All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Po ikin të rinjtë, azilantët shqiptarë kanë si destinacion Anglinë

29 Qershor 2020, 05:12 Nga DOSJA
Po ikin të rinjtë, azilantët shqiptarë kanë si
All - Paragraf - 1

Mbretëria e Bashkuar ka qenë prej kohësh një destinacion sa i preferuar, aq edhe i pamundur për shqiptarët që duan të emigrojnë. Janë të panumërt shqiptarët që për një jetë më të mirë zgjedhin rrugë emigrimi që ua kalojnë edhe skenarët e filmave hollivudianë. Si ikën të miturit në 2019-n

Fatbardh P., sapo kishte mbaruar studimet në fakultetin e ekonomisë kur vendosi që të nisej drejt Anglisë me kamion. Kalvari deri sa mbërriti në Angli zgjati më shumë se një muaj, por të paktën atje do ta prisnin shumë të afërt, miq dhe familjarë, të cilët ashtu si ai jetonin në kryeqytetin anglez, Londrën, pa letra. Në verën e këtij viti, ai bën 5 vite që është përshtatur me jetën atje. Ndonëse këtu ka mbaruar fakultetin, atje është i detyruar që të punojë në të zezë. Ndan jetesën më shokë, që i ka bashkuar i njëjti fat, jetesa në ilegalitet.

Për Monitor ai thotë se është e pamundur që të bësh letrat në Angli, me përjashtim të martesës. Martesat e stisura me shtetas nga vendet e lindjes së BE-së janë bërë të kushtueshme, ndërsa me anglezët akoma edhe më të pamundura. Kështu që Fatbardhi e di mirë që qëndrimi në Angli do të ketë një afat përfundimi dhe shumë shpejt do të kthehet në Shqipëri, bashkë me kursimet që ka krijuar nga puna. Megjithatë, së fundmi po vihet re një tendencë tjetër e shqiptarëve që emigrojnë në Angli, të cilët po zgjedhin të shkojnë si azilkërkues.

Të dhënat e Eurostat për vitin 2019 treguan se aplikimet për azil nga shqiptarët në Londër arritën në 4000, me një kërcim prej 52% në krahasim me një vit më parë. Tani Mbretëria e Bashkuar është destinacioni i dytë pas Francës me numrin më të lartë të aplikimeve, ndërsa krahasuar me vitin 2010, numri i aplikimeve është 10-fishuar. Azilkërkuesit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar përfaqësonin 17% të totalit të kërkesave për azil në BE për vitin 2019 sipas të dhënave të Eurostat.

Flutura, përfaqësuese e Programit Shpresa, një organizatë aktive që merret me edukimin dhe trajnimin, mbështetjen dhe orientimin e shqiptarëve në Angli, e kontaktuar nga Monitor, tha se në Mbretërinë e Bashkuar është e pamundur që të përfitosh azil ekonomik. Një pjesë e atyre që aplikojnë për azil në Mbretërinë e bashkuar duhet të vërtetojnë që jeta e tyre është në rrezik në vendin nga ata vijnë, në rastin konkret nga Shqipëria.
Ajo çka Flutura ka vënë re nga rastet që janë paraqitur në Programin Shpresa është se pjesa më e madhe e tyre nuk janë të mirë informuar. Edhe për vitin 2019 numri i azilkërkuesve shqiptarë në Europë shënoi rritje, ku sipas të dhënave të Eurostat aplikuan 23,525 shqiptarë.

Franca ishte sërish edhe këtë vit destinacioni kryesor i azilkërkuesve me rreth 9,235 aplikime në total, apo 40% i totalit të aplikimeve të shqiptarëve në Europë. Megjithëse duhet shtuar se numri i tyre ka qenë në rënie në dy vitet e fundit. Aplikimet e shqiptarëve në Francë kapën rekord gjatë 2017-s ku u regjistruan gjatë gjithë vitit mbi 12 mijë aplikime, duke kapërcyer edhe aplikimet në Gjermani. Aplikimet në Gjermani kanë rënë sërish për të katërtin vit radhazi, me 2565 aplikime, apo 11% më pak në krahasim me një vit më parë. Pas Francës dhe Mbretërisë së bashkuar, në vend të tretë renditet Greqia me rreth 3055 aplikime në total, edhe pse krahasuar me një vit më pak aplikimet kanë qenë rreth 8% më të ulëta.

Viti 2019 ka shënuar një rritje të aplikimeve edhe në Itali, me gati 21%, duke arritur në 1570 aplikime në total.
Edhe pse në totalin e aplikimeve nga shqiptarët përfaqësojnë vetëm 4%, aplikimet në Irlandë janë dyfishuar në raport me një vit më parë, duke sinjalizuar kështu një tendencë të re aplikimesh. Në Belgjikë numri i aplikimeve në 2019-n ishte 680, ndjekur nga Suedia me 545 dhe Holanda me 270, të cilët të marrë së bashku përfaqësonin 6% të totalit të aplikimeve.

Çereku i kërkesave për azil nga minorenët

Rreth 25% e kërkesave për azil nga shqiptarët janë bërë nga individë nën moshën 18 vjeç. Sipas të dhënave nga Eurostat, aplikimet për azil nga minoret në 2019-n ishin 5965 aplikime, me një rënie të lehtë në krahasim me një vit më parë. Prej tyre vetëm në Mbretërinë e bashkuar kishin aplikuar për azil 705 të mitur, edhe pse rekordi i aplikimeve nga minorenët shqiptar në këtë shtet është shënuar në 2014-n me 925 aplikime. Pjesa dërrmuese që marrin iniciativën për të aplikuar për azil janë të rinjtë. Në 2019-n, 51% e aplikimeve për azil ishin bërë nga grupmosha 18-34 vjeç. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar 70% e aplikimeve për azil i përkisnin kësaj grupmoshe. Sipas të dhënave të Eurostat aplikimet e grupmoshës 34-64 vjeç përbënin 20% të aplikimeve.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi azilantët shqiptarë azilantët shqiptarë


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë