur e ardhmja e popullit të shkalafitur shqiptar të jetë kthyer në një të tashme parajsore krejt të ngjashme me komunizmin që Enver Hoxha u premtonte masave punonjëse, pra klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste! Oh, çfarë mesianizmi pervers në mendjen e Edi Ramës ende kryetar (me “t”, aspak me ndonjë shkronjë tjetër) edhe partie, edhe qeverie!

Së fundi, duke mbajtur ndaj disa kuadrove të partisë së  tij, si për shembull ndaj Ditmir Bushatit, një qëndrim prej satrapi, pra prej sundimtari me pushtet të pakufizuar, Edi Rama më solli në kujtesë romanin e Dostojevskit “Vëllezërit Karamazov”, i cili përmban një tregim me titull “Inkuizitori i Madh”; ky  tregim, na mëson zoti Internet, përbën një nga moment e forta të romanit, sepse konsiderohet si  një përsiatje filozofike e shkëlqyer në letërsinë moderne, përsiatje që merret me natyrën njerëzore, lirinë dhe manipulimin mendor e politik. Pikërisht gjatë logoresë së tij në one-man-show-n e lartpërmendur, Edi Rama, ende kryeministër tanimë nën zgjedhën e ankthshme të zgjedhjeve, u përpoq dëshpërimisht të vazhdonte manipulimin në fjalë të opinionit publik, manipulim tash e tutje i paracaktuar për të dështuar, sepse shqiptarët – sigurisht ata që duan e përpiqen të kuptojnë – janë duke u ndërgjegjësuar se mjaft ua shitën sapunin për djathë, hirrën për qumësht dhe sidomos mushtin (me apo pa “sh”?) për mjaltë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial edi rama edmond tupja edi rama edmond tupja

Sondazh

Poll
Editorial 10 Mars 2021, 12:39

Një telendar me pushtet për mandatin e tretë

Pas dy mandatesh Kryeministër dhe 3 mandatesh si kryetar bashkie, pas 2 mandatesh varfërimi dhe 3 mandatesh betonizimi, Edi Rama nuk është kënaqur aq sa t’i dhu...

Editorial 10 Mars 2021, 17:17

Zgjedhjet një PPP më tepër

Në prag të zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipërinë e vitit 1991, K.B një i burgosur politik i sapo liruar nga burgu erdhi tepër i shqetësuar në selinë e Par...

Editorial 6 Mars 2021, 10:00

Programi pa program i qeverisë 

Si pasojë e zgjedhjeve që ne shqiptarët kemi bërë, por dhe me ndihmën e shumë kriminelëve si tek dosja 184, sot ne kemi një kryministër i cili nuk kontrollon ve...

Editorial 6 Mars 2021, 08:18

Vaksinat, frikë, pasiguri dhe dyshim

Hezitimi ndaj vaksinave po vë në rrezik përparimin kundër Covid-19. Që bota të frenojë virusin, duhet të luftohen dyshimet, shkruan The Economist.Kur erdhi lajm...

Editorial 5 Mars 2021, 13:20

SPAK në fushatë, kurthi që po i pëlqen opozitës

Ftesa e opozitës për të futur Prokurorinë Speciale (SPAK) në fushatën elektorale, është më shumë se rënie në një kurth që ka ngritur maxhoranca. Rilindja e ka f...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet