LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Për 30 minuta jam aty, do jesh e imja”/ Zbardhet kallëzimi i plotë i Luana Vjollcës: Ajdin Morina më ndiqte, më vinte

5 Shkurt 2021, 17:35 Nga DOSJA
“Për 30 minuta jam aty, do jesh e imja”/ Zbardhet

TIRANË– “Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor”. Ky është një ndër qindra mesazhet që fansi 29-vjeçar i ka dërguar me e-mail moderatores Luana Vjollca. Prej afro një viti, që kur aplikoi për të marrë pjesë në audicionet e një emisioni që do të drejtohej nga Luana, por u anulua për shkak të pandemisë, Ajdin Morina ka përndjekur vazhdimisht drejtuesen e “Shiko kush luan”.

Madje vetë ajo në dy kallëzime që ka bërë në Polici për përndjekje është shprehur se ky person po e terrorizon dhe ajo ka frikë për vete dhe për familjarët. Madje, për shkak të kësaj situate ajo është shprehur se i ka cenuar privatësinë dhe nuk po e lejon që të jetojë jetën në mënyrë normale. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ajo është detyruar të marrë një truprojë që ta shoqërojë kudo.

Në kallëzimet e saj, të cilët gazeta “Panorama” po i sjell të plota, Luana Vjollca tregon se prej shkurtit të vitit të kaluar Ajdin Morina e ka përndjekur duke i shkuar te vendi i saj i punës, në “Top Channel”, te rezidenca ku banon, por edhe duke i dërguar vazhdimisht mesazhe në e-mail-in e punës.

Në një prej e-mail-eve të fundit, ai i ka nisur një foto të apartamentit ku ajo banon, duke i shkruar poshtë: “Për 30 minuta jam aty…” dhe i kërkonte takim. Luana ka shpjeguar se nuk e ka takuar kurrë këtë person, pasi si në punë, ashtu edhe në rezidencën ku banon, e kanë larguar punonjësit e sigurisë, që po ashtu kanë lajmëruar edhe Policinë.

Megjithatë, qëndrimet e tij duke pritur që të shihte e të takonte Luana Vjollcën kanë zgjatur me orë të tëra. I fundit ishte më datë 31 janar të këtij viti, pas të cilit ndodhi edhe arrestimi. Më poshtë dy kallëzimet e Luana Vjollcës në Polici.

KALLEZIMI I PARE, DATE 29.05.2020

Në Tiranë, më 29.05.2020, unë Ajet Begaj, oficer i Policisë Gjyqësore, në bazë të nenit 283 të K. Pr. Penale, mbaj këtë procesverbal për kallëzimin me gojë të veprës penale nga shtetasja Luana Vjollca, e bija e Seit e Marie, lindur më 02.09.1991, në Tiranë, arsim i lartë, gjendja familjare beqare, Njësia Administrative Farkë, Tiranë, e padënuar. Pasi iu shpjegua përgjegjësia penale në rast kallëzimi të rremë, sipas nenit 305 të Kodit Penal, me vullnetin e saj të lirë, shtetasja Luana Vjollca deklaroi:

Jam me banim në adresën e mësipërme dhe sot jam paraqitur për të kallëzuar përndjekjen, e cila është duke m’u bërë nga shtetasi Ajdin Morina, i datëlindjes 09.04.1992, lindur në Kosovë. Para fillimit të pandemisë kam qenë duke u përgatitur për një audicion në televizionin “Top Channel”, i cili do të titullohej “Take me out” dhe në këtë emision do të merrnin pjesë disa persona, ndërmjet tyre edhe shtetasi Ajdin Morina nga Kosova, pasi ky emision nuk kishte kufizime origjine të konkurrentëve, të cilët mund të vinin edhe nga trevat shqiptare jashtë kufijve.

Për shkak se filloi epidemia e virusit, audicioni u ndërpre dhe ky emision u pezullua, aktualisht nuk është duke u bërë asnjë zhvillim. Më datë 15.02.2020, në audicionet e programit u paraqit shtetasi Ajdin Morina, i cili para se të futej në audicion është shprehur te një vajzë e stafit që për momentin nuk mbaj mend se cila nga vajzat ishte, së cilës i kishte thënë: “Kam ardhur vetëm për të takuar Luanën”.

Në këtë bisedë që shtetasi Ajdin Morina kishte zhvilluar me vajzën e stafit nuk kam qenë prezent dhe as në audicionin që ai kishte zhvilluar, por në rezymenë e fundit që iu bë audicionit u mor një vendim që ky të mos pranohej në audicion, i cili qe vendim i brendshëm që nuk i është komunikuar shtetasit Ajdin Morina. Ju sqaroj se disa audicione të këtij emisioni do të zhvilloheshin në qytetin e Prishtinës, në Kosovë dhe konkretisht një javë më pas, më datë 22.02.2020, ky person është paraqitur sërish për të dhënë audicion edhe aty përsëri i ka treguar stafit se kishte ardhur për të takuar Luanën. As në këtë rast nuk jam takuar me këtë person.

Më datë 12.03.2020, në orët e para të ditës, shtetasi Ajdin Morina është paraqitur te televizioni “Top Channel”, në fshatin Kashar dhe pasi ka hyrë brenda televizionit, ka marrë kontakt me një punonjës sigurie, të cilit i ka kërkuar të marrë kontakt me mua dhe ka qëndruar aty deri në mbrëmje duke më pritur. Në dijeninë time, në këtë rast është njoftuar Policia për këtë shtetas, por atë kohë unë nuk kisha bërë një kallëzim penal dhe pasi është kontaktuar nga Policia, ai është lënë i lirë.

Po ky shtetas ka ardhur edhe disa herë të tjera te televizioni “Top Channel”, datat nuk i kam fiksuar, por nga ana e personelit të sigurisë nuk është lejuar të futet brenda. Edhe në këto raste ai ka kërkuar të takohet me mua. Ju sqaroj se ky shtetas ka qenë edhe te kompleksi i banimit dhe konkretisht më datë 20.05.2020, roja i kompleksit më ka komunikuar në telefon, i cili më tha se ka ardhur një shtetas, që quhet Ajdin Morina dhe kërkonte me insistim të takohej me mua. Edhe në këtë rast është njoftuar Policia.

Po nga roja i kompleksit kam marrë informacion se shtetasi Ajdin Morina ka ardhur edhe disa herë të tjera te kompleksi i banimit. Që nga data 15.02.2020, shtetasi Ajdin Morina dërgon në adresën e e-maili-it të punës mesazhe thuajse çdo ditë. Këtë adresë e ka gjetur nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, të cilën e kam publikuar vetë.

Gjithashtu, më datë 20.05.2020, ky shtetas nëpërmjet email-it më ka dërguar një foto të apartamentit ku jetoj dhe poshtë saj shkrimin: “Për 30 minuta jam aty…” dhe kërkonte takim.

Nga përmbajtja e disa e-mail-eve kam vërejtur që personi tregon se sa më do, mesazhe të cilat janë bërë shqetësuese, më kanë cenuar privatësinë dhe jetën normale. Këto mesazhe që ky shtetas më ka dërguar në adresën e e-mail-eve, si edhe ardhja në kompleksin e banimit, kërkesat e vazhdueshme për takim, më kanë bërë të ndryshoj mënyrën e jetës. Më kanë bërë të frikësohem për jetën duke mos u ndjerë e sigurt, duke më shkaktuar një gjendje ankthi dhe frike, pasi ky shtetas po më ndjek në mënyrë të përsëritur. Për këtë gjë kam marrë një roje personale dhe herë pas here shkoj në banesën e mamasë.

Pyetje: A njiheni ju me shtetasin Ajdin Morina dhe nëse po, në çfarë rrethanash njiheni me këtë shtetas?

Përgjigje: Shtetasin Ajdin Morina nuk e njoh. Gjeneralitetet e tij i kam mësuar për shkak të audicionit që do të zhvillohej në televizion. Nuk jam takuar kurrë me këtë shtetas dhe as kam pranuar ndonjëherë ta takoj. Ky shtetas në formularin e aplikimit të audicionit ka lanë si mënyrë kontakti numrin +38345285XXX.

Pyetje: A keni gjë tjetër për të shtuar?

Përgjigje: Nuk kam gjë tjetër për të shtuar.

Marrë nga Panorama.com.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ajdin morina luana vjollca ajdin morina luana vjollca

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet