LIVE UPDATES
Bota

Dorëheqja e Vitisë, Kurti e falënderon për punën e bërë në Ministri të Shëndetësisë

2 Tetor 2021, 14:42 Nga DOSJA
Dorëheqja e Vitisë, Kurti e falënderon për punën e

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për punën e bërë gjatë këtyre muajve pas dorvheqjes së tij nga posti i ministrit të shëndetësisë.

Arben Vitia, ishte njeriu ynë kundër virusit. Këtij virusit COVID-19 që solli pandeminë dhe atij virusit më të lashtë të mosbesimit në institucione”.-tha Kurti.

Kryeministri tha se beson se do të kenë rastin të ofrojnë ministra që e ringjallin besimin në institucione.

Besoj me forcë se ne do të kemi rastin gjithnjë e më shpesh t’u ofrojmë qytetarëve ministra që e ringjallin besimin tek institucionet e Republikës. Rreziku i shëndetit publik, trupor e mendor, nuk është vetëm pandemia me variantet e saj, por mosbesimi i qytetarëve tek institucionet. Prandaj, Arben Vitia ishte ilaçi i duhur, jo vetëm kundër pandemisë së paparë, por edhe kundër sëmundjes së rëndë, mosbesimit ndaj institucioneve të qeverisjes”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë:

Të dy jemi në Kosovë, por sot nuk do të takohemi. Për ato 120 ditë vjet, dhe për këto 193 sivjet, e kisha bashkëpunëtor të ngushtë e të përditshëm në qeverisje. Dr. Arben Vitia, ishte njeriu ynë kundër virusit. Këtij virusit COVID-19 që solli pandeminë dhe atij virusit më të lashtë të mosbesimit në institucione.

Arben Vitinë e njoh që prej fillimeve të VETËVENDOSJE!-s. Mjek, që ka përvetësuar nga ky profesion virtytet më të larta, thjeshtësinë dhe përgjegjësinë. Shok, që ka dhënë për Lëvizjen kontributet më të çmuara, punën dhe mirësinë.

Si rrallë ndonjëherë ne kemi patur mes nesh një njeri të tillë. Andaj, si subjekt politik, ne e kemi vlerësuar duke e zgjedhur për disa vite anëtar të Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm. Për të njëjtat vlera e kemi propozuar dhe caktuar për funksione të rëndësishme publike.

Arben Vitia u shqua me rezultate si drejtor i shëndetësisë në Komunën e Prishtinës. Nisur prej arritjeve të tij, Arbeni ishte ministri ynë i shëndetësisë në dy qeverisjet e Lëvizjes. Dhe ishte një fat. Kur shoqëria jonë dhe gjithë njerëzimi u gjend përballë krizës së pandemisë, njeriu më i gjetur për ta menaxhuar përballjen e krizës ishte Arben Vitia.

Asnjëherë ky njeri i yni nuk jep informacion, nuk bën vlerësim dhe nuk merr vendim pa qenë i bindur në saktësinë e të dhënave dhe shterimin maksimal të burimeve. Rrallë kam ndeshur një person me atë bindje aq të thellë për përgjegjësinë publike të posteve qeveritare. Ndjenja e tij e lartë e përgjegjësisë e ktheu në bartësin e shpresës përballë krizës shëndetësore. Aftësia e tij për të ndjekur statistikat dhe raportet e përbotshme mbi përhapjen e forcën e virusit, na dëshmuan se kishim fatin që në postin më vendimtar e në kohën e duhur të kishim njeriun e duhur.

Arritjet e ministrit Vitia përgjatë dy mandateve të Qeverisë, janë po aq befasuese sa janë edhe të pamohueshme. As një muaj nuk kishte kaluar nga marrja e detyrës në shkurtin e vitit 2020, kur ministri Vitia është dashur të udhëheqë luftën kundër një armiku të rrezikshëm dhe të panjohur: COVID-19. Prej atëherë deri më sot, ministri Vitia ka arritur të menaxhojë dhe të vërë nën kontroll tri variantet kryesore të virusit Corona. Gjatë luftimit kundër variantit fillestar të virusit, Republika e Kosovës, nën udhëheqjen e ministrit Vitia, është lavdëruar nëpër mediet botërore si shembull për t’u ndjekur nga vende të tjera për sa i përket menaxhimit të pandemisë. Me të marrë detyrën për herë të dytë në mars të vitit 2021, ministri Vitia sërish ka dëshmuar aftësinë e tij menaxhuese, duke marrë masat e domosdoshme për të kaluar valën e trashëguar nga qeveria paraprake, kësaj here me një variant edhe më të rrezikshëm, varianti Alfa. Falë lidershipit të ministrit Vitia, qytetarët e Republikës së Kosovës përjetuan muajt e saj më të qetë prej fillimit të pandemisë. Dhe më së fundi, përballë variantit Delta, i cili ka sfiduar të gjithë botën me mënyrën e shpejtë dhe të pamëshirshme të përhapjes së tij, masat e hartuara nga ministri Vitia, në bazë të shkencës më të fundit në fushën e epidemiologjisë, kanë arritur të vënë nën kontroll valën e këtij varianti më shpejt sesa gati çdo vend i botës që është përballur me këtë variant. Për pasojë, Kosova sot qëndron ndër vendet me më së paku raste të reja ditore në të gjithë kontinentin e Evropës, lëre më në rajon.

Në veçanti duhet përmendur arritjen ndoshta më mbresëlënëse të ministrit Vitia: duke ardhur në Qeveri me zero vaksina të porositura nga qeveria paraprake, ministri Vitia arriti jo vetëm t’i sigurojë vaksinat, por edhe t’i administrojë me shpejtësi rekorde, duke çuar Kosovën në vendin e dytë në rajon për sa i përket vaksinimit të qytetarëve që janë mbi 12 vjeç.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti arben vitia albin kurti arben vitia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet