Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se prioriteti i Shqipërisë për vitin 2020 mbetet fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në një postim në “Facebook” Balla deklaron se në Rezolutën e miratuar 7 ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese.
Sipas Ballës, Kuvendi në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit Meta të reflektojë, duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Prioriteti i Shqipërisë për vitin 2020 mbetet fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kuvendi vijon normalisht diskutimin e Buxhetit 2020, i cili mbështet fuqimisht reformat e ndërmarra që promovojnë rritjen ekonomike, punësimin, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Buxheti 2020 garanton vazhdimin e mbështetjes financiare për thellimin e reformave të nisura në sektorë kyç të ekonomisë. Reforma në drejtësi, e cila do të vijojë të marrë një mbështetje të konsiderueshme buxhetore, së bashku me reformën në administratën publike dhe reformën e menaxhimit të financave publike do të jenë instrumente të rëndësishëm të realizimit të prioriteve të programit të Qeverisë në përputhje me interesat e qytetarëve për përmirësimin e nivelit të jetesës së tyre.
Në Buxhetin 2020 është parashikuar edhe kostoja shtesë për mbështetjen e institucioneve të krijuara në zbatim të reformës në drejtësi. Në planifikimin e investimeve publike për vitin 2020 janë mbajtur gjithashtu në konsideratë prioritetet e integrimit europian.
Në Rezolutën e miratuar 7 ditë më parë “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese.
Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”.
Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese është thelluar edhe më tej. KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, që reagoi në lidhje me situatën që është krijuar në...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta kishte lajmëruar sot një konferencë urgjente për të folur rreth zhvillime të fundit me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese,...
BE- Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta, i cili tha se disa ndërkombëtarë janë pala&cc...
SHBA- Departamenti i Shtetit thotë se “është në dijeni” të komenteve të Presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë ...
TIRANË- Vetëm anëtarët me certifikatë sigurie të Komisionit Hetimor Parlamentar që po heton presidentin Ilir Meta lexuan sot një dokument sekret të SHISH.K...
ZAGREB– Gjatë Kongresit të PPE-së, i cili u mbajt në Zagreb, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me kancelaren e Gje...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta njofton se ka shpallur procedurën e aplikimit për plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar për vendin vakant gjyqtar në...
TIRANË- Në Shqipëri presidenti i Republikës Ilir Meta pritet të shpallë sot gjatë ditës vakancën për vendin e mbetur bosh pas shkarkimit një ditë më parë t...
GJERMANI- David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe anëtar i Kryesisë së CDU bëri një përshëndetje të veçantë sot për...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë ditës së sotme ka pasur një ditë intensive ku e gjthë vëmendja është fokusuar tek ai. Pas shkarkimit, një t...