LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Persona me armë në PD’/DOSJA: Në rrjetet qarkulloi video e Hoxhës me 10 persona

12 Janar 2022, 09:56 Nga DOSJA
‘Persona me armë në PD’/DOSJA: Në rrjetet qarkulloi

TIRANË– Dosja hetimore e ngjarjes së 8 Janarit në protestën e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike është zbardhur. Sipas Prokurorisë së Tiranës, më 6 janar, në aplikacionin e “Komisariatit Digjital” erdhi një njoftim, se persona të armatosur e të veshur me të zeza, qëndrojnë në selinë e PD. Pasi u informuan për këtë informacion, agjenti dhe oficeri i policisë Gjyqësore mbërritën në selinë blu mirëpo nuk konstatuan asnjë individ i ngjashëm sikurse u pa në imazhet e dërguara.

DOSJA E PROKURORISË:

Më 6 janar, në portalin “Komisariati Digjital”, aplikacion në administrim nga Policia e Shtetit, ka ardhur një raportim anonim, i regjistruar me numër 45939, me tekst “Persona të dyshimtë dhe të armatosur në selinë e PD, me adresë Bulevardi “Zhan D’ark selia PD”. Bashkëlidhur këtij njoftimi ka ardhur imazh në formatin elektronik, në të cilën shfaqen 8 veta të veshur me tesha të errëta, kapele sportive, një pjesë e tyre me maska të zeza, të cilët qëndrojnë në një dhomë. Po në këtë imazh dallohet një femër rreth 60-65 vjeç, veshur me përparëse të bardhë, e me flokë të kuqe, e cila ka përqafuar në anën e majtë të saj një prej personave të veshur me të zeza dhe kapele.

Në qendër të këtij imazhi dallohet një mashkull me kapele të zezë dhe me maskë në formë shalli që mban veshur jelek sportive pa mëngë, me simbolin Adidas dhe në anën e djathtë të tij ka të shënuar numrin 03. Në anën e majtë në pjesën e xhepit, ky individ ka një pjesë të ngritur, e cila krijoi dyshimin e fshehjes së sendeve të paligjshme të cilat, nisur dhe nga njoftimi i bërë nëpërmjet këtij mesazhi, krijon dyshimin e armës së zjarrit.

Pas këtij denoncimi, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1., është organizuar puna me qëllim verifikimin dhe saktësimin e të dhënave të sipërshkruara, u dërguan agjent dhe oficer i policisë Gjyqësore në bulevardin “Zhan D’ark”, afër selisë së PD, por nuk u bë i mundur identifikimi i plotë apo konstatimi i individëve në imazhin e mësipërm. Nga verifikimet e kryera, u sigurua informacion se gruaja e shfaqur në foto është sanitarja që shërben në selinë e PD, e njohur me emrin Donika Xhaferri, ndërsa mashkulli që ndodhet në të majtë të fotografisë është Rafael Kurti. Përfaqësues të një grupimi të njohur publikisht me emrin, “Grupi i Rithemelimit të PD”, kanë njoftuar në rrjete sociale e media të shkruar e pamore, se më datë 8 do të ketë një grumbullim përpara selisë së PD

Po në rrjete sociale, në aplikacionin “Komisariati Digjital”, është shfaqur një video, ku dallohen një grup prej 10 vetash të ulur në një dhomë, duke ngrënë ushqim dhe duke luajtur instrument muzikor, ku në mes tyre dallohet Florenc Hoxha i veshur me kostum sportive, me ngjyrë blu dhe vija të bardha. Nga të dhënat operative të disponueshme nga policia, rezultonte se grupimet e individëve, por edhe individëve të tjerë që mbështesnin Grupin e Rithemelimit të PD, do të kryenin veprime të dhunshme ndaj njëri-tjetrit, ndërtesës ose Selisë së PD, duke u bërë pjesë e skenarëve të dhunës, shkatërrimin të pronës dhe prishjes së rendit e qetësisë publike. Nga drejtoria vendore e policisë, janë sjellë të dhëna në rrugë elektronike, për grupe që do të udhëtonin në drejtim të Tiranës, me qëllim pjesëmarrjen në tubimin e 8 janarit.

Janë këqyrur sistemet policore me qëllim marrjen e të dhënave për Rafael Kurtin, janë këqyrur të dhënat në internet dhe në Komisariatin Digjital, si dhe në rrjetin social Facebook. Sa më sipër, u sugjerua nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të regjistrohej çështje penale për veprat penale, shkatërrim i pronës, prishja e qetësisë publike, mbajtja, blerja apo shitja e pa leje të armëve të ftohta.

LAJMI KRYESOR:Protesta e 8 Janarit/ Të arrestuarit dalin sot para Gjykatës

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës