LIVE UPDATES
Editorial

Perdja e re e hekurt

1 Korrik 2021, 11:23 Nga DOSJA
Perdja e re e hekurt

Nëse hapim hartat e dy mijë viteve të fundit, nuk është e vështirë të dallojmë ngjashmëri mes tyre.  Në vitin 395, perandori romak Theodosius vendosi ta ndajë perandorinë më dysh. [Link] Nga njëra anë doli ajo që më vonë u quajt Perandoria Bizantine, në anën tjetër, një mori shtetesh që përbëjnë historinë e “Evropës”. Nëse ke sy të fortë dhe e dallon hartën me vëmendje, ajo që sot përbën Shqipërinë, qëlloi të bjerë në Lindje. Dhe nëse shkojmë pak më tutje, në vitin 1054, Kisha Katolike Perëndimore dhe ajo Orthodokse Lindore i lanë duart me njëra-tjetrën duke krijuar Skizmën e Madhe. [Link] Ndërsa në vitin 1945, në në Jaltë të Krimesë, tre shtete fitimtare të Luftës së Dytë Botërore arritën në një pazar për të ndarë zonat e influencës, gjë që krijoi aty për aty të ashtuquajturën Perde e Hekurt dhe Luftë e Ftohtë. Edhe kësaj here, Shqipëria qëlloi nga ana e Lindjes.

Prej këtu mund të fillosh të aludosh mbi fat të paracaktuar dhe mallkim historik apo banalitete të tjera të ngjashme. Më 395 ramë në Lindje, fatkeqësi: më 1053, në mes, por gjithsesi më afër Lindjes se sa Perëndimit. Dhe më 1945, në Lindje sërish.

Një ndarje e re është shfaqur dhe po forcohet gjatë dekadës së fundit dhe Ballkani dhe Evropa Lindore gjenden sërish në mes. Nga njëra anë janë demokracitë liberale, me tipar thelbësor shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore të njeriut. Nga ana tjetër janë diktaturat dhe gjysmëdiktaturat, Lukashenko, Putini, apo Alievi, ku tipikja është mungesa e shtetit të së drejtës, dhunimi i herëpashershëm i të drejtave dhe lirive themelore, kontrolli i ekonomisë dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore për llogari të pushtetit.

Në mes të këtyre, pra regjimeve të tipit Lukashenko, Putin apo Aliev dhe demokracive perëndimore, ka një zonë gri, me shtete ku duket se ka një përplasje reale mes dy drejtimeve, ku demokracia liberale, shteti i së drejtës dhe të drejtat e njeriut janë në përballje me tendencën e kundërt.

Në Poloni e Hungari e Turqi, korrupsioni politik ka veshur petkun e nacionalizmit fetar ndërsa më në jug, në Rumani, Serbi, Shqipëri, Bullgari e Turqi, korrupsioni politik dhe krimi i organizuar duket sikur kanë përqafuar një lloj ideologjie të re. Mund ta quajmë këtë ideologji “post-Marksizëm”. Është si të thuash, kapitalizmi sipas leksioneve të komunizmit. Ky është një lloj kapitalizmi që thotë, “bëj gjithçka që ke mundësi të bësh për t’u pasuruar. Vidh, vrit, kurdo që të jepet rasti.” Nëse vdes apo bie në burg në përpjekje e sipër, vdekja nuk është dënim për çfarë ke bërë, por është një lloj aksidenti, një lloj fatkeqësie. Rreziku i kësaj fatkeqësie nuk përbën argument kundër sipërmarrjeve kriminale as në politikë dhe as në krim. Pra ia vlen të bësh çfarë të mundesh dhe është dobësi apo budallallëk të kesh skrupuj moralë sepse në kapitalizëm, siç na kanë mësuar gjatë kohës së komunizmit, nuk ekziston asnjë lloj morali, e mira e përbashkët është një gënjeshtër për naivët. Vjedhja shfaqet si një lloj superioriteti mendor.

Tipari i përbashkët i regjimeve të llojit Lukashenko dhe demokracive joliberale të llojit Orban apo Erdogan është gangsterizmi politik; politikëbërja e halabakut të lagjes, i cili rekrutohet nga politika për të dhunuar votuesit para se të dhunojë edhe politikën e të bëhet zot i vendit. Ne në Shqipëri kemi parë shumë nga ky lloji i gangsterizmit politik, veçanërisht në zgjedhjet e fundit, por vështirë se mund të thuhet se jemi përfundimisht të rënë në kategorinë e pjesës tjetër të Evropës Lindore.

Gjithsesi, është e qartë se ne tashmë gjendemi në këtë udhëkryq dhe dukshëm e kemi marrë në mënyrë shumë pasive këtë punë. Nëse shohim pasivitetin me të cilin shqiptarët po përballen sot me krimin dhe korrupsionin, (pa lënë mënjanë këtu një pjesë jo të vogël të popullsisë që nuk e konsideron mëkat as trafikun e qenieve njerëzore dhe as vjedhjen), mund të duket sikur historia na ka dënuar që të biem në Lindjen e “demokracive joliberale” apo regjimeve të llojit Lukashenko dhe ne jemi pajtuar me këtë fat.

Por fakti është që duhet pak përpjekje nga njerëzit normalë të vendit për t’i thënë jo demokracive joliberale dhe regjimeve dhe për t’i thënë po demokracisë liberale. Dhe pyetja mbetet e vlefshme: në cilën anë të gardhit të ri të ndarjes së madhe botërore doni të jeni? Në anën e demokracive liberale, ku ekzistojnë dhe mbrohen të drejtat themelore të njeriut dhe ku ekziston shteti i së drejtës, apo në anën e demokracive jolibeale dhe diktaturave të shekullit të njëzet e një?/Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial edi rama marredheniet rama-erdogan rexhep tayip erdogan edi rama marredheniet rama-erdogan rexhep tayip erdogan

Sondazh

Poll
Editorial 29 Qershor 2021, 20:41

Danimarka, sërish “Hirushja” e Euro 2021?

Kampionati Europian i futbollit ka hyrë në fazën e emocioneve “vrastare”. Kampion të mëdhenj si Ronaldo janë larguar, ndërsa ekipe pretendente si Franca e Gjerm...

Editorial 29 Qershor 2021, 16:40

Grenell, si provokator në shërbim të mitit serb

La zananë e zu zurnanë: kështu do t’i thuhej, me një fjalë të vjetër shqipe, ndërrimit të profesionit nga z. Richard Grenell, i cili është vënë të provokojë his...

Editorial 24 Qershor 2021, 11:52

E vërteta e Ramës për dështimin e BE-së

Plot 7 vjet nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria e sheh veten të ngecur. Këtë herë Bashkimi Europian nuk e caktoi datën për hapjen e negociatave ...

Editorial 22 Qershor 2021, 09:48

Mesazhi pas sulmit ndaj Dritan Lelit

Unë nuk e njoh Dritan Lelin. Nuk e kam takuar asnjëherë. Di vetëm atë që dinë të gjithë. Ai është kryetar i Bashkisë së Vlorës prej vitit 2015. Pasi mbylli mand...

Editorial 22 Qershor 2021, 07:45

Fiskalizimi, mirë apo keq?

Nga janari 2021, ekonomia jonë hyri në një proces të ri, në implementimin e përdorimit të faturës fiskale.Deri më sot, situata nuk ka qenë aq shumë problematike...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet