LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Përgjigjja për djalin e Kostaq Stefës: Thoni rroftë Partia, ai është pushkatuar sot në mëngjes

31 Mars 2020, 06:16 Nga DOSJA

Dënimi dhe pushkatimi i pedagogut të “Harry Fultz”-it, kryetarit të shoqatës së parë të boy scout-ve në Shqipëri, Kostaq Stefa. Gjatë luftës shoqëroi si përkthyes një grup amerikanësh të rrezikuar nga pushtuesit nazistë, por pas saj, u dënua si agjent

Ata ishin pesë fëmijë. Alfredoja ishte më i madhi. Motra e tij më e vogël, pikërisht atë ditë, mbushte 1 vjeç. Ngjarjet e atyre muajve, nga shtatori 1947, e kishin rritur djaloshin më tepër seç mund ta rriste mosha. Në fillim, mbrëmjen e 8 shtatorit, në portën e shtëpisë së tyre në lagjen Mangalem, ishin dëgjuar disa të goditura dhe më pas tre burra me rroba ushtarake kishin hyrë në shtëpi dhe pasi kishin pyetur kush ishte Kostaq Stefa, i kishin thënë: “Në emër të popullit, je i arrestuar”. I kishin vënë prangat dhe e kishin marrë me vete. E ëma e Alfredos i kishte thënë djalit të madh të kujdesej për fëmijët dhe i kishte ndjekur nga pas për të parë ku po e çonin të shoqin.

E kishin çuar në Degën e Brendshme, aty ku i gjithë qyteti i Beratit e dinte që ishin birucat e torturave. Më pas, në mes të janarit 1948, ishte bërë gjyqi në kinemanë e qytetit dhe familja kishte mësuar dënimin me vdekje të Kostaqit. Kishin kaluar një muaj e gjysmë ankthi në pritje të përgjigjes nga Gjykata e Lartë dhe më në fund, më 1 mars, Elenin e kishin thirrur në degë dhe i kishin thënë që Gjykata ia kishte falur jetën Kostaq Stefës dhe e kishte dënuar me 101 vjet heqje lirie. Gjithçka është relative në këtë botë. Ky lajm ishte më i bukuri i jetës për Elenin që u kthye në shtëpi duke ia thënë çdo të njohuri që shihte rrugës që Kostaqit i ishte falur jeta. Kur mbërriti në shtëpi, i tha djalit të madh, Alfredos të shkonte e t’ua thoshte të afërmve dhe fqinjve që jetonin në rrugicat e Mangalemit. Atë pasdite ata filluan të vinë për urim në familjen e tyre. Elenit i kishin thënë edhe që në datë 3 apo 4, Kostaqin do e çonin në burgun e Burrelit, ndaj mëngjesin e datës 3, ajo mori lejë për të birin në shkollë dhe e dërgoi me disa pasta të mbështjella mirë, disa nga të cilat edhe për policët si urim që Kostaqi kishte shpëtuar, për të pyetur kur do të nisej ai në Burrel.

Imagjinoni një djalë adoleshent që gjatë atyre muajve i ishte përmbysur bota, por pastaj, vetëm një fjalë e kishte kthyer çdo gjë në vend brenda shpirtit të tij. I ati do të shkonte larg, do ta shihte shumë rrallë, do i mungonte shumë, por ai do të kishte një baba të cilit mund t’i shkruante, ta takonte herë pas here, një baba për të cilin do kish mundësi të shpresonte që një ditë mund të kthehej në shtëpi, nëse vendimet ndryshonin. Dhe kaq ishte shumë! Ndaj atë ditë me siguri që kishte më shumë gëzim sesa trishtim në hapat e tij drejt burgut të qytetit ndërsa mbante me kujdes pakon e pastave. Nëse vazhdoni të imagjinoni, atë që ndodh më pas është e vështirë ta perceptoni. Siç tregon Eleni Stefa, në librin e saj të shkruar në vitet e fundit të jetës, “Kostaq Stefa-Martiri i Demokracisë”, polici ia kish marrë pastat Alfredos, ia kishte dhënë një polici tjetër dhe pastaj ishte kthyer nga djali dhe i kishte thënë: “Për Kostaq Stefën i keni këto? Thoni rroftë Partia, se ai është pushkatuar sot në mëngjes.”

Alfredoja ishte kthyer me vrap te ema, i kishte treguar çfarë i kishin thënë dhe më pas ajo kishte vrapuar vetë drejt burgut. “Mbeta si e ngrirë, por kolegia ime, Fili Cici, më tha: “Leni, mblidhe veten. Shko vetë më mirë se Alfredoja është kalama dhe kushedi ka ndonjë keqkuptim. Nisu se ta mbaj unë klasën.” Ika me vrap, pa kthyer kokën prapa, por afër pazarit shikoj Ymer Haznedarin, i cili ishte i përlotur dhe më doli përpara. Më përqafoi dhe më tha: “Leni, moj motër! Na i kanë vrarë sot në mëngjes, Tajfurin (vëllain e tij) dhe Kostaqin.” Në ato çaste m’u nxi çdo gjë rreth e rrotull, por nuk e di se ku i gjeta forcat dhe i thashë Ymerit: “Unë do të shkoj atje!” Edhe pse ai këmbënguli që ishte e kotë, unë vrapova me një frymë drejt degës dhe kur ma përsëritën edhe mua të njejtën gjë si edhe djalit, Alfredos, nuk di se ç’kam nxjerrë nga goja, duke uluritur dhe sharë policët, derisa njëri nga ata më dha një pëllëmbë fytyrës dhe unë rashë përtokë…”, shkruan në librin e saj, Eleni.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ajo çfarë i kishte ndodhur Kostaqit të saj ishte e pabesueshme. Ai ishte një nga ata djemtë me inteligjencë dhe zotësi të spikatur që sapo mbaroi “Harry Fultz”-in e caktuan pedagog në atë shkollë, u bë kryetar i shoqatës së parë të Boy Scout-ve të Shqipërisë dhe shkoi edhe në Londër për t’u trajnuar në vitin 1927, pikërisht atë vit kur njohu Elenin, në atë kohë gjimnaziste në Shkollën Normale Femërore të Korçës. U fejuan pas tre vitesh dhe pas pesë vitesh u martuan, duke u bërë prindër të pesë fëmijëve. Pas martesës, Kostaqi shkoi me studime në Firence, nga u kthye në vitin 1936 për t’u vendosur më vonë me familjen, në qytetin e tij dhe të Elenit, Berat ku të dy iu kushtuan mësimdhënies, por pati edhe një mision tjetër të veçantë gjatë kësaj periudhe Kostaq Stefa, që përputhej me karakterin e trashëguar të një familjeje patriote dhe të kultivuar të një boy scout-i. Atij iu ngarkua shoqërimi deri në kufi i një grupi mjekësh dhe infermierësh amerikanë, të cilëve u kishte rënë avioni në Shqipëri në nëntor 1943. U kthye në shtëpi në janar 1944 pasi kishte vënë veten në rrezik për disa muaj, por kush mund ta mendonte që pas vetëm 4 vitesh, në mes të janarit 1948 do të dënohej me pushkatim si agjent i amerikanëve. Amerikanët jo vetëm që nuk konsideroheshin më aleatë, por kushdo që kishte pasur të bënte me ta, po dënohej. Nxënësit e Harry Fultz-it ishin në krye të listës. Kur e thirrën Elenin në hetuesi e pyetën nëse Harry Fultz-i kishte qenë në shtëpinë e tyre dhe çfarë mbledhjesh ishin bërë aty nën drejtimin e tij. Asnjëra nga të dyja nuk kishte ndodhur, por të dyja dhe më shumë janë shkruar në akuzat për Kostaq Stefën që do ta çonin atë drejt pushkatimit.

Bashkë me Hamit Myftiun (ish-deputet), Tajfur Haznedarin dhe Baba Bedri Cakranjin mëngjesin e 3 marsit u pushkatuan të lidhur me zinxhirë, pranë përroit të Uznovës, në Berat. Ato çaste po niste një ditë e re. Kostaq Stefa ishte 42 vjeç. Vajza e vogël, atë ditë mbushte 1 vjeç. Ai mëngjes duhet të kishte qenë një nga ato mëngjese kur besohet se jeta është e bukur.

Marrë nga Kujto.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur harry fultz kostaq stefa harry fultz kostaq stefa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet