Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka pranuar edhe në sallën e Kuvendit përplasjen dhe konfliktet mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e tij të parë në Kuvend, Alibeaj tha se kurrë nuk do të kërkonte ndihmë për konfliktet mes demokratëve nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, duke komentuar debatin lidhur me përjashtimin dhe pezullimin e mbështetësve të Berishës.
“I shpreh falenderimet Rushajt për detyrën e tij. Nuk ka ndryshuar asgjë nga ky parlament që nga zgjedhjet e prillit. Beteja e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e demokratëve, është për betejë me kreun e regjimit Edi Rama. Kurrë nuk do të mendoja që do të kërkonim ndihmë nga zonja Nikolla. Kurrë s’keni për të qenë ndërmjetëse për hallet tona. Po i kemi ca probleme. I kemi thënë në sy të publikut. Kemi maturinë që t’i zgjidhim në familjen tonë. Njerëzit që kanë aftësinë politike për të hequr nga qafa e tyre për të qenë empatik, këtu në parlamentin që kjo maxhorancë e vodhi më 25 prill. Kjo foltore duhet të përdoret për të folur për shqiptarët. Këtë do të bëjmë ne, pavarësisht problemeve tona që tashmë janë të kaluara,“-tha demokrati në fjalën e tij.
Fjala e Plotë e Alibeajt në Kuvend:
Përfitoj të falenderoj kolegët e mi që më dhanë këtë barrë si kreu i Grupit Parlamentar. Përveç kësaj asgjë nuk ka ndryshuar, as që nga zgjedhjet e 25 prillit. Ky është parlament i vjedhur i grabitur. Është detyra ime për te sjellë zërin e qytetarëve. Beteja e të gjithë shqiptarëve është kundër kreut të regjimit. Ne kemi ca probleme. I kemi thënë në sy të demokratëve e shqiptarëve, por kemi pjekurinë politike edhe për vështirësitë që po kalojmë duke e parë realitetin në sy. Këtu është vendi ku flitet për shqiptarët. Edhe ky sesion i ri kërkon që të themi synimet e këtij viti. E synimi jonë është për ta kthyer këtë sallë ku flitet me zërin e shqiptarëve. Këtë do të bëjmë ne e do ta bëjmë pavarësisht probleme që i kemi e tashmë janë të kaluara. Nga 25 prilli buron çdo llooj disfunskioni i këtij parlamenti. Kjo masakër nuk është vetëm një fatyrë e vendosur ndaj nesh në mënyrë të padrejtë, por e të gjithë shqiptarëve. Është detyrimi ynë për të bërë gjithsçka brenda dhe jashtë për t’ua kthyer votën e lirë dhe të ndershme shqiptarëve.
Së dyti korrupsioni. Komisioni për Inceneratorët, do të jetë një nga sfidat tona pavarësisht pengesave që na keni vendosur. Kanë dalë shumë të dhëna sensitive duke e bërë edhe më imediate këtë gjë. Po të ndiqet paraja, shumë prej këtyre karrigeve do të jenë bosh. E ky është misioni ynë dhe detyra jonë. Do të vazhdojmë edhe për reformën zgjedhore, reale, të sinqertë që targeton problemin kryesor, zgjedhjet. Kjo është kërkesa jonë, e ndërkombëtarëve dhe e raporteve të OSBE. Do të vijojmë edhe me reformën territorial. Ky vend nuk ka pushtet vendodor, ka vetëm bashki që janë brejtëse parash. Dhe për t’u kthyer te legjitimiteti i parlamentit, vetingu në politikë. Kjo është sfida politike, morale, juridike ku duhet të kalojë githsecili prej nesh. Hyn i pastër këtu, por zhytesh në vorbulla të krimit dhe duhet të dalësh. Kjo është ajo që kërkojmë ne. Këtu jemi për shqiptarët dhe nuk kërkojmë as ndihmë e as bashkëpunim. Të jetë e qartë.
LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Përjashtimet e PD, përplasje mes Nikollës e deputetëve të “Foltores”!
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar sot se përse janë krisur marrëdhëniet mes tij dhe presidentit turk, Recep Tajip Erdogan. Në fjalën e...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalimin e presidentit turk, Recep Tajip Erdogan në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e tij, gjatë ...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ndërhyrë brutalisht në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në emi...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur zyrtarit amerikan, Gabriel Escobar lidhur me komentin që ai dha për situatën në Partinë Demokratik...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me 8 janarin, ditë që shënoi përpla...
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi akt dinjitoz dhe serioz largimin e Alfred Rushajt nga funksionet e n/kryetarit të Partisë Demokra...
TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është bezdisur në momentin kur përkthyesi i gjuhës turke filloi të përkthente edhe pse Rama ende nuk e ki...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama premtoi se do të kryhet restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër. Në ceremoninë e përurimit të rinovimit të Xhamisë ...
TIRANë – Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi nga Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë se shpreson që muajin e ardhshëm të Ramazanit të përur...
TIRANË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka hipur në makinë pas fjalës së mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë. Në makinë në bashku me Erdogan ka qenë edhe...