LIVE UPDATES
Ekonomi

Pjesëmarrja e Personave me Aftësi të Kufizuar në zgjedhje, pjesë e zgjidhjes

23 Mars 2021, 08:28 Nga DOSJA
Pjesëmarrja e Personave me Aftësi të Kufizuar në zgjedhje,

Personat me Aftësi të Kufizuar, sipas Censusit të vitit 2011, janë në total 173,600 persona, që në gjuhën e zgjedhjeve përkthehet me të paktën 7 mandate deputetësh. Megjithë këtë numër të konsiderueshëm, ata përbëjnë një pjesë të elektoratit që prej vitesh kanë qenë thuasje tëpenguarnga pjesëmarrja në zgjedhje, si në ato vendore, ashtu edhe nëato parlamentare. Personave me aftësi të kufizuarau ka munguar aksesi në facilitetet dhe materialet që duhet të jenë të përshtatshme, të aksesueshme, të thjeshta për t’u kuptuar dhe përdorur, gjë kjo që është e referuar në nenin 16 të ligjit nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”.

Personat me aftësi të kufizuar kanë një potencial të lartë elektorial, që së bashku me familjarët e tyre si mbështetës të mundshëm, së paku do të dyfishojnë numrin e mandateve që mund të fitohen vetëm nga votat e këtyre personave. Një llogaritje e thjeshtë dhe përfituese që mjafton për t’i dhënë avantazhin një subjekti politik, i ciliorientohet kah këtij target grupi elektoral, duke e përfshirë atë në procesin zgjedhor, së pari duke e informuar në gjuhën që ai/ajo ka më të lehtë për të kuptuar (si braille, gjuha e shenjave). Së dyti, duke krijuar hapësirat fizike të përshtatshme për aksesin e këtyre personave (rampa). Së treti, duke i angazhuar konkretisht gjatë proceseve zgjedhore në role dhe funksione që ata mund t’i përmbushin, specifikishtsi vëzhgues zgjedhjesh, regjistrues të votuesve, kandidatë për t’u zgjedhur, përfaqësues të komuniteti të tyre etj. Së katërti,duke ofruar programe politike që i shërbejnë këtyre votuesve, të cilat në thelb kanë fuqizimin ekonomiko-social të tyre. Këto programe mund të adresojnë aksesin e tyre në arsim,garantimin e aksesit në tregun e punës, pavarësinë ekonomike nga skemat e mbrojtes sociale, si edhe rritjen e aksesit ndaj shërbimeve të tjera publike, të cilat do të përmirësonin dukshëm integrimin e tyre në shoqëri dhe cilësinë e tyre të jetës.
E drejta e personave me aftësi të kufizuar për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, sikurse për gjithë të tjerët, është e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Nenin 45 të saj. Po ashtu, e drejta për pjesëmarrje në proceset zgjedhore garantohet nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, specifikisht në Nenin 21 të saj ku theksohet se “gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të tij, drejtëpërdrejtë ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht”. Megjithatë, sikurse shumë të drejta të tjera, veçanërisht kjo e drejtë ekziston vetëm në letër. Sipas OSBE-sëpersonat me aftësi të kufizuara janë ende të nën-përfaqësuar në mënyrë të konsiderueshme në jetën politike dhe publike, veçanërisht si udhëheqës, kandidatë apo anëtarë të institucioneve, të tilla siç janë organet e menaxhimit/monitorimit të zgjedhjeve, qeveritë vendore/qendrore, partitë politike dhe parlamenti.

Është e vështirë të merret informacion për numrin e personave me aftësi të kufizuara që votojnë në zgjedhje, sepse nuk ka një regjistër të posaçëm qëruan këtë informacion. Nga ana tjetër, organizatat që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara thonë se këta të fundit nuk marrin dot pjesë në zgjedhje për shkak të diskriminimit. Sipas tyre disa arsye penguese janë: mungesa e aksesit në informacionet për pjesëmarrjen në zgjedhje, mbështetje e pamjaftueshme për pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në zgjedhje. Mungesa e zhvillimit të diskutimeve të mjaftueshme me personat me aftësi të kufizuara. Këta persona duhet të jenë pjesë e konsultimeve periodike dhe duhen pyetur lidhur me nevojat që kanë dhe zgjidhet e mundshme, pasi vetëm nëpërmjet tyre mund të gjenden zgjidhje efektive.

A mund të zbatohet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje për personat me aftësi të kufizuara, qoftë si zgjedhës apo tëzgjedhur? Nëse po, si? Çfarë mund të bëjnë subjektet politike për të përdorur potencialin e këtij grupi elektoral në periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore?

Zgjedhjet janë një mundësi e veçantë për të rritur pjesëmarrjen dhe për të ndryshuar perceptimin publik qëështë krijuar për personat me aftësi të kufizuar. Megjithatë, ndryshimi nuk mund të vijë vetëm nga përpjekjet e tyre, pa pasur mbështetjen nga institucionet shtetërore. Ndryshimet së pari duhet të krijojnë një mjedis pa barriera dhe të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuara. Me rëndësi të madhe është zbatimi i legjislacionit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe nxitja e gjithëpërfshirjes. Sipas aktivistëve të të drejtave të këtyre personave, tri masa janë të domosdoshme: buxhetimi i legjislacionit të të drejtave të aftësisë së kufizuar; ngritja e strukturave vendore që do të përgjigjen për zbatimin e legjislacionit dhe monitorimin e zbatimit të tij; dhe ndëshkimi i atyre që shkelin ligjin.

Nga ana tjetër, PNUD-irekomandon se politika mund të jetë pranë tyre duke organizuar fushata ndërgjegjësimi dhe duke përqendruar programet edukative në nivelin bazë duke filluar që në arsimin fillor. Gjithashtu, mund të ndihmojë duke krijuar ura lidhëse mes institucioneve të ndryshme, për të krijuar sinergji në plotësimin e nevojave të këtyre personave. Pra, sektorët e arsimit, shëndetësisë, punësimit, mbrojtjes shoqërore dhe drejtësisë kanë disa sfida të përbashkëta dhe zgjidhjet duhet t’i japin të përbashkëta.
Gjithashtu, partitë dhe organizatat politike mund të inkurajojnë pjesëmarrjen nëpërmjet rekrutimit dhe mentorimit. Skemat e përgjithshme të mentorimit ekzistojnë për të nxitur aftësitë drejtuese midis personave me aftësi të kufizuara (zakonisht të rinj), duke ofrua fuqizimin e kapaciteteve dhe qasje në modelet pozitive,përfshirë këtu vetë modelet që vijnë nga këta persona.

Mënyra sesi personat me aftësi të kufizuara mund të kthehen në kontribues aktivë në shoqëri, është duke adresuar pengesat që ata hasin, të cilat fillojnë me barrierat për pjesëmarrje në jetën politike dhe publike, përfshirë këtu: mungesën e mbështetjes sociale; pengesat në edukim; legjislacionin kufizues; hapësira fizike dhe metoda komunikimit të paaksesueshme; të ardhura të pakta dhe papunësi që shoqërohen me diskriminim të shumëfishtë.

Një rast i suksesëshm i përfshirjes së personaveme aftësi të kufizuar në zgjedhje dhe proceset politike është ai i Republikës Domenikane, e cila ka mbi 1.5 milionëbanorë me aftësi të kufizuara. Për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje, një sërë nismash u ndërmorën, të cilat kishin në thelb bashkëpunimin mes organizatave për mbrojtjen e të drejtave tëpersonave me aftësi të kufizuara, qeverisë dhe partive politike. Këto nisma garantuan angazhimin e perosnave me aftësi të kufizuar në zgjedhje (si pjesë e komisionit për monitorimin apo regjistrimin e votuesve); kryerjen e trajnimeve për të drejtat politike; organizimin e forumeve me këta votues, përgatitjen e mesazhve në gjuhën e shenjave, përfshirjen aktive të personave me aftësi të kufizuara si trajnerë, vëzhgues, numërues. Si rrjedhojë e këtyre nismave, numri i votuesve të personave me aftësi të kufizuar u rrit.

Rasti më sipër vërteton se partitë politike dhe parlamentarët bashkëpunues janë aktorë kyç në heqjen e barrierave për pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në zgjedhje. Shumë prej këtyre barrierave mund të sheshohen nëpërmjet mbështetjes së fuqishme të partive politike dhe institucioneve, në bashkëpunim me organizatat, profesionistët dhe përfaqësuesit e vetë komunitetit të personave me aftësi të kufizuara. Personat me aftësi të kufizuara nuk janë pjesë e problemit, ata janë pjesë e zgjidhjes.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale procesi i votimit votimi i personave me aftesi te kufizuara procesi i votimit votimi i personave me aftesi te kufizuara

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet