Showbiz

“Përvjetori i martesës dita e dytë më e bukur”, kush është data e parë më e rëndësishme për Besin?

Besi ka uruar Xhensilën për përvjetorin e dytë të martesës, por këtë vit ndryshe nga viti i kaluar, ai ka thënë se data e martesës së tyre për të që prej lindjes së Ajkës, është dita e dytë më e bukur, dhe jo më e para.
Featured image of article: “Përvjetori i martesës dita e dytë më e bukur”, kush është data e parë më e rëndësishme për Besin? Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

TIRANË- Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja e  njohur Xhensila Myrtezaj, janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata sot festojnë përvjetorin e dytë të martesës së tyre, dhe Besi nuk ka harruar pa uruar partneren e tij të jetës në këtë ditë mjfatë të veçantë.

Për çdo çift data e martesës është dita më e bukur, ndërsa në urimin e tij për Xhensilën aktori i humorit ka shpjeguar se përvjetori i martesës tashmë nuk është dita e parë më e bukur, që prej ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Ajka.

Gëzuar përvjetorin e dytë të martesës. Dita  e dytë më e bukur pas lindjes së Ajkës.”-shkruan Besi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu vihet re dhe një detaj tjetër, ku përveç 3 zemrave që nënkupton familjen e tyre, aktori ka vendosur dhe tre domate, një ndër perimet që ai e ka deklaruar se nuk bën dot pa të.

A.C/Dosja.al

Shto Koment