LIVE UPDATES
Editorial

Për të shkundur neojugosllavët e Tiranës!

10 Tetor 2019, 17:28 Nga DOSJA
Për të shkundur neojugosllavët e Tiranës!

(Me shpjegimin e Vuçiçit, jo timin)
Jugosllavia ante portas

Të gjithë presidentët e Serbisë, pas shembjes së Jugosllavisë dhe largimit nga pushteti të presidentit kriminel ndërkombëtar lufte, Sllobodan Millosheviç në tetor 2000, janë përpjekur pa pushim për të rikrijuar Jugosllavinë në forma dhe me emra të rij. Por është i pari dhe i vetmi presidenti i ri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që u zgjodh në 2 prill, i cili e deklaron hapur publikisht këtë plan strategjik të Serbisë për rikrijimin e Jugosllavisë. Në intervistën e tij të parë si president, dhënë portalit amerikan “Politico”, në 6 prill, i pyetur nëse me planin e tij për një treg të përbashkët ballkanik ai po përpiqet të rikrijojë Jugosllavinë, Vuçiç përgjigjet pa hezituar dhe në mënyrë pohuese se “Është Jugosllavia e vjetër, plus Shqipërinë”. Kaq befasuese është shpallja e kësaj strategjie nga presidenti i ri serb, saqë gazetari intervistues, Matthew Karnitschnig, në zbërthim të intervistës, boton po atë ditë një artikull me titull ”Plani i Serbisë për të sjellë prapë Jugosllavinë”.

Dy janë elementet e reja të deklarimit të presidentit të ri serb, 1- që ai shpall publikisht se Serbia synon të rikrijojë Jugosllavinë e vjetër, dhe 2- se Serbia planifikon të përfshijë në këtë Jugosllavi të re edhe Shqipërinë. Është një deklarim i pazakontë, sepse nuk ka ndodhur asnjëherë gjatë 17 vjetëve të periudhës “demokratike” serbe, që udhëheqësit e Serbisë të afishojnë hapur strategjinë e krijimit të një federate të re jugosllave dhe sidomos që synojnë të përfshijnë në të edhe Shqipërinë. Në fakt, për herë të parë planin e tij të bashkimit ekonomik dhe doganor ballkanik, Aleksandër Vuçiç, e shpalli gjatë një vizite zyrtare në Francë si kryeministër në shtator në vitin 2016, ku ruajti aparencën e motivit ekonomik të planit të tij ballkanik, ku deklaroi se kjo nuk do të jetë një Jugosllavi tjetër dhe ku nuk e përmendi fare përfshirjen e Shqipërisë. Ndërsa tani, në deklarimin e parë si president i Serbisë, ai shpall se rikrijimi i Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë “është një ide politike”. Duke analizuar këtë projekt të Vuçiçit në atëkohë, unë kam shkruar se “Duke qenë se kryeministri serb deklaroi se idenë e tij ia ka paraqitur të gjithë udhëheqësve të shteteve të rajonit, është e natyrshme që këto shtete, dhe në radhë të parë Shqipëria, duhet të jenë tepër të kujdesshme në analizat e tyre. Qeveria nuk duhet të dëgjojë këshilltarët jugosllavë dhe as disa shoqata joqeveritare fitimprurëse, që financohen nga Serbia, por duhet të shfletojë pak historinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë”. (“Ballkani Faustian”, 2016, fq.510)

Rikrijimi i Jugosllavisë, (ku përfshihet dhe Shqipëria), si objektiv i presidentit të ri të Serbisë, tërheq vëmendjen në disa drejtime. Tërheq vëmendjen për të hulumtuar se cila është ajo forcë, që i jep siguri dhe besim presidentit të Serbisë që do të realizojë objektivin e rikrijimit të federatës së shembur jugosllave, e cila u shkatërrua përmes një seriali luftërash të përgjakshme të Serbisë kundër popujve jo serbë, që dëshironin të ishin shtete të liria dhe të pavarura nga sundimi i Serbisë. Besimi, që ka presidenti i ri serb se ai do të rikrijojë Jugosllavinë e vjetër, duke futur në të edhe Shqipërinë, duket se vjen nga disa rrethana të reja rajonale dhe ndërkombëtare. Burimi i parë i besimit të tij vjen nga mbështetja e jashtëzakonshme, që Rusia po i jep planit të Beogradit për hegjemoni serbe në rajon nëpërmjet krijimit të federatës së re jugosllave, të drejtuar nga Serbia.

Tani Rusia është në pikun e ndërhyrjes në Ballkan për shtrirjen e influencës së saj, gjë të cilën mendon se mund ta realizojë më lehtësisht, nëse disa shtete të Ballkanit do të bashkoheshin nën egidën e Serbisë. Burimi i dytë i besimit të presidentit serb vjen nga situatat e rënduara politike dhe tensionet në rritje në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë hyrë në një fazë dobësie dhe disfunksionaliteti, e cila e shtyn Serbinë të mendojë se është një fazë, ku mund të imponohet si shteti më i fuqishëm dhe t’i grumbullojë ato shtete rreth vetes. Me ndërhyrjet dhe sponsorizimet e tyre intensive, Serbia dhe Rusia kanë ndikuar që krizat politike dhe tensionet e brendshme në disa shtete të Ballkanit Perëndimor të rriten dy vitet e fundit, që nga kriza natyrale në Maqedoni e deri te kriza artificiale në Shqipëri.

Burimi i tretë i besimit, që ka presidenti serb për rikrijimin e Jugosllavisë të drejtuar nga Serbia, është fakti se Aleksandër Vuçiç ka arritur të sigurojë një mbështetje personale të gjerë në disa kancelari europiane dhe nga diplomacia e disa shteteve anëtare të BE. Nën nxitjen e pamotivueshme të motivit të inkurajimit të Serbisë për të shkuar drejt BE dhe jo drejt Rusisë, disa udhëheqës të vendeve anëtare të BE kanë vënë bastin te presidenti Aleksandër Vuçiç dhe po vlerësojnë se nën udhëheqjen e tij Serbia duhet të ketë rol drejtues apo kyç në Ballkanin Perëndimor. Është një bast dhe vlerësim tejet i gabuar dhe është harruar shumë shpejt se kjo vijë sjelljeje europiane e ka shijuar dështimin me të gjithë paraardhësit e Vuçiçit që nga viti 2000, të cilët, gjithashtu, ishin glorifikuar nëpër Europë si proeuropianë. Qarkullon edhe një koncept tjetër i gabuar në disa qarqe diplomatike europiane se, duke lejuar Serbinë të bëhet qendër e një federate rajonale në formën e Jugosllavisë, do të jetë më mirë për BE, se do të çlirohet nga problemet dhe krizat politike dhe etnike në Ballkanin Perëndimor.

Pika më tronditëse e planit të presidentit të Serbisë nuk është rikrijimi Jugosllavisë së vjetër, por është sidomos shpallja e përfshirjes së Shqipërisë në këtë federatë të re jugosllave. Interesant është fakti se presidenti i Serbisë nuk e parashtron si ofertë diplomatike të tij drejtuar Shqipërisë, por e paraqet si një fakt të kryer, që do të jetë një Jugosllavi e vjetër bashkë me Shqipërinë. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se rrënjët e këtij pretendimi serb shkojnë larg dhe e kanë bazën në projektin europian, apo më saktë, të diplomacisë franceze në vitin 2000, për të krijuar grupimin e integrimit europian të quajtur “Ballkani Perëndimor” me shtetet e ish- Jugosllavisë, pa Slloveninë, plus Shqipërinë. Kroacia, e cila u shkëput me sukses nga ky grup, dhe u anëtarësua në BE, e ka parë këtë emërtim si një përpjekje për të rikrijuar Jugosllavinë, dhe i ka kundërshtuar me forcë gjithmonë projektet serbe apo europiano-serbe për forma grupimesh ballkaniko-perëndimore. Kjo ishte edhe arsyeja, që presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, në 25 nëntor 2015, në një samit të kryetarëve të shteteve të rajonit, shpalli nismën për të hequr nga fjalori politik termin “Ballkani Perëndimor” dhe për të përdorur termin “Europa Juglindore”. Është një nismë e rëndësishme politiko- diplomatike, për të cilën nuk është dhënë ndonjë sqarim përse nuk e ka përkrahur zyrtarisht Shqipëria.

Në këtë Jugosllavi të re, presidenti i ri serb nuk përfshin dot tani as Kroacinë dhe as Slloveninë, dy shtete që u shkëputën të parat nga ish-Jugosllavia dhe të cilat nuk kanë dashur asnjëherë të quhen as jugosllavë dhe as ballkanikë. De fakto, presidenti serb e planifikon rikrijimin e Jugosllavisë me 6 shtetet e të quajturit Ballkan Perëndimor, ku ka futur edhe Shqipërinë. Për diplomacinë serbe “Ballkani Perëndimor” ka qenë dhe është kopertura e një federate të re jugosllave. Shpallja arbitrare tani e përfshirjes së Shqipërisë në federatën e re jugosllave me sa duket vjen jo vetëm nga dëshira dhe aspirata e vjetër e Serbisë për të futur nën influencën e vet Shqipërinë. Supozimet shkojnë deri në shkallën që ndonjë formë sigurie mund t’i jetë dhënë Beogradit nga segmente të diplomacisë europiane se mund ta bindin Shqipërinë që, me dëshirë apo pa dëshirë, të aderojë në një federatë të re jugosllave në emër të “idealeve europiane”. Për rrezikun e planeve të përfshirjes së Shqipërisë në një federatë të re jugosllave kam tërhequr vëmendjen që në vitin 2005, kur kam shkruar: “Një fantazëm e rrezikshme sillet korridoreve të zyrave të BE-së në Bruksel. Kjo është fantazma e jugosllavizmit, e cila ëndërron të krijojë ish-Jugosllavinë, me pesë shtete, që dolën prej saj, pa Slloveninë dhe plus Shqipërinë”. (“Profile të diplomacisë europiane në Ballkan”, 2010, fq.54).

Ka një presion të vazhdueshëm 17-vjeçar mbi diplomacinë shqiptare për të pranuar pa u menduar çdo lloj projekti apo grupimi ballkaniko-perëndimor, të cilat bien të gjitha era jugosllavizëm. Që nga konceptet e “integrimit rajonal ballkanik përpara integrimit europian”, krijimi i një tregu të përbashkët ballkanik, i një bashkimi doganor ballkanik, i një parlamenti ballkanik apo i policisë ballkanike, e deri te projekti efemer i quajtur “Ballkan 6”, janë hartuar mbi arketipin e Jugosllavisë së vjetër. Në një analizë me titull “Një Jugosllavi e re me dy shtete shqiptare”, kur u shpall nisma “Ballkan 6” katër vjet më parë, kam shkruar se ”Unoni ballkaniko-perëndimor shfaqet si një reminishencë e ideve dhe përpjekjeve jugonostalgjike të rikrijimit të Jugosllavisë. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të kenë asnjë interes diplomatik, politik, kombëtar dhe strategjik, të futen nën ombrellën e ndonjë Jugosllavie te re”. (“Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit”, 2013, fq.148).

Presidenti i ri i Serbisë afishoi se e quan fakt të kryer rikrijimin e Jugosllavisë me përfshirjen e Shqipërisë. Kjo përbën një alarm të madh se Jugosllavia është ante portas, para portave tona. Projekti i rezervon Shqipërisë vendin e republikës së gjashtë jugosllave ose serbe. Është ringjallja e planit të vjetër të Titos për Shqipërinë si republikë e shtatë e Jugosllavisë.

Me keqardhje më duhet të them se nuk kam konstatuar ndonjë lëvizje shtetërore përballë këtij rreziku para portave, siç do të duhej të vepronin shteti, diplomacia dhe partitë politike shqiptare, të cilët duhet të shqetësohen si senatorët romakë, kur panë Hanibalin para portave të Romës. Është një situatë, ku Shqipëria duhet të denoncojë sa më parë planet e Serbisë për të aneksuar Shqipërinë në një federatë të re jugosllave. Ai, që e shpalli publikisht dhe zyrtarisht rivendikimin ndaj Shqipërisë, është kryetari i shtetit, me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike. Kërkon një përgjigje adeguate, sepse cenon dinjitetin dhe sovranitetin e Shqipërisë. Përgjigja duhet të jetë shtetërore dhe kombëtare, sepse është shteti dhe kombi, të cilëve po u troket rreziku para portave. Në këtë drejtim Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova, ministri i Jashtëm i së cilës, Enver Hoxhaj, reagoi me përgjegjshmëri brenda ditës në 6 prill, duke hedhur poshtë planin e presidentit serb me deklaratën “Kosova është kundër një Jugosllavie te re”.

Për shmangien nga detyrimet në momentet e rëndësishme diplomatike dhe kombëtare nuk mund të jetë justifikim as kriza politike dhe as lufta për pushtet midis partive politike. Shqipëria duhet të shprehë fuqishëm kundërshtimin e saj, sepse duhet të bëjë që ta dëgjojë edhe BE se çdo plan i rikrijimit të Jugosllavisë është antihistorik dhe i dëmshëm për integrimin europian dhe për paqen e stabilitetin rajonal.
Jugosllavia është para portave të Shqipërisë dhe ato porta nuk duhet t’ia hapim vetë me duart e neglizhencës dhe të indiferentizmit shtetëror dhe kombëtar.
(Libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, 2018, fq.214)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial shaban murati shaban murati

Sondazh

Poll
Editorial 10 Tetor 2019, 17:27

Shengeni Ballkanik

TIRANË- Kjo puna e Shengenit Ballkanik më kujton një shprehje popullore “Të zinjtë kolonjarë, vanë për bar, e morën trarë..” Po pavarësisht të ...

Editorial 10 Tetor 2019, 06:52

Erdogan-Vuçiç: Takimet e nxënësve të këqinj

TURQI- Vizitat e shumta në nivelin më të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë, dëshmojnë se raportet mes këtyre dy vendeve janë shu...

Editorial 9 Tetor 2019, 11:11

Ruleta e rritjes ekonomike!

Rritja ekonomike e vendit po i ngjan një rulete të fatit, që rrotullohet dhe ngec çdo tremujor në një sektor dhe më pas fillon të rrëshqasë sërish, duke ...

Editorial 7 Tetor 2019, 19:44

Në vend të urimit: Lamtumirë Albin opozitari

Vërtet i gëzohem faktit që ti do të qeverisësh me vendin tonë. Në të njëjtën kohë, lutem të mos kem qenë naiv kur i jam gëzuar këtij faktiI dashur Albin,Me fito...

Editorial 28 Shtator 2019, 14:12

Ndërtimi, a po afrohet flluska?!

ritja dyshifrore e kompanive të ndërtimit, si në sektorin inxhinierik, ashtu dhe atë rezidencial ishte një dukuri tipike e 2017-s, teksa sektori përjetoi një lu...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale