Politike

Debati për përdhunimin/ Berisha: Kriminel, puçist. Lleshaj: S’i kam duart me gjak

Berisha tha se mazhoranca fshehu ngjarjen. Këtu nuk ka munguar replika me ish-kryeministrin ku Lleshaj i tha: Nuk i kam duart të lyera me gjak.
Featured image of article: Debati për përdhunimin/ Berisha: Kriminel, puçist. Lleshaj: S’i kam duart me gjak Sali Berisha, ish-kryeminister dhe Sander Lleshaj minister i Brendshem

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për çështjen e përdhunimit të të miturës në Kavajë. Berisha tha se mazhoranca fshehu ngjarjen.

Ndërkohë menjëherë pas tij, fjalën e mori ministri Lleshaj i cili tha se policia i ka marrë të gjitha masat dhe se arrestimet janë bërë para se ngjarja të bëhej publike nga Berisha.

Këtu nuk ka munguar replika me ish-kryeministrin ku Lleshaj i tha: Nuk i kam duart të lyera me gjak.

Debati në Kuvend:
Sali Berisha: Policia fshehu përdhunimin. Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve. Heshtën dhe nuk thanë asnjë fjalë, përsëritën të njëjtin skenar. Përsëritën skenarin e Rexhep Rrajës, përsëritën të njëjtin skenar kur një e sëmurë me AIDS akuzoi kreun e grupit për përdhunim. Qytetarë, nëse nuk i nxirrni jashtë, nuk do të keni fëmijë të sigurtë. Sa për Shalsin kam një përgjigjie, do vjedhim por me lezet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sandër Lleshaj: Policia e trajtoi që në momentin zero kur Policia e Shtetit ka marrë dijeni protestoni kundër faktit por dëgjojeni. Policia ka reaguar në datën 29 janar 2019 pas denoncimit të familjes. Policia referoi çështjen në Prokurori dhe e bëri publike. Së treti, të gjitha akuzat janë të pabaza dhe dashakeqe. Publikimi u bë pas reagimit të Policisë. Më thoni mua ju kriminel? S’më thoni dot mua ju se i kam duart e bardha unë, si kam duart e skuqura.

Berisha: Një prind i vërtetë s’do ia lejonte vetes këtë. Policia reagoi pas denoncimit në rrjetet sociale. Ky vasal mashtron në vend që të marrë masa. O puçist, fute policinë në Fakultet.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment