LIVE UPDATES
Bota

Pedagogu grek: Nuk e njihnim fare Shqipërinë, tërmeti na afroi. Tani “çështja çame” helmon marrëdhëniet e dy vendeve

7 Dhjetor 2019, 13:22 Nga DOSJA
Pedagogu grek: Nuk e njihnim fare Shqipërinë, tërmeti na afroi.

Është e paimagjinueshme që dy vende si Greqia dhe Shqipëria, me afërsi kaq të madhe dhe me kaq gjëra që kanë të bëjnë me të ardhmen e përbashkët të popujve të tyre, të vazhdojnë shpërdorimin e kapitalit diplomatik me ngjarje të gjysmës së parë të shekullit të 20-të.

“Në Shqipëri hanim dru. Në Greqi hëngrëm dru dhe bukë. Ti, çfarë do të preferoje?”. Këto me tha një i ri shqiptar, verën e 1997-s, kur për herë të parë u gjenda në vendin fqinj që deri atëherë më ishte krejt i panjohur. Që nga ai moment e dashurova Shqipërinë dhe nuk humbas rast që ta vizitoj për çfarëdo sebepi. E di se i përkas një pakice. Rrallë ndodh që dy fqinj të jenë kaq pranë dhe kaq larg njëkohësisht. Shqiptarët e njohën Greqinë. Edhe anën e keqe, edhe anën e mirë. Grekët nuk e njohin fare Shqipërinë. Thoshnim dikur, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, se italianët nuk e dinë se çfarë ndodh në lindje të Triestes. Kështu edhe te ne, greku nuk e di se çfarë ka në veri të Janinës dhe të Kosturit.

Tërmeti i 26 nëntorit, me 6 rihterët dhe 51 viktimat, i solli për herë të parë grekët pranë shqiptarëve, më afër ndoshta nga gjithë sa u bënë këto 29 vjet të bashkëjetesës së dy popujve në Greqi. Nevojiten shumë gjëra që të lehtësohen traumat e së kaluarës, mirëpo jeta- me fatkeqësitë dhe ngjarjet fatlume- është këmbëngulëse dhe më fortë.

Barra e rëndë e shekullit të 20-të

Traumat e marrëdhënieve greko-shqiptare fillojnë menjëherë pas krijimit të shtetit shqiptar në 1912. Kombi shqiptar ka si lëndë të parë gjuhën shqipe. Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Përkundër kombit grek që ka si tharmin e vet ortodoksinë, për shqiptarët, shqiptarë janë shqipfolësit, qofshin ortodoksë, katolikë apo myslimanë. Ky ishte dhe “keqkuptimi” i parë serioz historik me grekët. Ama, shumë  serioz. Kombi shqiptar sheh shqiptarë kudo ku ka shqipfolës dhe kombi grek shikon grekë kudo ku ekziston ortodoks. Të dy kombet flasin në frekuencë të ndryshme dhe lipset mjaft punë që këto keqkuptime të zhduken.

Kufijtë e sotëm të Shqipërisë u përcaktuan në 1913, me një pjesë të ushtrisë greke në territorin e saj. Sovraniteti i shtetit të ri shqiptar në troje që Greqia i konsideronte se ishin të vetat, solli si rezultat një kryengritje të armatosur dhe shpalljen e “Republikës Autonome të Epirit të Veriut”. Deri në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në 1920, Greqia pretendon me çdo mënyrë Epirin e Veriut, por përfundimisht nuk ia arrin. Detyrohet kështu të jetë atdheu amë i grekëve të Shqipërisë, duke mbajtur të gjalla pasionet irredentiste, zyrtarisht, deri në mesin e viteve 1980-të. Tkurrja demografike e minoritetit për shkak të emigrimit në Greqi, ka pakësuar objektivisht rëndësinë që ka për politikën greke “problemi vorioepirot”, ndërkaq, e ardhmja e minoritetit grek në Shqipëri vazhdon të përbëjë një tjetër gjemb në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve.

Në të njëjtën kohë, irredentizmi shqiptar kërkon shkaqe për ekzistencën e vet, në praninë e elementit shqipfolës në Greqi. Arvanitasit natyrisht, nuk ofrohen për mendime të tilla, pasi direkt bashkë me grekët e tjerë përbënë trungun etnik. Vetëm një përjashtim ekzistonte: në këtë trung ishin që në krye të herë trupa të huaj shqiptarët myslimanë. Në verën e 1944-s, duke përdorur si sebep bashkëpunimin me pushtuesit të parisë së çamëve, trupat e EDES gjetën rastin që ta spastrojnë Thesprotinë nga minoriteti i padëshirueshëm.

Operacioni ushtarak i andartëve të Napoleon Zervës kundër shqiptarëve myslimanë në një vend të çoroditur siç ishte Greqia në verën e 1944-s, u sanksionua si gjenocid nga Shqipëria më 1994. Kështu Shqipëria përkujton çdo 27 qershor një genocid të supozuar kundër njerëzve të saj, të njëjtin moment që Greqia i mohon të gjitha: tregimi grek është se “çamët ikën ngase bashkëpunuan me armikun”, thua se ishte e mundur që të bëheshin kolaboracionistë gjithë shqiptarë myslimanë të Greqisë… Qysh atëherë, “çështja çame” i helmon marrëdhëniet e të dy vendeve duke furnizuar në mënyrë reciproke qëndrimet nacionaliste me intransigjente. Ajo që ndodhi verën e 1944-s në Thesproti, natyrisht që nuk ishte gjenocid, por nuk mund të thuash se nuk ishte gjë. Spastrim etnik ishte, me dëbimin e pjesës më të madhe të popullsisë dhe asgjësimin e një pjese tjetër.

Më 28 tetor 1940 Greqia i shpalli luftë Shqipërisë, nga trojet e së cilës mësyu pushtuesi. Ligji i gjendjes së luftës me Shqipërinë në 10 nëntor 1940 u dëshmua shumë rezistent. Vetëm në 1987 këshilli i ministrave, pas propozimit të ministrit të jashtëm KarolosPapulias, “deklaron se cilësimi i Shqipërisë së shtet armik, ka pushuar së ekzistuari”. Ndërkaq, sipas Kushtetutës, gjendjen e luftës e shfuqizon presidenti i Republikës dhe jo këshilli i ministrave. Heqja me gabime juridike nga ana e Greqisë e gjendjes së luftës furnizon qysh atëherë në Shqipëri një paroksizëm nacionaliste që dikton se gjoja dy vendet ndodhen ende në luftë. Dhjetë vjet pas vendimit të këshillit të ministrave, në mars 1996 – dhe ndërsa në Greqi kishin ardhur ndërkaq, gjysmë milioni shqiptarë- nënshkruhet në Tiranë Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Është budallallëk të mendojë ndokush se në një mjedis të tillë vazhdon të mbetet në fuqi gjendja e luftës ndërmjet të dy shteteve. Mirëpo ekziston një pyetje e arsyeshme, dhe kjo nuk është tjetër përveçse: Përse Greqia nuk e heq gjendjen e luftës me mënyrën e përshtatshme juridike, me qëllim që mos t’i japë shkas nacionalizmit të shfrenuar shqiptar? Përgjigjja nuk gjendet në sferën e gjeopolitikës, por në atë të ekonomisë.

Në ligjin e vitit 1940, ku i shpallej luftë Shqipërisë, parashikohen vënia në sekuestro e pasurive shqiptare në Greqi. Kjo do të thoshte se shfrytëzimi i pasurive shqiptare në territorin grek iku nga duart e pronarit dhe kaloi në duar personash të tretë, të cilëve u mbetet derisa të zgjidhet mosmarrëveshja mes palëve. Kjo për fat të keq ekziston edhe sot! Në verën e 2018-s, të dy vendet kishin arritur shumë afër zgjidhjes së këtij problemi, që në thelb do të thotë dëmshpërblim ndaj pronarëve të pasurive shqiptare. Ndërkaq, nuk pati marrëveshje dhe kjo është për të ardhur keq.

Sot

Gjembat e të kaluarës shkaktojnë dhimbje. Nuk po thonë të dalin kollaj. Ndërkaq, realiteti sot është krejtësisht i ndryshëm. Tashmë, shtatëqind mijë shqiptarë jetojnë në Greqi, gëzohen e hidhërohen bashkë me grekët dhe shumë pak interesohen për pasuritë shqiptare të Para Luftës. Përndryshe kanë pasuri të reja shqiptare në Greqi, sepse janë klientë që paguajnë mirë dhe shpeshherë më korrektë nga sa grekët. Kriza i theu dhe disa prej tyre ose u kthyen në atdhe, ose shkuan në shtete të tjerë të perëndimit. Gjithsesi, ajo që është e sigurt është se madje dhe Greqia e krizës është krahasimisht më mirë se Shqipëria. Edhe pse në kohën e albanofobisë disa idiotë ulërinin “nuk ke për t’u bërë grek kurrë, o shqiptar”, shqiptarët janë të parët në marrjen e nënshtetësisë me natyralizim dhe sigurisht pjesa më e integruar nga emigrantët në shqërinë greke. U deshën vetëm 25 vjet qysh atëherë që erdhën që të harrohet cilësimi “emigrant”. Tashmë, në mendjen e grekut të mesëm të tjerë janë “emigrantët”. Brezi i parë lufton që fëmijtë e tij të studiojnë në universitetet greke. Damsat e përziera po shtohen. Ata burra të veshur keq që krijuan imazhin mjeran të “shqiptarit” në fillim të viteve 1990, tashë janë “greqizuar” krejtësisht dhe ajo që i dallon nga grekët sot është vetëm akcenti i veçantë në greqishten e tyre. Për ata njerëz, e shkuara ekziston, mirëpo po shuhet brenda tyre, i trysnuar nga nevojat e përditshme. E ardhmja e fëmijve të tyre është që i intereson.

Është e paimagjinueshme që dy vende si Greqia dhe Shqipëria, me afërsi kaq të madhe dhe me kaq gjëra që kanë të bëjnë me të ardhmen e përbashkët të popujve të tyre, të vazhdojnë shpërdorimin e kapitalit diplomatik me ngjarje të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Tërmeti i Durrësit është një moment deciziv. Një shans. Nëse të dy shtetet e rrëmbejnë për t’u marrë vesh, e ardhmja do të jetë më e mirë. Vallë, a mjaftojnë 6,5 rihter dhe pesëdhjetenjë të vdekur?

*Dimitris Christopoulos është pedagog i shkencave politike në Universitetoin Panteion dhe ish president i Federatës Europiane për të Drejtat e Njeriut

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dimitris christopoulos greqi shqiperi dimitris christopoulos greqi shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet