LIVE UPDATES
Bota

Pedagogu amerikan: Serbia nuk e pranon rendin perëndimor, aleate e Rusisë dhe Kinës

2 Tetor 2021, 15:42 Nga DOSJA
Pedagogu amerikan: Serbia nuk e pranon rendin perëndimor, aleate e

SHBA – Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor, thotë në një intervistë  Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me qasjen e tij ndaj krizës në veri të Kosovës, ka treguar se Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës.

Radio Evropa e Lirë: Si e komentoni marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit për targat e përkohshme, e cila u arrit pas tensioneve disaditore?

Edward Joseph: Me këtë marrëveshje, dy palët – me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak – kanë gjetur rrugëdalje nga ngërçi, por është zbuluar edhe një problem më i gjerë.

Së pari, me sa kam kuptuar, marrëveshja parashikon reciprocitet midis Serbisë dhe Kosovës. Në vend që vetëm Kosova t’i ndërrojë targat, tani të dyja palët do të vendosin letra ngjitëse. Ky është reciprocitet. Kosova do t’i largojë njësitë speciale të policisë, por ato nuk janë më të nevojshme, tani kur serbët i kanë pranuar aranzhimet e reja. Kjo është një zgjidhje më e shpejtë, por i njëjti rezultat përfundimtar si në vitin 2011, kur Kosova ka dërguar gjithashtu njësi speciale të policisë [në veri]. Në të dyja rastet, kjo ka bërë që Serbia të pranojë status quo të re në kufi.

Së dyti, [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiç ka bërë një nga gabimet e tij më të mëdha, duke ekzagjeruar përdorimin teatral të tankeve dhe duke sjellë ambasadorin rus [në bazën ushtarake të Rudnicës, në Serbi]. Në të gjithë Evropën, njerëzit mund ta shohin fotografinë – edhe nëse nuk dinë shumë për Ballkanin – e një ambasadori rus pranë oficerëve të lartë ushtarakë serbë.

Në këtë mënyrë, Vuçiç ka treguar se, nën udhëheqjen e tij, Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës. Problemi është se Perëndimi ende pretendon se situata është ndryshe.

Hidhini një sy deklaratave të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në takim me Vuçiçin të enjten, duke i vlerësuar hapat që po i ndërmerr ai për serbët, reformat dhe sundimin e ligjit. Ju e dini më mirë se unë nëse hapat e ndërmarrë nga regjimi i Vuçiqit, në drejtim të reformave dhe sundimit të ligjit, janë të denjë për lavdërim. Ky është një shembull tjetër i legjitimimit të atij regjimi. Vuçiç e ka përdorur këtë, ka shkruar në Twitter për vizitën historike të von der Leyenit dhe lavdërimet e saj.

Radio Evropa e Lirë: Me sa duket mosmarrëveshja për targat e përkohshme të makinave është vetëm maja e ajsbergut. Çfarë ka në sfondin e saj?

Edward Joseph: Keni shumë të drejtë. Kësaj radhe kemi pasur një situatë të tensionuar, me tanke dhe automjete të blinduara të vendosura në kufirin me Kosovën dhe policinë speciale në anën tjetër. Në fillim të shtatorit, grupet pro-malazeze dhe ato serbe janë përplasur në kryeqytetin tradicional të Malit të Zi, Cetinë.

Situata po përkeqësohet edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku përfaqësuesit serbë janë larguar nga institucionet, për shkak të vendimit të ish-përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar për dënimin e mohuesve të gjenocidit.

Ka gjithashtu tensione midis Kroacisë dhe Serbisë. Alarm ka shkaktuar edhe i ashtuquajturi non-paper slloven, në të cilin është propozuar ndarja e Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. Nga kjo mund të nxirret një përfundim i qartë se në rajon nuk ka besim në strategjinë e Perëndimit. Pra, ajo që po ndodh në veri të Kosovës është vetëm një simptomë dhe ne, në fund, duhet të përballemi në thelb me situatën në Ballkan dhe të arrijmë te një zgjidhje. Situata aktuale është serioze, është pjesë e tendencës përkeqësuese dhe duhet të qetësohet. Sidoqoftë, problemi më i gjerë duhet të trajtohet seriozisht dhe iluzioni të eliminohet.

Radio Evropa e Lirë: Qeveria e Kosovës thotë se vendimi i saj për targat e përkohshme është një përgjigje reciproke ndaj vendimit të mëparshëm të autoriteteve në Beograd për të ndaluar targat e Kosovës në Serbi. Kjo është një çështje teknike, por nëse flasim për thelbin e problemit, padyshim se është një mosmarrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës për statusin e Kosovës, më saktësisht nëse Serbia do ta njohë Kosovën – gjë që nuk është realiste të pritet në këtë moment. Pyetja është përse kryeministri Kurti e mori vendimin për targat pikërisht në këtë moment?

Edward Joseph: Unë mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por është një devijim i vëmendjes. Sa u përket targave, bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, dispozita për përdorimin e tyre ka skaduar në shtator. Sigurisht, ka arsye politike përse Kurti e ka zbatuar masën e përmendur në këtë mënyrë, sepse zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen në tetor.

Gjithashtu, lind pyetja nëse Vuçiq ka pasur arsye të dërgojë tanke në kufi? Siç e thashë, kjo është një masë qesharake dhe teatrale në prani të ambasadorit rus – sikur Serbia do ta sulmojë Kosovën, e cila është nën mbrojtjen e NATO -s. Secili serb që mendon se do të mbrohet në këtë mënyrë, duhet ta dijë se kjo do të ketë efekt të kundërt. Një qasje e tillë nuk i ofron kredibilitet Serbisë dhe tregon sjelljen e papërgjegjshme të Vuçiqit dhe bashkëpunimin e tij të hapur me Rusinë.

Gjithashtu, është një veprim i padobishëm, sepse bëhet fjalë për armë konvencionale, kryesisht tanke. Rusia mund të dërgojë pajisje të tilla në Serbi, por në rast të ndonjë përshkallëzimi të konfliktit, NATO-ja do të kishte avantazh gjeografik dhe çdo përparësi tjetër. Është e pakuptimtë të presësh që në një situatë të tillë, Rusia mund ta mbështesë Serbinë.

Në çdo rast, duke gjykuar nga mënyra në të cilën është zbatuar masa [për targat], është e qartë se nuk ka pasur konsultime adekuate, me pjesëmarrjen e KFOR-it, SHBA-së dhe BE-së – gjë që sigurisht nuk kontribuon në forcimin e besimit midis autoriteteve në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës. Megjithatë, këtu është aplikuar parimi i reciprocitetit midis shteteve dhe Kosova është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane.

Radio Evropa e Lirë: Sigurisht edhe Vuçi 135 mund ta shfrytëzojë këtë çështje për të larguar vëmendjen nga problemet tjera, përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm në Serbi. Gjithashtu, ai mund t’i përsërisë pretendimet se pala kosovare nuk e ka përmbushur obligimin nga Marrëveshja e Brukselit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe…

Edward Joseph: Pikërisht. Akuzat e ndërsjella vazhdojnë… derisa ambasadori rus qesh, ashtu si edhe [presidenti rus] Vladimir Putin dhe [presidenti i Kinës] Xi Jinping. Nëse duan që në rajon të ndalojë ndikimi malinj i Rusisë, është e rëndësishme të kuptohet se përse po përkeqësohet situata.

Radio Evropa e Lirë: Përse po përkeqësohet situata?

Edward Joseph: Të gjitha këto çështje në dukje të pazgjidhshme janë në fakt të zgjidhshme… Ky nuk është Afganistan, por një pjesë e Evropës, me ndikim potencialisht të rëndësishëm të SHBA-së dhe BE-së. Të gjitha problemet janë të zgjidhshme nëse vendet e rajonit pranojnë rendin perëndimor. Unë nuk po pretendoj se është e thjeshtë dhe se kjo do të ndodhë brenda natës. Nëse rendi perëndimor nuk pranohet, ose shfrytëzohet si nga Bullgaria, atëherë nuk ka zgjidhje.

Kina për Kosovën: Veprimet e njëanshme s’janë në interes të paqes

Në Ballkanin Perëndimor, vetëm një vend nuk e pranon rendin perëndimor. Bëhet fjalë për Serbinë dhe besnikët e saj në Republikën Sërpska, në Listën Serbe në Kosovë etj.

Nëse rendi perëndimor pranohet, atëherë siguria e Ballkanit Perëndimor është nën mbrojtjen e NATO -s. Në atë rast, të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor janë të zgjidhshme.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota edward joseph lajm nga rel pdagogu amerikan flet per konfliktin kosove serbi edward joseph lajm nga rel pdagogu amerikan flet per konfliktin kosove serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet