LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Përgjimet në burgun e Burrelit: Halim Xhelo vazhdon të shajë udhëheqjen

14 Dhjetor 2021, 08:05 Nga DOSJA
Përgjimet në burgun e Burrelit: Halim Xhelo vazhdon të shajë

KRUJË- Publikohet një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese.

Dashnor Kaloçi

Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti.

Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Shaban Hate, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me bisedat e bëra nga të dënuarit në burgun e Burrelit, ku ai vuante dënimin

 Dhënë B.p. “Beni”

 Marrë P.Op. Shaban Hate

                                                               R A P O R T

Datë 10.4.1969

Pasi u arrit izolimi i Avdulla Sallakut (me përjashtim të Koço Priftit, i cili vazhdon të flas me të), përsëri është krijuar një ambient mjaft i keq jo vetëm anti-komunist dhe mikroborgjez, por edhe anti-shqiptar dhe anti-kombëtar. Këto fushata i udhëheq Qamil Disha dhe Koço Prifti. Që të dy, i pari renegat i Marksizmit dhe që ka rënë në pozitat e fesë, si edhe Koço Prifti, aristokrat dhe borgjez dhe filo-perëndimor, që nga mëngjesi deri në mbrëmje, nuk lënë rast pa shfrytëzuar për të sharë dhe për të ulur çdo gjë shqiptare, duke ngritur në qiell gjithçka perëndimore. Kjo atmosferë është bërë e pa durueshme, sa që me gjithë durimin dhe përmbajtjen, çojnë shpesh në grindje dhe zënie me fjalë. Këta të dy i përkrah Halim Xhelua dhe Iljaz Spahiu.

Me 4 prill u hap një bisedë për gjuhën tone, ku Koço Prifti tha se gjuha shqiptare është mjaft e varfër. Kini reagoi menjëherë, duke thënë se nuk është aq e varfër, sa më duket në muhabet. Muhabeti trashet, ndërhyn Vangjel Xhomaka në përkrahje të Koço Priftit, se mos pret njeri nga nacionalistët e ndyrë, si ai të mbrojë gjuhën shqiptare. Ndërhyn ai me anë të Kinit. Koçoja me përbuzje, tha se gjuha Shqipe është “tat’histe”. Ai e akuzoi Koço Priftin brutalisht, për anti-Shqiptarizmin, nihilizëm të çdo gjëje Shqiptare, e tjera?

Më vonë u zunë Vangjel Xhomaka me atë, ku ky i fundit e akuzojë Vangjelin, si prishës i marrëveshjes për të mos bërë fjalë me njeri në dhomë (para Avdulla Sallakut), për t’i zgjidhur çështjet jashtë, në pajdos. Maqo mori anën tonë. Tani ai, Kini dhe Maqo, kanë vendosur që të mos përzihen dhe të mos i përgjigjen fare provokimeve. Unë kam marrëdhënie të ngushtë me Kinin, Maqon dhe Gramozin, të cilët i shkëputa nga Avdulla Sallaku, si edhe me Dhimitër Kotefën. Flas me Qamilin, me të tjerët nuk flas.

Maqua u zu me Halimin dhe Vangjelin, përqendrimin e tyre dhe qëllimin për të më izoluar mua dhe Vangjelin për qëndrimin e tyre dhe qëllimin për të më izoluar mua dhe Kinin. Halimi vazhdon të shaj Pushtetin popullor dhe udhëheqjen në çdo rast edhe në mënyrë më të ndyrë. Me 1 Prill kur ishim jashtë, ishim ulur tek pusi, përsëri tha: “Ç’pret prej pederastëve që janë në fuqi”. Është bërë me të vërtetë shumë i ndyrë. Ai i tha Maqos, se nuk dua të flas me Halimin, deri sa të ndreqi gjuhën dhe të mos sulmojë socializmin, kjo gjë edhe nga ana taktike (për të forcuar besimin), është e drejtë.

Maqua është inatosur nga telegrami i Rumanisë drejtuar Kongresit të IX-të të Partisë Komuniste të Kinës dhe Vietnamezit. Ngjarjet në Çeksollovaki i nënvleftëson dhe nuk i beson gazetës. Nga bisedat e bëra me Gramozin, del se Xhavit Qesja, ka kaluar krejtësisht në pozita anti-sovjetike dhe anti-komuniste, megjithëse ai përpiqet ta paraqesë veten se është në rrugën italiane, por në fakt është titist. Kur morri vesh për bojkotimin e Kongresit të tyre nga vendet revizioniste, u bë për t’i hedhur ujë të ftohtë.

Maqua e ka shfrytëzuar këtë për ta demaskuar në sytë e të tjerëve. Kinin nuk e la që të bëjë letër Prokurorisë së Tiranës, Maqua, duke i thënë se kjo është lojë e Sigurimit dhe duan ta përdorin ose për shantazh kundër djalit (në rast se e kanë të arrestuar), ose për t’ja paraqitur Jugosllavëve (në rast se është jashtë). Me gjithë ndërhyrjet e atij, nuk arriti të bindte Kinin, që ta bënte dhe për të mos u kompromentuar ai u tërhoq.

                                                                                          “Beni”

Shënim: Detyrat nuk i janë dhënë B.p. pasi nuk ka mundësi.

Të shfrytëzohet rasti kur të dalin në pajdos të gjithë dhe t’i futet në korrespodencën e tij.

Masat operative: Të shtypet dhe si mbas implikimeve, të futet në dosjen e fashikujve.

 P. Op. Shaban Hate

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Shaban Hate, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me bisedat e bëra nga të dënuarit në burgun e Burrelit, ku i vetë vuan dënimin

   Nr. 154                                                                        Dhënë B.p.“Beni”

                                                                                    Marrë P.O. Shaban Hate         

                                                              R A P O R T

Dt. 4.5.1969

Është detyruar të heshtë për një kohë relativisht të gjatë vetëm për arsye të Sigurimit, për të mos ngjallur asnjë dyshim, duke marrë parasysh situatën e ndërlikuar që është krijuar në dhomë.

Halimi dhe Avdullai, nëpërmjet berberit, Skënderit, korrespondon i pari me Viktor Laçin dhe i dyti me Ylli Tabakun. Transmetimi bëhet në kohën e ruajtjes, prandaj duhet që kur të hyjmë në rrojtore, të ketë një roje tek dera, por jo të bëhet gjë me Skënderin. Nga Halimi kemi marrë vesh se kanë ardhur nga Spaçi këtu, Vangjel Lezho dhe Zija Dibra. Jam çuditur pse nuk i kanë pru në dhomën tonë. Sot Pandeliu, i transmetoi Kinit dy defterë letër cigare dhe të fala nga Vangjeli.

Maqua i tha atij se kishte marrë vesh (duket nga Skënderi), që është arrestuar djali i Gjin Markut, nga kjo Maqua nxirrte konkluzionin, se: janë bllofe dhe gënjeshtra, fjalët që janë hapur për Gjinin, se gjoja është dorëzuar dhe përkulur para udhëheqjes sonë dhe se u ka dërguar letra përshëndetje atyre.

Më 27.4.1969, Maqua i tha atij se: kishte marrë vesh nga ajo anë se ishin arrestuar një grup sekretarësh partie dhe se po përgatitej gjyqi i tyre. Me këtë rast Maqua shprehu kënaqësinë, që tani hyri grindja edhe brenda në Parti. Pandeliu, i tha Vangjelit, se këtë vit të ri, do ta festojmë në shtëpi. Shërbyesi i ri është shumë korrekt.

Pas daljes së artikullit të gjatë mbi diktaturën ushtarake sovjetike në diplomaci, më 13 prill 1969, Maqua pati një bisedë me atë (Xhavitin). Maqua i tha atij se tani ishte shumë i qartë, se Jugosllavët dhe rumunët kanë rënë në kontakte të fshehta me kinezët, për pozitën që do të mbajnë kundër sovjetikëve, prandaj ata janë në pozita armiqësore kundrejt Bashkimit Sovjetik. Maqua tha se edhe udhëheqësit tanë do të rregullojnë marrëdhëniet me Jugosllavët, për të krijuar një front të përbashkët, anti-sovjetik.

Për këtë arsye, tha Maqua, u mbajtën në Shqipëri në të njëjtën kohë aktivët e partisë për të analizuar përfundimet e diskutimet popullore mbi arsimin. Për kthesën që do të bëhet lidhur me Jugosllavinë, Maqos i ka tërhequr vëmendjen dhe qëndrimi relativisht i gjatë i Hysni Kapos në Peshkopi dhe nuk përjashtohet mundësia e ndonjë kontakti sekret me Jugosllavët.

Me këtë ai lidhi si mbas tij, edhe vizitën që ka bërë Ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu, një muaj më parë në burg (informata siç duket nga Halimi, nëpërmjet Viktor Laçit), kurse si mbas mendimit të Maqos, ai është takuar me Bedri Spahiun dhe ka dashur që të blejë mendjen e Bedriut, meqenëse ata mendojnë se ai është me Jugosllavët, kurse në fakt Bedriu është kundra tyre. Si mbas Maqos, sovjetikët do t’ja hanë kokën Çausheskut, mundet nga brenda dhe kjo do të ishte e drejtë. Edhe Titua e ka pisk punën.

Dje më 3.5.1968, morëm vesh nëpërmjet Halimit që është shtruar në infermieri, se në Jugosllavi është shpallur mobilizimi i përgjithshëm i popullsisë, gjë që rrjedh nga një letër që kishte marrë një i burgosur jugosllav këtu, ku i thoshin nga shtëpia, se të tre vëllezërit janë ushtarë dhe: “plaku i ka keq punët me fqinjët”.

Kin Dushi, për çdo artikull të gjatë që del, thotë: “Gjendja është shumë e komplikuar dhe e nderë”.

Lidhur me gjendjen në dhomë, mundet të them sa më poshtë: Janë krijuar dy grupe kundërshtare, një reformist dhe një neutral. Grupi i Maqos, atij (Xhaviti), dhe Kinit, si bërthamë pro-sovjetike. Grupi i Halimit, Iljazit dhe Vangjelit, dhe grupi neutral: Dhimitri, Qamili dhe Koçua.

Me Xhavitin, Avdullanë, nuk flet njeri fare nga dhoma, pasi konsiderohen grup pro-perëndimorë dhe pro-titist. Gjoja për shkak të Gramozit, Halimi u zemërua dhe nuk flet me Maqon. Po atë ditë, në shenjë solidariteti, edhe Iljazi nuk flet me Maqon. Vangjeli të nesërmen u bashkua me Halimin dhe Iljazin, për të mos folur me Maqon, për arsye se kur Vangjeli vuri vullnetarisht kandidaturën për përgjegjës dhome, dhe Maqo nuk e përkrahu, atëhere ai u ofendua, duke thënë se e kishte vënë Vangjelin më poshtë se Gramozin.

Neutralët flasin me të dy palët. Maqua është zëmëruar shumë kundër Halimit, Iljazit dhe Vangjelit. Ka bërë për vete edhe Miçon. Denoncimi i Halimit kundër Gramozit në komandë, (megjithëse ai nuk e pranon hapur), ka lënë një përshtypje shumë të keqe në të gjithë dhomën, edhe në grupin e neutralëve. Nga ne ai konsiderohet si njeri që është gati të komprometohet me Komandën, prandaj po përkëdhelet nga Komanda (Vazhdimi i shtrimit në infermieri, pa pasur ndonjë gjë serioze). E gjithë vjella, erdhi se ai hante sheqer në kundërshtim me këshillat të hante sheqer pluhur, e salcë).

Maqua dhe Dhimitri, kanë filluar të dyshojnë për Vangjelin, mos është agjent. Unë e ushqej këtë. Tekë të gjithë, është krijuar përshtypja se Vangjeli, atë ditë që u thirr nga komandanti dhe Operativi, ja ka raportuar plotësisht gjendjen në dhomë komandës dhe si rrjedhim i saj, dhe i kërkesës së Halimit, u bë ndërrimi i përgjegjësit. Vangjeli, kur i thirri në dhomë në bisedë me Miçon, ja tregoi tre herë në tre variante të ndryshme, bisedën me komandën, deri sa Miço i tha troç, që nuk të besoj se po ma thua tre herë një version tjetër.

Në bisedat me Maqon, Dhimitri ka shprehur dyshime lidhur me Vangjelin. Ka arritur puna deri atje, sa të dyshohet edhe gruaja e Vangjelit, mos është agjente e Sigurimit, gjë që mbështet në një dyshim, që vetë Vangjeli ja kishte shfaqur Maqos dhe Xhavitit, ku e shoqja e tij kërkonte me këmbëngulje që ai të bënte lutjet për t’u liruar. Vangjeli konsiderohet si intrigant dhe provokator, nga Maqua dhe Miçua, Kini, Xhaviti. Vangjeli i kishte thënë Miços, se i kishte thënë Operativit se: pse nuk flet me atë? Kjo u konsiderua si provokacion i Vangjelit.

Aktualisht, Kini, Maqua, Xhaviti, nuk flasin me Halimin, Iljazin dhe Vangjelin.

Maqua është zemëruar shumë me Halimin, Iljazin dhe Vangjelin dhe thotë se edhe në të ardhmen, në rast se do të flasë, do të ketë vetëm një mirëmëngjesi, por jo muhabet intim. Për Halimin, Maqua, mendon se, duke qenë njeri me mbeturina të theksuara mikroborgjeze, ajo është i pritur për t’u kompromentuar me udhëheqjen e sotme dhe se Halimi, Iljazi dhe Vangjeli, kanë shpresa se këtë vit, t’i lirojnë me amnisti, prandaj duan të dalin me pikëpamje anti-sovjetike.

Por si mbas mendimit të tij, kjo nuk do të ndodhë. Insistimi i Halimit për të luftuar atë (Xhavitin), duke shpifur për të dhe insistimi i vazhdueshëm dhe presioni i ushtruar prej një kohe të gjatë mbi Maqon, për ta shkëputur atë, (Maqon), nga bërthama më e qëndrueshme pro-sovjetike, Xhavitit e Kinit, e bën Maqon të mendojë, se nuk përjashtohet rasti, që kur Halimi ishte në Tiranë, të ketë takuar me ndonjë kuadër të Ministrisë dhe t’i ketë dhënë të kuptojë se, në rast se do të mendohet, mundet të ketë shpresë për lirim.

Mendimi, sipas Maqos, don të thotë të zësh pozita anti-sovjetike dhe mundësisht të bësh edhe të tjerët të të ndjekin në këtë rrugë. Maqua, nuk ka ndërmend të afrohet i pari, t’u flasë atyre. Po këtë qëndrim do të mbajë edhe Kini dhe Xhaviti. Xhaviti gëzon besimin e plotë tek Maqua, Kini, etj. Ai e ka shtuar qëndrimin pro-sovjetik anti Kinës dhe kundër udhëheqjes, për të forcuar pozitën, Halimi dhe Vangjeli e sulmojnë, por ai mbrohet shumë mirë.

                                                                                                    “Beni”

 Shënim rreth raportit: 

Së bashku me kryetarin, të përcaktojnë detyrat që do t’i jepen agjentit.

Burimi:  Memorie.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

dikur dikur enver hoxha xhavit qesja enver hoxha xhavit qesja

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë