Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GJERMANI- Gjermania mund të plotësojë nevojat e saj për energji pa gaz rus, tha ministri gjerman i ekonomisë të mërkurën, pasi qeveria vendosi të ndalojë miratimin e gazsjellësit të diskutueshëm Nord Stream 2 në mes të tensioneve në rritje në Ukrainë.
I pyetur në radion publike nëse ekonomia më e madhe e Europës mund të bënte pa furnizime me gaz natyror nga Rusia, aktualisht furnizuesi i saj më i madh, Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck u përgjigj, “po, mundet”.
Të martën, kancelari Olaf Scholz tha se miratimi i gazsjellësit NordStream 2 nga Rusia do të pezullohej në përgjigje të vendimit të Presidentit Vladimir Putin për të njohur dy rajone separatiste të Ukrainës.
Shkëputja plotësisht nga gazi rus do të linte një vrimë të madhe në treg që në radhë të parë do të “rriste çmimet “, tha Habeck i Partisë së Gjelbër.
Megjithatë, kërkesat e Gjermanisë për energji mund të “kompensohen” me burime dhe furnizues të tjerë të energjisë, duke përfshirë një shtytje të përshpejtuar të burimeve të rinovueshme të përcaktuara nga qeveria, tha ai.
Gazsjellësi Nord Stream 2, i cili u përfundua, por nuk u miratua kurrë nga rregullatorët, ishte vendosur të rriste varësinë e Gjermanisë nga Rusia për gaz në 70 për qind të furnizimeve të saj totale.
Projekti u mbështet vazhdimisht nga kancelarja e mëparshme Angela Merkel, e cila u largua nga detyra në fund të vitit të kaluar, si dhe pasardhësi i saj Scholz – deri në krizën aktuale.
Më 21 shkurt, Putin nënshkroi dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste, Luhansk dhe Donjeck, rajone këto që kontrollohen nga separatistët pro-rusë, të cilët luftojnë kundër forcave ukrainase qysh në vitin 2014.
Pas këtij vendimi, shumë vende perëndimore përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosën sanksione ndaj Rusisë.
Marrë nga REL.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
NJU JORK – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot çështjen Rusi-Ukrainë, e cila po përshkallëzohet me kalimin e orëve....
SHBA- Një ari gjigant i zi i quajtur “Hank the Tank” kërkohet nga policia e Kalifornisë, pasi ka hyrë në dhjetëra shtëpi në një lagje të Lake Tahoe ...
KIEV – Ukraina u ka kërkuar qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë drejt Rusisë. Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës u kërkohet gji...
MOSKË – Dhoma e lartë e parlamentit rus, Këshilli Federativ autorizoi unanimisht përdorimin e trupave ruse në Ukrainën ditën e djeshme.Ky vendim u mo...
SHBA – Një gazetar amerikan pretendon se presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka inskenuar një “show” të vërtetë lidhur me vendimin e njohjes së...
KOSOVË – Në orët e pasdites të së premtes së kaluar, policë të shumtë ishin përgatitur për të kryer një ndërhyrje në një mulli në fshatin Shirokë të ...
UKRAINË – Dy të dashuruar ukrainas u martuan ditën e djeshme teksa presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi hyrjen e forcave ushtarake të vendit të tij...
SHBA – 4 persona humbën jetën mëngjesin e së shtunës pasi helikopteri me të cilin ata po udhëtonin ra pranë bazës së marinës amerikane në Hauai. Lajmi u k...
BRUKSEL – BE në sfondin e përshkallëzimit në konfliktin Rusi-Ukrainë ka vendosur sanksione të reja. Edhe G7 dhe Britania e Madhe reagojnë me sanksione nda...
BRUKSEL – Bashkimi Europian pret që Serbia t’i bashkohet vendimti të miratimit të sanksioneve ndaj Rusisë. Zëdhënësi i BE Peter Stano u përgjigj për...