LIVE UPDATES
Bota

Macroni sfidon presionin e BE ndaj Francës për negociatat: Shqipëria dhe Maqedonia s’janë ende gati

6 Dhjetor 2019, 16:32 Nga DOSJA

Presidenti i Francës Emanuel Macron dërgoi javën që po përfundon disa mesazhe në drejtim të Shqipërisë. Fillimisht, me një mesazh në shqip në rrjetin e Twitterit ai njoftoi dërgimin e ekipit francez për rastet e katastrofave natyrore në Shqipëri. Pas kësaj, ai ofroi në një konferencë shtypi edhe që të organizojë një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit.  Në Watford pranë Londrës, Macroni përsëriti njëkohësisht se nuk pranon që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për nisjen e negociatave. Kjo në thelb është në favor të Shqipërisë, pasi dihet që Shqipëria ka më shumë kritikë në BE se Maqedonia e Veriut. Mosndarja e dy shteteve për nisjen e negociatave me BE është edhe qëndrimi i Gjermanisë. Me këto qëndrime Macroni sinjalizoi se nuk ka ndonjë antipati personale ndaj Shqipërisë.

Por të tërheq vëmendjen rrethana se në Londër ai e përsëriti jo-në e tij për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas burimeve të DW në Londër, Macroni tha fjalë për fjalë: “Unë e them shprehimisht se procedurat e anëtarësimit dua t’i reformoj përpara çdo negociate të ardhshme.” Në Londër Macroni tha se do të jetë edhe kundër çdo zgjerimi “që nuk shoqërohet me një reformë të thellë të mënyrës si funksionon BE”.

Pra, të paktën për momentin, po të nisemi nga fjalët e tij, Macroni jo vetëm nuk është larguar nga bllokimi i nisjes së negociatave. Por shkon edhe më tej, paralajmëron se nuk do të pranojë as zgjerim pa reformim më parë të BE. Nga kjo do të prekeshin aktualisht shtete kandidate që kanë avancuar më shumë në negociatat me BE: Serbia dhe Mali i Zi. Një sinjal i Macronit se për të reforma e BE ka vërtet rëndësi dhe se këtu ai nuk bën dallim midis shteteve?

Emanuel Macron sfidon presionin publik evropian ndaj tij, shkruan Auron DodiEmanuel Macron para medieve në Londër

Njëkohësisht, Macroni nuk lë dyshim se i dëshiron shtetet e Ballkanit të lidhura ngushtë me BE. Por siç tha në Londër me këtë ai kupton “edhe një fazë partneriteti strategjik dhe investimesh më të mëdha.”  Pra Presidenti francez përsëriti atë që thotë dokumenti i punës i shpërndarë nga francezët në BE: ai kërkon një fazë më të ngadaltë afrimi të shteteve kandidate me BE, para anëtarësimit.

Në thelb do t’i ngjante një mrekullie që Macroni ta tërhiqte kaq shpejt bllokimin për nisjen e negociatave me shtetet ballkanike.  Ai nuk është tërhequr as nga deklarata se NATO-ja është në gjendje vdekjeje klinike. Përkundrazi, në Londër Presidenti francez tha se është i kënaqur që fjalët e tij kanë nxitur një debat.

Presion publik krahas negociatave

Nevoja e Macronit për ta përsëritur publikisht bllokadën franceze për nisjen e negociatave me dy shtete të vogla ballkanike është një sfidim i ri i vullnetit mbizotërues në BE, pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo megjithëse shtetet që duan nisjen e negociatave të BE me Shqipërinë duket se po ndjekin një strategji të presionit publik mbi Francën. Franca përmendet vazhdimisht si bllokuese.

Macroni sfidon presionin publik evropian ndaj tij, shkruan Auron DodiUrsula von der Leyen

Fillimisht, menjëherë pas jo-së së parë të Macronit pasoi rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Pastaj kryetarja gjermane e Komisionit të ri Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh në krye të mandatit se do të këmbëngulë, që “ndryshimet proceduriale (të kërkuara nga Franca) të bëhen gradualisht, dhe që shteteve t’u jepet mundësia të nisin negociatat e anëtarësimit”. Argumenti gjeopolitik u përsërit këtë javë nga ministrja gjermane e Mbrojtjes dhe kryetarja e CDU-së në pushtet në Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer. Të dielën ajo tha në Kosovë se ka sfida të reja që i vijnë këtij rajoni. “Ne ndiejmë një ndikim në rritje të Rusisë dhe Kinës”, u shpreh Kramp-Karrenbauer.

Komisari i ri për zgjerimin e BE, hungarezi Oliver Varhelyi ka deklaruar se në fillim të janarit 2020 Komisioni Evropian do të paraqesë një propozim konkret, për të ndryshuar metodologjinë e zgjerimit të BE. Por sipas burimeve të DW, Varhelyi shtoi se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk është në pikëpyetje, ajo “nuk do të diskutohet.” Për ta konfirmuar këtë ai tha se do të hapet një kapitull i ri i negociatave të BE me Serbinë. Këto janë deklarata të rëndësishme tëpolitikanëve gjermanë dhe evropianë që kërkojnë që reformimi i BE të bëhet paralelisht me zhvillimin e negociatave.

Macron sfidon presionin publik evropian ndaj tij, shkruan Auron DodiOliver Varhelyi, Komisari i Zgjerimit i BE

A pritej në Gjermani përsëritja e deklaratës së bllokimit të nisjes së negociatave nga Macroni?

Berlini ka deklaruar se e mbështet Macronin në kërkesën për reformimin e procesit të zgjerimit të BE, por kërkon që premtimet e dhëna vendeve kandidate për nisjen e negociatave të mbahen. Njëkohësisht një zyrtar gjerman citohet në mediet evropiane me fjalët se Macroni po ushtrohet në “Trampizëm intelektual”, se ai ka zbuluar një preferencë për iniciativa destabilizuese, që habisin edhe nëpunësit e tij. Kjo flet për faktin se deklaratat e Presidentit francez në Gjermani i irritojnë zyrtarët, por i habisin pak.

Dritë në fund të tunelit?

Gjasat që Franca t’i përmbahet në vazhdimësi bllokimit të nisjes së negociatave me kandidatët nga Ballkani janë padyshim reale. Por më reale duket këmbëngulja e Macronit për ta ngadalësuar të gjithë procesin e afrimit të kandidatëve me BE deri në një pikë të caktuar: deri atëherë sa Francës, e cila mendon se nga zgjerimi i BE përfiton në radhë të parë Gjermania, t’i ofrohen lëshime në fronte të tjera të politikës evropiane, ku deri tani mbështetja gjermane për idetë franceze ka qenë e vakët. P.sh. për bashkimin bankar në Eurozonë, ku Gjermania ka sinjalizuar së fundi zbutjen e qëndrimit të saj me një propozim që paraqiti. Ose për një buxhet më të madh për eurozonën. Bllokimi francez i disa proceseve në BE erdhi pikërisht kur Presidenti francez u ndje i pambështetur në vrullin e tij për të reformuar Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, duke qenë se samiti i ardhshëm i BE në Zagreb do të mbahet në maj të 2020-ës, pra pas zgjedhjeve komunale të marsit në Francë, qëndrimi i Macronit mund të ndryshojë. Dihet se Macroni nuk do të rrezikojë asgjë. Aq më tepër kur për zgjedhjet, në fshatrat e Francës lëvizja e tij En Marche ka bazë të dobët. Kjo nënkupton që Macroni të mos dëmtohet më parë nga protestat e këtyre ditëve në rrugët e Francës. Deri atëherë, Komisioni Evropian dhe Gjermania do të vazhdojnë negociatat me Presidentin francez.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bashkimi evropian emmanuel macron ursula von der leyen zgjerimi i be bashkimi evropian emmanuel macron ursula von der leyen zgjerimi i be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet