LIVE UPDATES
Politike

Përgjimet e Bild, Zgjidhja kërkon dorëheqjen e Ramës: Kjo është më e pakta

17 Qershor 2019, 18:11 Nga DOSJA
Përgjimet e Bild, Zgjidhja kërkon dorëheqjen e Ramës: Kjo

TIRANË- Partia Zgjidhja ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të Bild, ku shkruan se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Për Zgjidhjen, përgjimet e gazetës gjermane ‘Bild’, nuk po zhgënjejnë askënd: është bërë pazar për çdo votë, me çdo kusht dhe me çdo çmim. Por dhe nuk po habisin askënd.

Është një pazar i ndyrë, një skemë mafioze, në shërbim të të cilës vihet i gjithë shtetit, të gjithë zyrtarët, që intimidojnë dhe kërcënojnë me bukën e gojës punonjësit buxhetorë dhe familjarët e tyre që të votojnë partinë-shtet, ndryshe dalin në rrugë, pa punë”, shkruhet në deklaratën e partisë Zgjidhja.

DEKLARATA E PLOTË

Orteku i përgjimeve të dosjes 184 për zgjedhjet në Dibër po tregon vetëm një pjesë të masakrës elektorale që ndodh në Shqipëri sa herë ka votime, administrative apo të përgjithshme. Përgjimet e gazetës gjermane ‘Bild’, nuk po zhgënjejnë askënd: është bërë pazar për çdo votë, me çdo kusht dhe me çdo çmim. Por dhe nuk po habisin askënd. Në krye të kartelit të vjedhjes së votave është kryeministri Edi Rama, ministrat dhe deputetët e tij që koordinojnë me zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, drejtues  vendorë dhe biznesmenë, me qëllim rrëmbimin e çdo vote në Dibër. Është ish-ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri, zyrtari i akuzuar për sa e sa afera me punët publike, PPP-të, HEC-et apo Unazën e Re, të cilin Rama e ka vënë në krye të Komisionit të  Posaçëm për Reformën Zgjedhore. 

Është ish-deputeti Pjerin Ndreu, njëri prej 61 kandidatëve që Rama ua çon shqiptarëve për zgjedhjet pa rivalë që kërkon të mbajë me çdo çmim dhe me çdo kosto më 30 qershor 2019. Përgjimet bëjnë autopsinë se si partitë e vjetra veprojnë si banda për të siguruar votat, duke vënë në përdorim gjithë makinerinë shtetërore.

Është një pazar i ndyrë, një skemë mafioze, në shërbim të të cilës vihet i gjithë shtetit, të gjithë zyrtarët, që intimidojnë dhe kërcënojnë me bukën e gojës punonjësit buxhetorë dhe familjarët e tyre që të votojnë partinë-shtet, ndryshe dalin në rrugë, pa punë.

‘Zgjidhja’ e ka denoncuar që në vitin 2016 kartelin e drogës që kishte krye Edi Ramën, një skemë shtetërore e lidhur me krimin e organizuar për të nxjerrë miliardat e pista. Me paratë e kanabisit u blenë më pas edhe votat. Përgjegjës kryesor për këtë është vetëm njëri: Edi Rama. Ky mafioz, shef i kartelit të drogës dhe të vjedhjes së votave, që duhet larguar menjëherë nga detyra. Ky njeri i papërgjegjshëm që për egon e tij të pakufishme për pushtet vjedh votat ku dhe si të mundë dhe më pas bastis Shqipërinë.

Ky njeri sot duhet të japë dorëheqjen.  Kjo është më e pakta. Ai ka disa javë që vërdalliset me qindra policë nëpër Shqipëri, duke trumbetuar 30 qershorin dhe duke kërcënuar me burg gjithësecilin që prek votën. Ka shansin që ta nisë nga vetja, nga Gjiknuri, Ndreu, Keshi dhe të gjithë ‘Keshët’ e administratës që duan të blejnë sërish votat me para të pasta ‘kesh’, si 2 apo 3 vite më parë.

‘Zgjidhja’ u bën edhe një herë ftesë publike socialistëve të ndershëm që të distancohen nga sekti i Rilindjes. Ata duhet ta izolojnë Ramën në aventurën e çmendur për t’i vjedhur sërish zgjedhjet dhe më pas Shqipërinë, e për ta çuar vendin në konflikt social. 

 Shqipëria duhet pastruar nga kjo farë e keqe që ka 25 vite që vjedh vota,  duhet çliruar nga kjo kastë mafioze që i ka vjedhur pushtetin popullit, ia blen votën për një thes miell dhe një honorar të qelbur dhe ia merr me dhunë, kur ai reziston. Duhet të triumfojë vota e lirë, ajo që do të çlirojë edhe Shqipërinë nga mafia e partive të vjetra.

Gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild edi rama partia zgjidhja përgjimet e bild 16 pergjimet e bild edi rama partia zgjidhja përgjimet e bild

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet