Aktualitet

Përplasja Tufa-Braho, flet kryetari i Ballistëve: Të zbardhen krimet që komunistët i bënë elitës shqiptare dhe Ballit

  • I paditi për shpifje, gazeta Dita sulmon Agron Tufën: Ballist karavidhe
  • Në fjalën e tij, Roshi tha se Agron Tufa në punën e tij tek Instituti i Krimeve të Komunizmit, po zbulon anën tjetër të historisë.
    Featured image of article: Përplasja Tufa-Braho, flet kryetari i Ballistëve: Të zbardhen krimet që komunistët i bënë elitës shqiptare dhe Ballit Artur Roshi, kryetar i ballit Kombetar, Agron Tufa dhe Spartak Braho

    TIRANË- Me marrjen e mandatit të deputetit, Artur Roshi, kryetari i Ballit Kombëtar, ka ndërhyrë në debatin mes Agron Tufës dhe Spartak Brahos.

    Në fjalën e tij, Roshi tha se Agron Tufa në punën e tij tek Instituti i Krimeve të Komunizmit, po zbulon anën tjetër të historisë.

    Së fundmi dua të them dy fjalë dhe për debatin mes Insitutit të Krimeve të Komunizmit dhe z.Braho që e quan insitutin seksion të Ballit.Po zotëri është seksion i Ballit sepse ana tjetër e historisë se Shqipërisë e historisë së vërtetë që nuk e njohin shqiptarët është historia e Ballit dhe kur themi zbardhje e krimeve të komunizmit zbardhen padashur krimet që komunistët kanë bërë kundrejt Ballit dhe të gjithë elitës shqiptare, mendimet e të cilës edhe nën presionin e diktaturës shkonin drej mendimeve politike të Mid’hat Frashërit. E këtu, krime janë bërë vetëm kundrejt këtyre individëve. Prandaj natyrshëm vjen silogjizmi mes krimeve të komunizmit dhe Ballit, armikut të tyre të përjetshëm. E vërteta është ajo që duhet të na bashkojë për të shkuarën dhe jo konflikti.

    Si nisi përplasja?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

    Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë .

    Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e sherrnajës.

    (F/g/dosja.al)

    2 Komente në “Përplasja Tufa-Braho, flet kryetari i Ballistëve: Të zbardhen krimet që komunistët i bënë elitës shqiptare dhe Ballit

    1. Artur ROSHI është Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, mos u ngatërroni dhe është personi që përçau Balllin Kombëtar në 2004.

    2. O Daku u be 100 vjet nga koha kur balli yt kombetar bashkepunoi me nazistet dhe u largua nga shqiperia bashke me ta ne maikna e krociera,Mos i bini akoma kesaj gajdeje

    Shto Koment