LIVE UPDATES
Editorial

Grenell, si provokator në shërbim të mitit serb

29 Qershor 2021, 16:40 Nga DOSJA
Grenell, si provokator në shërbim të mitit serb

La zananë e zu zurnanë: kështu do t’i thuhej, me një fjalë të vjetër shqipe, ndërrimit të profesionit nga z. Richard Grenell, i cili është vënë të provokojë historinë e popujve të Europës juglindore, kinse për të përkujtuar Betejën e Kosovës të vitit 1389, duke e lidhur me festën fetare të Kishës serbe, – kujtimin e martirizimit të Shën Vitos, – madje edhe me do “Serbian holy martyrs” të betejës në fjalë.
Beteja e Kosovës e vitit 1389 ishte betejë e një koalicioni të vogël “të krishterë” ballkanas – serbë, arbërorë, boshnjakë – kundër ekspandimit turko-osman në rajon. Despoti Lazar Grebljanivić, bir dobiç i Stefanit Dušan, kishte qenë deri aty më parë vasal i sulltanit dhe haraçpagues i tij nëpërmjet një traktati të 1375-s, por u vu në krye të ushtrisë së koalicionit sepse gëzonte titullin me të lartë në titullaturën e koalicionit. Në Mesjetë hierarki të tilla, sidomos në fushata luftarake, funksiononin. Nën komandën e tij i quajturi “koalicion i të krishterëve ballkanas” u thye prej ushtrisë turke.

Falë burimeve osmane, përplot me hollësi për këtë betejë, mund të rindërtohen me përafërsi edhe formacionet, përfshirë edhe pjesëmarrjen e arbërorëve [Arnavud] ose të “trupave arbërore” [Arnavud Askeri] në koalicionin në fjalë. Në formacionin luftarak nga ana e të krishterëve: në mes despoti Lazar me të birin; në të djathtë nipi dhe dhëndri i tij Vuk Branković dhe Gjergji II Balsha, bir i Strazimirit, që ishte po ashtu dhëndër i Lazarit ngase i kishte marrë për grua të bijën Jelena (“një i pafe me emrin Jorgji” në burimet osmane ose “sundimtari i Shkodrës së Arbërisë” [Arnabud Iskenderijesi hakimi] etj.); në të majtë prjësi i Bosnjës Tvrtko dhe fisniku arbëror Dhimitër Jonima (“Jund-oglu” në burimet osmane), si edhe ndonjë tjetër prijës arbëror që kronistët osmanë e kanë quajtur “sundimtari arnaud”, ose edhe vetë Theodor Muzaka, sikurse vetë kronisti i Muzakëve e mëton. Të gjithë këta prijës kishin të rreshtuar mbas vetes trupat përkatëse: serbe, arbërore, boshnjake.

Nga ana e turqve: trupat pararojë komandoheshin nga Gazi Evrenos-beu dhe Jigjit-beu; në mes ndodhej vetë Murati I, komandant i epërm; në të djathtë i biri Bajazit, Saruxha-pasha dhe Gazi Evrenos-beu, Ali-pasha etj.; në të majtë biri i tij i dytë Jakup, bejlerbeu i Rumelisë Kara Timurtash-pasha, Toxha Ballaban-beu dhe Ine-be Subashi etj. Çfarë nuk thuhet rëndom – sa për t’ia gudulisur pakëz profesionin e ri z. Grenell – është që në ushtrinë e sulltanit bënin pjesë edhe dinastë serbë, si knjazi Kostandin i Velbuždit dhe “heroi legjendar” i sllavëve të Jugut Marko Kraljević, të cilin baladat popullore serbe e himnizojnë për luftërat e tij “kundër turqve”. I lëmë kohë z. Grenell që, jo në datën e fillimit të betejës, siç ka bërë, por në datën e përfundimit të saj, t’i përkujtojë edhe këta si “Serbian holy martyrs”. Me fitoren e turqve, si edhe me vrasjet e sulltanit Murat I dhe atë të despotit Lazar, Bajaziti I, që u shpall sulltan në fushën e betejës mbas vrasjes së t’et, si politikan dinak u shtir sikur nuk deshi të përfitonte “deri në fund” nga kjo mundje.

Dy bijtë e despotit të vrarë, Stefanin Lazarević dhe Vukun Lazarević, i thirri dhe me më të madhin, Stefanin, lidhi një traktat. Nëpërmjet tij e linte atë zot në ish-zotërimet e t’et me kushtet që t’i paguante haraçin përvjet dhe të vente me ushtri në shërbim të sulltanit sa herë që ky t’ia kërkonte. Me të njëjtin traktat Stefani i jepte sulltanit motrën e vet Olivera për “martesë kanonike” (nigâh).
Për të mos ia lënë të gjithë pushtetin Stefanit Lazarević, Bajaziti ia linte dhëndrit të Lazarit, Vukut Branković, një krahinë të tërë – pakashumë të përputhshme me Kosovën e sotme – me qendër Prishtinën. Më 1391 Bajaziti I do të dërgonte aty Jigjit-beun. Ky, si hidhte dorë mbi minierat e Kratovës dhe pushtonte Shkupin (Üsküb), hiqte m’anësh Vukun dhe vendosej aty guvernator. Në viset në fjalë Bajaziti I fillonte një proces të mirëfilltë kolonizimi. Motrën sulltanit do t’ia shpinin vetë dhuratë dy vëllezërit serbë, Stefani dhe Vuku, mbas një viti të Traktatit. Ata mandej do të kalonin në oborrin e Bajazitit disa kohë për çdo mot duke e shoqëruar atë jo vetëm në fushatat e tij me trupat e tyre, por edhe në parti të gjahut, shkurt: duke u dëftuar vasalë të bindur të atij që u punonte motrën.
Për ç’u takon arbërorëve, mundja e koalicionit të “të krishterëve ballkanas” në Betejën e Kosovës nuk mund të ishte pa ndikime, qoftë edhe të tërthorta, mbi ta. Por qëndresa e tyre do të vijonte. Ishte ai që tradita historiografike e quan “Moti i madh” ose Shekulli i Skënderbeut, qëndresë që llogaritet nga inkursionet e para të turqve osmanë në tokat shqiptare, 1380, deri me rënien e Shkodrës, 1479, mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Përfundimi se “kjo fitore e stabilizoi fuqishëm sundimin e turqve në Ballkan”, i përsëritur nga Inalciku e këndej, rezulton i tepruar. Tepria në vlerësimin e kësaj beteje duket ta ketë zënë fillin te historishkrues njëanshmërisht proserbë, si një William Miller, i cili e quante atë “beteja që do të vendoste për pesë shekuj fatin e Gadishullit të Ballkanit…”! Afërmendsh që për zmadhimin e kësaj beteje kanë ndikuar vetë kronistët osmanë, duke filluar nga bejtet e Ahmediut të shek. XV. “Kuajt çapiteshin mbi kufomat që ishin kat-e-kat njëra mbi tjetrën”, e përshkruajnë fushëbetejën edhe ‘Kronikat Anonime’ në kapërcyell të shekujve XV-XVI. Kronistët e oborrit të sulltanëve mezi prisnin rastet e fitoreve të zotërve të tyre për të vepruar kështu.

Për balkanologun dhe albanologun emërmadh Nikolla Jorga “1389-a nuk pati qenë veçse një incident i stërzmadhuar prej legjendës”. “Kryqëzata serbe nuk ka ekzistuar”, na siguron ai. “Ka historianë që mendojnë ende për një koalicion të madh të krishterë, – ka sqaruar Jorga, – që nuk ishte i mundshëm veçse për katolikët nën ndikimin e predikimit të urdhëruar nga Selia e Shenjtë”. Këtë bërthamë historike të ngjarjes, me kalimin e kohës, serbët e veshën duke e fryrë me legjendat e tyre, çfarë nuk e bënë në traditën e vet popullore as shqiptarët, as boshnjakët, popuj më realistë si ndaj fitoreve, edhe ndaj dështimeve si ai i 1389-s. Për më shumë, veshja me legjenda e betejës në fjalë nuk ishte aq produkt i krijimtarisë popullore sesa i politikës serbe me një funksion të mirëfilltë diplomatik, i cili tanimë dihet botërisht: për të falsifikuar historinë e tyre para botës. Ndërsa z. Grenell me “përkujtimin” e tij vetëm sa ka ngritur këmbën që t’i vënë gozhdën.

Marrë nga facebook i Aurel Plasari, autor i “Skënderbeu, një histori politike”

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial aurel plasari richard grenell aurel plasari richard grenell

Sondazh

Poll
Editorial 24 Qershor 2021, 11:52

E vërteta e Ramës për dështimin e BE-së

Plot 7 vjet nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria e sheh veten të ngecur. Këtë herë Bashkimi Europian nuk e caktoi datën për hapjen e negociatave ...

Editorial 22 Qershor 2021, 09:48

Mesazhi pas sulmit ndaj Dritan Lelit

Unë nuk e njoh Dritan Lelin. Nuk e kam takuar asnjëherë. Di vetëm atë që dinë të gjithë. Ai është kryetar i Bashkisë së Vlorës prej vitit 2015. Pasi mbylli mand...

Editorial 22 Qershor 2021, 07:45

Fiskalizimi, mirë apo keq?

Nga janari 2021, ekonomia jonë hyri në një proces të ri, në implementimin e përdorimit të faturës fiskale.Deri më sot, situata nuk ka qenë aq shumë problematike...

Editorial 21 Qershor 2021, 18:22

Futbolli – dritarja ku pamë botën

Goool…mijëra njerëz në stadium dhe miliona që e ndjekin ndeshjen përballë ekraneve të televizorëve apo aparateve celularë, përjetojnë një ekstazë të vërtetë. Ma...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet