6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË– Sipas Qeverisë së Kosovës, Liqeni i Ujmanit ka qenë pjesë e projektit në vitet e 70-ta dhe është ndërtuar me kredi nga Banka Botërore, për të cilën ka garantuar shteti i ish-Jugosllavisë, kurse obligimet dhe marrëveshjet i kanë nënshkruar njësitë federale, në këtë rast Kosova.
Shteti i Serbisë refuzon ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe si për çdo pasuri të Kosovës, edhe për Ujmanin, ka pretendime pronësore. Çështja e këtij liqeni bëhet edhe më problematike pasi shtrihet në veri të vendit, ku ndikimi i Beogradit është i madh.
Po pse është kaq i rëndësishëm ky liqen?
I shtrirë në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, Liqeni i Ujmanit, që njihet edhe si Liqeni i Gazivodës, është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.
Ujmani ka sipërfaqe prej 11.9 kilometrash katrorë dhe kur është plotësisht i mbushur me ujë, ka rreth 370 milionë kub ujë.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 9.2 kilometra katrorë janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 në atë të Serbisë.
Penda e Ujmanit është e lartë 107 metra.
Pa ujin e Liqenit të Ujmanit, Kosova do të mbetej pa rrymë brenda pak orësh. Uji i tij përdoret për ftohje dhe destinacione tjera në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”. Planet për rindërtimin e termocentralit tjetër të ri, të njohur si “Kosova e Re”, varen nga furnizimi me ujë nga ky liqen.
Me ujë nga ky liqen furnizohet edhe kompleksi metalurgjik “Ferronikeli” në Drenas.
I ndërtuar mes viteve 1979-1984, Liqeni i Ujmanit është rezervuari më i madh akumulues në Kosovë. Tre liqenet e tjerë janë: Liqeni i Batllavës në Komunën e Podujevës, i Badovcit afër Prishtinës dhe Liqeni i Radoniqit në Komunën e Gjakovës.
Rreth 35 për qind e banorëve të Prishtinës furnizohen nga ky rezervuar përmes fabrikës së re të ndërtuar për përpunimin e ujit në Shkabaj, pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit.
Komunat tjera që furnizohen me ujë janë: Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj, Gllogoci, Obiliqi dhe Fushë Kosova.
Kur ka thatësira, uji nga ky liqen përdoret për t’i mbushur dy rezervuarët tjerë afër Prishtinës, të Batllavës dhe Badovcit.
Në liqen ekziston edhe një hidrocentral me kapacitet të prodhimit të rrymës 35 MW (megavatë), dy blloqe me kapacitet nga 17.5 MW. Nëse ndërrohen blloqet e vjetërsuara, atëherë mund të prodhohet edhe më shumë energji elektrike.
Mbi 12 mijë hektarë tokë bujqësore mund të ujiten për momentin përmes kanalit Ibër-Lepenc. Për momentin ky kanal është pothuajse jashtë funksionit ose përdoret pak, mirëpo Qeveria e Kosovës ka bërë disa marrëveshje me institucionet e huaja financiare për meremetimin e këtij kanali.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI E MADHE- Pandemia e koronavirusit ka pushtuar prej shumë muajsh Britaninë e Madhe si dhe shumë vende të tjera nëpër botë, por duket se do të kalojnë edh...
SHBA– Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Jr, ka përkrahur të Dërguarin Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell...
GREQI– Kampi që mban mijëra emigrantë në Greqi është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë gjatë natës dhe ka nxjerrë mijëra emigrant në rrugë, të cilët ishin st...
Studimet në fazat e fundit të vaksinës së mundshme të kompanisë AstraZeneca për COVID-19, janë pezulluar përkohësisht ndërsa kompania heton nëse një sëmundje “e...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar foton, në të cilën u shfaq i ulur përballë Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bard...
KOSOVË- Vjosa Osmani përfundimisht nuk do jetë më pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Së fundmi, ajo ka pranuar se ka shumë kontradita me ish-partinë ...
Deutsche Welle: Në Kosovë e në Shqipëri marrëveshja ekonomike e Uashingtonit u përshëndet më së shumti si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të m...
KOSOVË- Pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të vonohen dhe pritet që të dërgojnë delegacionin për të hapur...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka mundur të mbajë dot për një kohë të gjatë maskën. Kjo shihet qartë edhe në videon e mëposhtme, gjatë një ...
Kompania ‘Pfizer dhe BioNTech’ janë të bindura se mund të kenë një vaksinë kundër koronaviruit nga mesi i tetorit ose fillimi i nëntorit. Lajmin për këtë e ka b...