Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, që zbuluan edhe lidhje të saj në Shqipëri. Në një intervistë që ka dhënë kreu i shtetit për ALB365 ka thënë se SPAK duhet të nisë menjëherë hetimet për çdo zyrtar, sipërmarrës apo sekser shqiptar që mund të jetë i përfshirë. Ndër të tjera ai ka ngitur edhe dyshime se nga vijnë financimet për ndërtimet e kullave në Tiranë, pasi sipas tij kredidhënia në vendin tonë ka rënë.
Pjesë nga Intervista:
Pyetje: Nga një anë kemi që Bashkimi Europian, apo Amerika, thotë luftoni korrupsionin, pasi është shumë i madh. Shohim këtu që bëhen arrestime në stade të vogla tip drejtorësh. Ndërkohë, kohët e fundit po flitet për përgjime, në lidhje me Ndrangheta-n. Ka ende emra të qeverisë dhe të politikës shqiptare, janë në poste të ndryshme, të cilët po lakohen dhe nuk po mbahet një qëndrim, ku duhet të dalin hapur dhe të thonë është apo nuk është e vërtet? Mendimi Juaj si President i Republikës, që qëndroni mbi palët, cili është?
Presidenti Meta: Jam shprehur qartë për pyetjen konkrete që Ju bëni. Për çështjen, që është në hetim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin hetimet nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK. Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është mëse i mjaftueshëm, që të hetohet menjëherë edhe në vendin tonë. Së dyti, është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft problematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave. Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit.
Pyetje: Pretendoni për një mandat të dytë në krye të Presidencës, apo do të ktheheni tek LSI?
Presidenti Meta: Unë jam i shqetësuar për daljen e Shqipërisë nga shinat e procesit të integrimit europian. Sikurse jam mjaft i shqetësuar, prej kohësh, për daljen nga shinat kushtetuese të gjithë shtetit. Ky është shqetësimi im kryesor, rivendosja e vendit sa më shpejt në shinat e Kushtetutës dhe të Integrimit Europian. Ashtu sikurse jam mjaft i shqetësuar dhe i brengosur prej vitesh për fenomenin e shpopullimit të Shqipërisë, për mosdhënien e mundësive të rinjve për të qendruar në vend, për të mos investuar në edukimin e tyre më cilësor sipas kërkesave të tregut të punës, si dhe për të mos iu siguruar atyre një perspektivë me punë më të mirëpaguar. Këto janë shqetësimet e mia kryesore. Nuk është shqetësimi im se cili do të jetë pozicioni im në të ardhmen. Në çdo rast unë do të jem në Shqipëri, do të jem midis shqiptarëve dhe në shërbim të tyre.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta deklaroi se më 25 prill është koha për një përmbysje të madhe. Në një intervistë për ‘Alb365’ kreu i shtetit, ka t...
BRUKSEL– Shefja e Operacionit të Monitorimit në Shqipëri, ose ndryshe, Genoveva Ruiz Calavera është shkarkuar nga posti i saj. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht...
LUSHNJE– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takimin me qytetarët në Lushnje. Gjatë bashkëbisedimit me ...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama nga lagjja e re që po rindërtohet në Vaqarr, ka ironizuar përgjimet e Ndrangheta-s, që kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave...
TIRANË- Partia Demokratike dhe Bashkia e Tiranës janë përfshirë në një replikë për çështjen e vlerësimit të banesës së Riza Nozllit. Zëdhënësja e se...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur sërish bashkisë Tiranë, në lidhje me rastin e Riza Nozllit dhe familjes së tij, për ...
DIBËR- Dhjetra qytetarë kanë denoncuar me disa postime që janë kthyer virale në rrjetet sociale, kandidimin e Qazim Gjonajt, ish-kryetar i Gjykatës së Rret...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka dorëzuar në SPAK padinë për ish-kryetarin e Bashkisë, Xhelal Mziun. Kjo padi nga ana e Sulit është bërë për...
TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla në ‘Neës24’ ka folur për përgjimet e antimafias italiane duke deklaruar me përgjegjësi se banda krimina...
Pandeli Majko ka një karrierë të gjatë politike në Shqipëri, i zgjedhur dy herë si kryeministër dhe për 6 legjislatura si deputet i Partisë Socialiste në Kuvend...