LIVE UPDATES
Bota

Pezull në Gjermani! Grackat e bashkimit familjar, vijon saga e pritjes në ambasada

23 Shkurt 2022, 10:15 Nga DOSJA
Pezull në Gjermani! Grackat e bashkimit familjar, vijon saga e pritjes

Fillimi ishte premtues për 40 vjeçarin G.I nga Maqedonia e Veriut, i cili erdhi të punojë si shofer në Gjermani. Para dy vitesh ai la vendlindjen, ku kishte një jetesë pak a shumë të mirë, për një arsye që ta thonë shumë prindër shqiptarë sot: Të ardhmen e fëmijëve. Zhgënjimi ishte i madh, kur vajzës së madhe, që donte të regjistrohej në shkollën e mesme të mjekësisë iu bë një padrejtësi. Me gjithë notat e mira ajo nuk e mori vendin e shkollimit. Për këtë vend na u kërkuan 2000 euro, rrëfen ai historinë për Deutsche Wellen, pa dashur ta përmendë emrin e plotë. “Shkaku i vajzës jam larguar. Dihet atje si funksionon, çështje partish. Jam detyruar të le punën, shumë sakrificë e madhe. Me një fjalë u desh të bëhej dikush kurban, ose ta le fëmijën të bëhet kurban, ose unë të bëhem kurban. E pashë të udhës, të bëhem unë kurban, se e imja ka kaluar.”

G.I ishte i pari që hodhi hapin, ai gjeti punë para dy vitesh si shofer në jug të Gjermanisë dhe aplikoi në ambasadën gjermane në Shkup për të tërhequr anëtarët e familjes që të bashkoheshin në Gjermani. Në një kohë që anëtarët e tjerë pas pritjes së gjatë e morën vizën, vajzës E.I., atëherë afër 16 vjeç, iu refuzua viza. Shkaku ishte mosnjohja e gjuhës gjermane në nivelin C1, thotë babai i zhgënjyer, duke shtuar, se ndërkohë mjekët marrin vizë edhe me nivel gjuhe B1. “Në atë kohë vajza nën 18 vjeç nuk mund të regjistrohej në Institutin Goethe në kursin e C1 të gjermanishtes.”

Një dilemë e vështirë për familjen shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Në fund ata vendosën që vajza të vinte në Gjermani, edhe për shkak se ajo ishte minorene, me shpresën se çështja e vizës do të zgjidhej në Gjermani.

E.I. pret në Gjermani prej më shumë se një vit për marrjen e lejes së qëndrimit

Mosmarrja e vizës në ambasadën përkatëse vështirëson qëndrimin në Gjermani

Për familjarët nga vendet e Ballkanit që aplikojnë për vizë në ambasadë dhe vijnë më pas në Gjermani duke e kërkuar aty marrjen e lejes afatgjatë të qëndrimit fillon një odise e gjatë. Sepse kjo mënyrë ardhjeje nuk mirëpritet aspak nga autoritetet gjermane, në raste të caktuara edhe penalizohet. DW pyeti në zyrën përkatëse të të huajve dhe mori këtë përgjigje zyrtare: “Parimisht kërkesa për vizë duhet bërë në përfaqësinë gjermane në vendin origjinë. Nuk është e mundur, të vish pa vizë “për vizitë” në Gjermani e pas kësaj të duash të qëndrosh më gjatë. Nëse përmbushen kriteret për vizë, këtë e verifikon Ambasada Gjermane, në një kohë që aplikuesit ndodhen ende jashtë.”

Nëpër një odise të tillë është duke kaluar E.I. Me një angazhim që e habiti rrethin shoqëror në jug të Gjermanisë, aty ku familja jeton, ajo arriti brenda një kohe të shkurtër të kapë nivelin C1 të gjermanishtes, një nivel mjaft i mirë i gjuhës ky, por ende pret prej një viti të marrë lejen e qëndrimit në Gjermani. E.I., e cila ka mbushur 18 vjeç ndërkohë është regjistruar në shkollë, por në klasën e 9-të, për shkak se nuk i lejohet të kalojë në klasë më të larta. Humbja e viteve të shkollës është një situatë mjaft shqetësuese për familjen, sepse ishte pikërisht dëshira për arsimimin e mirë të fëmijëve që i bëri ata të vinin në Gjermani.

Shpresat tani babai G.I i ka varur tek avokati. Yosif Altundag thotë për DW, se për familjen e E.I. procedura nuk shkoi mirë, në një kohë që për anëtarët e tjerë të familjes u dha viza, për të jo, megjithëse ajo e njihte mirë gjermanishten. Por tani ata kanë një avokat, thotë Altundag, që ka përfaqësuar shumë raste të qytetarëve nga Ballkani, të cilët kanë vështirësi me bashkimin familjar në Gjermani.

“Nuk është e mençur”

Në kohën e pandemisë u shpeshtua një fenomen, shprehet Yoaif Altundag për Deutsche Wellen. Njerëzit pasi kanë shtruar kërkesën për vizë në ambasadë, për një kohë të gjatë nuk dëgjonin më asgjë nga ambasada. “Pjesërisht ata kanë pritur për 18 muaj. Një situatë e vështirë, kur bashkëshortët ishin këtu, kërkesa ishte në ambasadë, bashkëshortet prisnin poshtë, nganjëherë prisnin edhe gra shtatzëna vetëm me fëmijët e tjerë, vërtet e padurueshme.”

Kjo kohë e gjatë pritjeje bëri që shumë vetë të humbisnin durimin, thotë avokati, por menjëherë shton se nuk e këshillon këtë rrugë. “Disa nuk prisnin dot më, shumë mund të vijnë pa vizë në Gjermani dhe janë përpjekur të qëndrojnë kështu në Gjermani dhe të shtronin këtu kërkesën për të marrë leje qëndrimi. Kjo nuk është e mençur. Sepse duhet që të fillojë një procedurë për vizë, këtë e kërkon ligji dhe është shumë strikt këtu. Ka edhe raste përjashtuese. Por nuk do t’ia rekomandoja askujt të vijë të qëndrojë pa vizë për qëndrim më të gjatë, kjo penalizohet.” Kohët e fundit avokati Yosif Altundag vëren një ndryshim. Ka filluar disi të ulet numri i njerëzve që vijnë e bashkohen me familjen në Gjermani pa pritur marrjen e vizës në ambasadën gjermane në vendlindje, thotë ai.

Për të bërë bashkimin familjar duhet që aplikuesi të plotësojë disa kushte. Kriteri kryesor është që të ardhurat nga puna në Gjermani të sigurojnë jetesën e të gjithë familjes. “Këtu ka probleme, sepse shpesh ndodh, që baballarët, më shumë ata janë këtu, nuk fitojnë aq shumë sa të marrin edhe gruan e dy apo tre fëmijët. Këtë e shohin me shumë kujdes autoritetet”. Por edhe njohja e gjuhës duhet marrë parasysh, shton Altundag. Për bashkëshorten kërkohet niveli A1 i gjuhës. Për fëmijët nën 16 vjeç nuk kërkohet kriteri gjuhësor, por mbi 16 vjeçarët duhet të kenë nivel të lartë gjuhësor. Sipas avokatit Altundag aplikuesit duhet të kenë kujdes që të marrin certifikata gjuhësore tek ato institucione gjuhësore që njihen nga ambasada gjermane.

Ende saga e gjatë e pritjes nëpër ambasadat gjermane të Ballkanit vazhdon, por zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme gjermane në Berlin i tha Deutsche Welles, se “Ministria e Jashtme po punon me intensitet të madh të rrisë kapacitetet për përfaqësitë jashtë për pranimin e kërkesës për vizës dhe përpunimin e saj, me qëllim që të zvogëlohet koha e pritjes.” Megjithatë ajo pranon se ende në ambasadën gjermane në Shkup koha e pritjes për të marrë një orar për aplikimin për vizë zgjat 9 muaj.

Çështja e 18 vjeçares E.I. nuk ka përfunduar ende. Avokati i saj, Yosif Altundag thotë, se arritja kaq e shpejtë e nivelit C1 të gjuhës dhe integrimi i mirë i vajzës shqiptare në jetën gjermane në jug të vendit është një shans i mirë për zgjidhjen e problemit të vizës, por shohim edhe rreziqe, për shkak se procedura e vizës duhet të zhvillohej e rregullt, thotë ai. “Ka edhe përjashtime. Në këtë rast, tek kjo vajzë se në kohën më të shkurtër ajo arriti të ofrojë një provim gjuhe, C1, gjë që është shembullore, shumë pak vetë e arrijnë këtë njohuri të gjuhës. Edhe në shkollë ajo ka sukses dhe është e integruar, dhe këto janë rrethana që gati nuk i gjen tek të huajt e tjerë. Ajo flet me mua gjermanisht shumë mirë. Këto të gjitha duhen marrë parasysh në kuadër të vlerësimit, që në këtë rast shpresojmë të hiqet dorë nga kthimi në procedurën e vizës.”/DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bashkim familjar gjermani bashkim familjar gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet