LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Përgjimet e agjentit në Burgun e Burrelit: Në dhomë ka spiunë dhe na spiunojnë

15 Dhjetor 2021, 07:19 Nga DOSJA
Përgjimet e agjentit në Burgun e Burrelit: Në dhomë ka

BURREL – Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit.

Dashnor Kaloçi

Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, kapiten Shaban Hate, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me bisedat e bërë nga disa të dënuar në burgun e Burrelit

Nr.157

Dhënë B.p. “Beni”

Marrë P.Op. Shaban Hate Xhaviti

Raport datë 23.5.1969

Të nesërmen që erdhi në burg për vizitë Halim Ramohito, me prokurorin që morëm vesh, nëpërmjet Ademit dhe Gjergjit të kuzhinës, Maqua e komentojë këtë vizitë me këto fjalë. “Në rast gjendje të acaruar, burgun e merr në dorëzim ushtria”. Pra si rrjedhim i vizitës të Halimit, do të thotë se kemi të bëjmë me gjendjen e acaruar? Në bisedë ku merrnin pjesë për veç Maqos, Miçua, Kini dhe Xhaviti, Miçua ngriti mendësinë e një amnistie, për të burgosurit politik në nëntor, duke shpjeguar këtë për interesat e vet udhëheqjes.

Maqua e kundërshtoi këtë me rreptësi një mundësi të tillë duke thënë se: në rast se do të pranojmë këtë, atëhere duhet të pranojmë se këta janë të fortë si brenda dhe nga jashtë, pastaj kur hyn brenda Maqua, i tha Xhavitit dhe Kinit veç e veç, se edhe në qoftë se bëjnë ndonjë amnisti dhe lirojnë gjysmën e të burgosurve të Burrelit, këtë e bëjnë vetëm për të liruar burgun, për të sjellë ata që mundet të arrestojnë (ose i kanë në listë me lapës të kuq), në rast të një krize! Ky ishte një budallallëk i madh dhe bile Kini ja tha troç, se çudi se si ai mundet të bënte një supozim të tillë kaq naiv.

Aty nga data 8-9 Maj, Halimi mori një letër nga djali në të cilën ndërmjet të tjerave i thoshte se Zhani (djali i Kinit i madhi), ishte bërë djalë i mirë dhe jetonte tek gjyshja dhe kishte hyrë në punë. Pasi e analizuan këtë gjë, arritëm në konkluzion se: siç duke tani është arratisur në Jugosllavi dhe e kanë kthyer Jugosllavët dhe këto mbasi e kanë mbajtur në Hetuesi, kanë vendosur të mos e dënojnë, e kanë liruar dhe e kanë vendosur në punë. Për këtë Kini, pasi u morr vesh me Maqon dhe Xhavitin, i shkruajti një letër Ministrit Brendshëm, duke i kërkuar që të mësonte mbi gjendjen e fëmijëve, si dhe për gruan që nuk i sillte fëmijët për t’i parë.

Megjithëse më tha se do të ma lexonte letrën para se t’u niste, ai e grisi kopjen dhe nuk ja lexojë as edhe Maqos, duke i thënë se e grisi gabimisht. Maqua u zemërua, por nuk i tha gjë atij. Kjo është pika më delikate e Kinit (fëmijët) dhe në rast se në një mënyrë apo tjetrën do t’i plotësohet kjo dëshirë, ai do t’i ishte shumë mirënjohës organeve.

Mendojë të kihet parasysh kjo. Përveç kësaj, Kini shpresonte në rastin e ndonjë amnistie në Nëntor dhe mundet të lirojnë, megjithëse nuk e shfaq këtë me Maqon. Atij i tha se lirimi i djalit dhe vendosja e tijë në punë në Tiranë, nuk janë të thjeshta, por reflektojnë edhe konsideratën e organeve karshi teje dhe janë një shenjë e mirë.

Më 15 Maj, Vangjeli, Halimi dhe Qamili, morën iniciativën dhe hartuan konceptimin e një letre për sekretarin e Partisë të rrethit dhe Prokurorit, për të ndërhyrë që të nisej sa më parë për në spital Iljaz Spahiun. Ja dhanë edhe shokëve të tjerë për ta lexuar dhe firmuar, të gjithë ranë dakord me përjashtim të Xhavitit dhe Dullës, të cilëve nuk jua lexuan në fillim.

Ai duke e ditur se ata nuk do ta firmosnin, ndërhyri pranë Miços, që të jua lexonte dhe të propozonte që të firmoste këtë akt humanitar. Qëllimi ishte që duke refuzuar ata këtë akt humanitar, do të ngjallnin indinjatën e të gjithëve dhe do t’i jepej mundësia atij që nën flamurin e unitet, të zhduken të gjitha grindjet që ekzistonin ndërmjet Halimit, Maqos, atij, e të tjerë dhe kështu ndodhi.

Maqua shkoi tek ata dhe komunikojë që tua lexonte, Xhaviti ndërhyri duke thënë. Xhavit Qesja nuk pranon të vejë firmën e tij, krahas diversantit, tradhtarit të komunizmit agjentit, Maqo Çomo dhe kriminelëve dhe spiunëve të tjerë që janë në dhomën tone, e tjerë. Po këtë qëndrim mbajti edhe Dulla, Xhaviti tha se unë kam kërkuar që të ik nga kjo dhomë, se asnjë nga pikëpamjet ideologjike apo politike, nuk më lidh asgjë me ju, me përjashtim të Avdullajt.

Miçua ja transmetojë këto fjalë, të gjithëve veç e veç dhe në dhomë u ngjallë një indinjatë e thellë karshi atyre të dyve, bile edhe Koço Prifti u likuidua. Atëhere ai thirri në krevat Maqon dhe Miçon kurse me Koçon, bisedojë veçmas dhe propozojë që të mbahet një qëndrim i përbashkët, t’u jepej përgjigje dhe më e fortë se provokatorëve dhe ajo që është më e rëndësishme, neve në mënyrë unanime të ndërhynim dhe të zhduknin të gjitha mosmarrëveshjet tona dhe të krijonim një unitet të tillë, që t’i tërbojë ata.

Të dyve gjithashtu duhej t’u shpallnim atyre hapur me anë të Miços, se këtej e tutje se s’kemi se çfarë bëjmë me ta, as me dëshirën e tyre, as në porosi dhe çdo gjë ta bëjnë vet. Maqua ra dakord me këtë. U angazhua Miçua të bisedojë me Vangjelin dhe Halimin, për të zhdukur mosmarrëveshjet. Ai mori përsipër të bisedonte me Gramozin, që të pranojë të shkëputet plotësisht nga ata.

Të nesërmen në mëngjes më 16 maj, në kohën kur Dulla dhe Xhaviti bashkë me disa të tjerë shkuan për t’u rruar, mbetëm në dhomë, ai, Koçua, Halimi, Maqua, diskutuam hapur për këtë dhe ramë dakord me propozimin tim. Një natë më parë kur Miçua e thirri Halimin dhe i transmetojë përgjigjen e Xhavitit, me qëllim i shtojë vet fjalët e Xhavitit, se këtu ka kriminelë, si “Halim Xhelua”, për të ekzistuar sa më shumë kontradikta në dhomë, futet grindja dhe që neve të ankohemi më lartë.

Avdulla Sallaku me Xhavit Qesen shprehen: “Në dhomë ka spiunë dhe na spiunojnë duke i mbajtur sytë në drejtim të Vangjel Xhomakës, burimi i thotë Xhavitit se ç’janë këto marrëzira që bënë, Avdullai i thotë burimit, se shkuarja jote në Tiranë dhe futja në birucë, me lënë shumë të dyshojë pse nuk e bëre operacionin kur ishe në Tiranë, apo shkove për ndonjë punë që ti e dinë vetë! Burimi inatoset dhe i thotë Avdullait. Ti ke deklaruar vet, se kur ke qenë i lirë ke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit dhe veprojnë nëpër legata, mendimin tim e përforcoj edhe Maqo Çoma, atëhere kush na siguron se edhe ti, nuk ke hequr dorë si spiun, je future në biruca dhe të kanë nxjerrë para kohe.Dhoma heshti, Avdullai zuri nuk pushonte, Xhaviti i drejtohet burimit dhe i thotë, Avdullai nuk e ka direkt me ty, u nxitua. Xhaviti dhe Avdullai, po bëjnë ç’është e mundur të largohen nga dhoma bile i kanë bërë edhe letër Komitetit Qendror. Në dhomë mbretëron qetësi absolute, burimi gëzon simpatinë e plotë të dhomës, me përjashtim të Xhavit Qeses e Avdulla Sallakut. Halim Xhelua është bërë i pa durueshëm dhe ofendon udhëheqjen për ditë.

Shënim: Pjesa e fundit e raportit është shkruar prej meje (P.Op.), për faktin se qe në copa letrash të pa lexueshme, nuk qepej në dosje, u kopjua si mbas thënieve origjinale të B.p. Në raporte B.p. përmend emrin e vet, ju bënë korrigjime, duke shënuar në atë mënyrë që të mos kuptohet.

Siç del nga raportet, ai i pari dhe ky del se elementi armik anti-parti vepron në urrejtjen më të madhe në aktivitet armiqësor. Dyshimet tek B.p. janë nga ana e të dënuarve, megjithëse kjo e dyshimtë.

Masat Operative:

Të shtypet edhe si mbas implikimeve të vendoset në dosje e fashikulla. Veprimet e përmendur nga Avdullai në drejtim të B.p. janë kryer nga ana e jonë.

Të mendohet së bashku me udhëheqjen e Degës, për të bërë ndonjë kombinacion e të takohet B.p. e t’i jepen detyra të studiuara e të udhëzohet drejtë, pasi nuk vepron mirë.

PUNËTORI OPERATIV

Dokumenti me shënimet operative të Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të Burrelit, Flamur Sinojmeri, me udhëzime e sugjerimet se si duhet të veprojë bashkëpunëtori i Sigurimit “Beni”, për përgjimin e të dënuarve

SHËNIM OPERATIV

Me datën 7 maj 1970, Xhavit Qesja dërgon një letër në adresë të ish-Kryetarit Degës së Punëve të Brendshme rrethit, shokut Fahri Kraja, në përmbajtjen e së cilës kish shprehje të ulta e fyese në drejtim të Ministrisë. Letrën ai e bënte i nisur nga një takim që ishte organizuar nga ana jonë me të, ku u bisedua për çështje të ndryshme, sidomos për arsyet që ai ishte larguar nga dhoma e elementit anti-parti dhe qëndronte i izoluar. Qëllimi ishte të siguronim ndonjë provë në drejtim të Halim Xhelos, meqenëse kishim grumbulluar material për të marrë para përgjegjësisë penale. Gjatë bisedës me të nuk u ekspozua qëllimi tonë dhe interesi që kishim për Halim Xhelon. Këtë veprim ai e konsideroi provokacion, e mbi këtë bazë përpiloj letrën. Takimi me këtë armik u bë jo i studiuar mirë, ta organizonim atë vetëm atëhere kur të ishim plotësisht të bindur në qëndrim që do të mbante ndaj elementit që kishte ta bënte.

Burrel me 15.5.1970

Kryetari i Degës P. Brendshme

Flamur Sinojmeri

Plan i masave agjenturiale-operative i miratuar nga Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Burrelit, Flamur Sinojmeri, lidhur me përgjimet që duheshin bërë ndaj të dënuarit Xhavit Qesja

APROVOHET

KRYETARI I DEGËS P. BRENDSHME “SEKRET”

Flamur Sinojmeri Ekzemplar Nr.160

Burrel me 28/5/1970

PLANI I MASAVE AGJENTURIALE OPERATIVE NË DREJTIM TË BURGOSURIT XHAVIT QESJA

Nga një letër gjetur në kutinë postare del se i burgosuri Xhavit Qesja, vazhdon veprimtarinë armiqësore të shprehur në shpifje dhe urrejtje, letër kjo drejtuar Ministrisë. Me qëllim që të grumbullojmë të dhëna qoftë në rrugë ilegale dhe legale dhe për të mundur të bëjmë rigjykimin e tij, mendojmë që të marrim këto masa agjenturiale operative:

Xhaviti ka qenë në kampin e Zvërnecit të Vlorës së bashku me elementet të tjerë anti parti, siç janë Nuri Huta, Pëllumb Dishnica, Rasim Tahiri, Xhafer Vokshi, Gjovalin Vuka, Peço Fidhi, ku me këta ka bërë biseda. Sa sipër të korrespondohet me Degën e Vlorës se ku ndodhen këta, në se ndonjëri është b.p. organeve tona, po qe se e lejon interesi operativ, të vinë për takim tek Xhaviti, ose të udhëzohen që ti shkruajnë letra. Detyrë kjo brenda muajit Maj 1970. Kryen P.Op. Shaban Hate, Kontrollon Zv/Kryetari i Degës Ismail Musta.

Edhe puna e B.p. “Parashutisti” i Degës P. Brendshme Elbasan, datë 16.4.1968, është e rëndësishme. Sa sipër të korrespondohet me Degën në fjalë, nëse mbahet në lidhje ky B.p. e mundet të veprojmë në drejtim të Xhavit Qeses. Po ashtu të veprohet me B.p. “Skëndi” i Degës Elbasanit. Detyrë kjo brenda muajit Qershor 1970. Kryen P.Op. Shaban Hate, kontrollon Zv/Kryetri i Degës, Ismail Musta.

Po qe se Xhaviti kërkon të bashkohet me të dënuarit anti parti ose ndonjë pjesë tjetër të burgut të shihet kjo situatë, duke marrë masa qoftë në organizimin e drejtimin e agjenturës dhe në sigurimin e ndonjë materiali me efekt ligjor. Detyrë kjo e përhershme, kryen P.Op. Shaban Hate, kontrollon Zv/Kryetari i Degës, Ismail Musta.

Xhaviti financohet qoftë me lek dhe ushqime nga familja dhe të afërmit e tij në Durrës, të shihet kjo mundësi duke bashkëpunuar me Degën e P. Brendshme Durrës, se mundet të firmoset nga ndonjë lidhje e tij e që nga ana jonë nuk duhet. Detyrë kjo brenda muajit Qershor 1970. Kryen P.Op. Shaban Hate, kontrollon Zv/Kryetari Ismail Musta.

Të kontrollohet imtësisht korrespondenca e tij qoftë ajo që i vijnë nga jashtë (familjet, farefisi apo shokët) dhe ato që dërgon Xhaviti dhe të veprohet me to sipas interesit operativ. Detyrë kjo e vazhdueshme. Kryen P.Op. Shaban Hate, kontrollon Zv/Kryetari Ismail Musta.

Të kontrollohet krejt literature e Xhavit Qeses në burg, për të mundur të sigurojmë ndonjë material me forcë ligjore, me që ai merret me shkrime. Detyrë kjo brenda muajit Korrik-Gusht (kjo lihet e avancuar për faktin që të mos dyshojë nga letra që ai i ka dërguar Ministrisë). Kryen P.Op. Shaban Hate, kontrollon Zv/Kryetari Ismail Musta.

Do të porositen oficerët e rojës që për personat që do t’i vinë në takim Xhavitit, të më njoftojnë menjëherë dhe nga ana jonë të merren masa duke i dëgjuar me T.O. Detyrë kjo e vazhdueshme. Kryen P.Op. Shaban Hate, kontrollon Zv/Kryetari Ismail Musta.

Do të korrespondohet me Degën e P. Brendshme Durrës, për të marrë nën kontrollin e agjenturës lidhjet e tijë dhe po qe se del gjë për objektin tone, të na e dërgojnë me një herë. Detyrë kjo e vazhdueshme, kryen P.Op. Shaban Hate, Kontrollon Zv/Kryetari Ismail Musta.

Xhaviti nga ana jonë të vlerësohet si përpunim kryesor dhe të punohet për të dokumentuar veprimtarinë armiqësore dhe për çdo gjë që do të dal të vihet në dijeni me një herë udhëheqja e Degës. Detyrë e vazhdueshme, kryen P.Op. Shaban Hate, kontrollon Zv/Kryetari Ismail Musta.

PUNËTORI OPERATIV

Shaban Hate

SHËNIM!

Xhavit Qesja u dënua me 17 vjet 2 muaj 19 ditë, për një letër me përmbajtje armiqësore, duke ju kushtuar të dy dënimeve. Memorie.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

dikur dikur burgu i burrelit dashnor kaloci burgu i burrelit dashnor kaloci

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni