LIVE UPDATES
Politike

PD tek shkollat e prekura nga tërmeti në Bubq e Pezë, akuza qeverisë: Nuk ka bërë tranparente fondet e rindërtimit (VD)

29 Dhjetor 2019, 12:54 Nga DOSJA
PD tek shkollat e prekura nga tërmeti në Bubq e Pezë, akuza

SHQIPËRI- Partia Demokratike ka vijuar dhe sot me denoncimin në disa shkolla në vend të cilët janë dëmtuar nga tërmeti. Tre përfaqësues të PD, Çlirim Gjata, Astrit Veliaj dhe Flamur Hoxha kanë shkuar sot në dy shkolla të dëmtuara në Bubq dhe në Pezë Helmës, ku akuzuar qeverisë se i ka lënë në harresë.

Në një deklaratë të dhënë nga shkolla e Bubqit dhe në Pezë Helmës, tre funksionarët e PD  akuzuan qeverinëse, pasi sipas tyre jo vetëm që nuk ka bërë transparencë me ndërtimin e shkollave, por po bën të njërën gjë edhe me rikonstruksionin e tyre duke zhdukur dokumentacionin e riparimeve të tenderimeve dhe rikonstruksionit.

Shkolla pa marrë asnjë masë, të lëna në mëshirë të fatit, terrene të tëra me banim dhe shkolla pa asnjë studim, pa asnjë interesim se çfarë ndodh në rast të një fatkeqësie, të lënë në dorë të Zotit”, u shprehën ata.

Më tej i bënë një thirrje dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, që të zbardhë dosjen e këtyre ndërtimeve të bëra dhe për të çuar përpara drejtësisë të gjithë zinxhirin e personave që kanë marrë pjesë në procedurat endërtimit të shkollave.

DEKLARATA E PLOTË

Tërmeti i 26 Nëntorit, përveç vjedhjeve dhe abuzimit me fondet për rikonstruksionin e disa shkollave, ka nxjerrë në pah edhe e braktisjen nga qeveria të shkollave në zonat rurale. Përfaqësuesit e PD, Çlirim Gjata, Astrit Veliaj dhe Flamur Hoxha sollën në vemendje dy shkolla të tjera që janë në listën e objekteve të shembura dhe të caktuara për shembje, përkatësisht shkolla e mesme e bashkuar në Bubq dhe ajo në Pezë. Të dyja shkollat kanë rreth 700 nxënës, por për rikonstruksionin e tyre nuk është kujdesur askush, duke i lënë të rrënohen me kalimin e kohës dhe të dëmtohen plotësisht nga tërmeti, i cili,  për fat të mirë nuk ra në kohën e mësimit të fëmijëve. Tani, 700 fëmijë detyrohen të shkojnë shumë larg për të ndjekur shkollën, ndërsa qeveria, 5 javë pas tërmetit, nuk ka bërë ende publik një plan për rindërtimin e tyre.

ÇLIRIM GJATA, SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE

Jemi tek shkolla e mesme e bashkuar e Bubqit, ku ka 280 nxënës nga mosha 6-18 vjeç. Në këtë shkollë nuk është bërë asnjë investim, asnjë rikonstruksion. Shkolla është shembur, është jofsunkionale dhe e kanë shembur pa pritur hetimet. Ne kemi dëgjuar rreth muajit shtator ministren e arsimit që ka thënë: “ne nuk do të investojmë për shkolla ku ka 7, 10, 15 apo 20 nxënës, sepse nuk ia vlen. Nuk do t’i hyj kësaj deklarate absurde, se pse ata 5 ose 10 nxënës nuk paskan të drejtën e arsimimit, kjo është çështje tjetër, po këtë që ka pasur 280 nxënës, ku e ka rikonstruksionin, invesgtimin, riparimin, interesimin? Po të kishte ndodhur ditën çfarë katastrofe humanitare do t’u ndodhte fëmijëve?! Ngutja për të zhdukur gjurmët si në Thumanë, rasti që është zhdukur gjithçka këtu, nuk kemi asnjë interesim, megjitjëse është shkollë e mesme e bashkuar me 280 nxnënës. Këta fëmijë i ka shpëtuar Zoti në një lloj kuptimi. Këta 280 nxënës janë dërguar në Fushë Krujë për të vazhduar mësimin dhe është vënë një autobus që i merr në qendër dhe i kthen, fëmijët e vegjël që e kanë shkollën pasdite lihen vetëm natën 6-10 vjeç dhe shkojnë në çadrat e tyre, kodra me rrugë e pa rrugë dhe kjo kërkon një kujdes dhe masë.

Duke parë gjithë këtë abuzim, korrupsion, shkolla të shkatërruara nga tërmeti menjëherë pas rikonstruksionit, të shembura të zhdukura për të mos lënë asnjë gjurmë, zhduket dokumentacioni i riparimeve i tenderimeve dhe rikonstruksionit, nuk dihet ku është; shkolla pa marrë asnjë masë, të lëna në mëshirë të fatit, terrene të tëra me banim dhe shkolla pa asnjë studim, pa asnjë interesim se çfarë ndodh në rast të një fatkeqësie, të lënë në dorë të Zotit. Kemi parë Prokurorin e Përgjithshëm i cili një ditë pas emërimit shkoi në Prokurorinë e Durrësit dhe tha “prokuroria tani do të lëvizë”. Të shohim nëse prokuroria ka mësuar të ecë, shou mbaroi. I nderuar prokuror i përgjithshëm, prokuror i rrethit të Krujës, Durrësit apo SPAK-ut, kushdo që e ka në dorë, ka mundësi të shohim diçka konkrete nga ju? Duhet filluar se kush i dha këto leje, kush i bëri këto tenderime, kush i mori në dorëzim këto shkolla. Me qindra fëmijë kanë qenë në rrezik në një katastrofë humanitare, po të kishte ndodhur ditën. A duhet bërë një hetim? Me qindra mijëra euro janë bërë në rikonstruksione dhe nuk ka asnjë hetim deri tani, ose asnjë masë nuk është marrë dhe janë lënë në mëshirë të Zotit.

Kërkojmë nga Prokuroria diçka konkrete dhe mbi të gjitha duhet të bëhet transparenca. Nuk mundet që këtyre taksapaguesve t’u thuhet se “ju shpëtoi zoti” dhe të mos bëhet transparente. Ku qëndron përgjegjësia e pushtetit vendor, kryetari të bashkisë, ministria e arsimit, qeveria e deri tek kryeministri?! Kjo është detyrë e prokurorisë dhe më pas e të tjerëve. Ne do të vazhdojmë denoncimet për shkollat dhe banesat. Nuk mund të lihen në dorë të Zotit, sepse kemi 24 viktima në Thumanë e të tjerë në Durrës, gjithë këtë tragjedi.

ASTRIT VELIAJ , ISH DEPUTET PD, PEZË HELMËS 

Këtu jemi në Pezë Helmës, në shkollën 9-vjeçare të Pezës. Sigurisht, ka dalë jashtë përdorimit nga tërmeti I fundit. U bënë 31 ditë që qeveria nuk po hedh sytë nga kjo shkollë ku 400 nxënës bëjnë shkollën në Vaqarr, larg familjeve të tyre. Detyrohen të zgjohen më herëtr dhe të vijnë edhe më vonë nga shkolla. Me sa shohim, kjo qeveri nuk e ka me prioritet arsimin, nuk e ka zhvillimin e vendit. Çdo komb I qytetëruar në botë ka prioritet arsimin, me sa shohim këtu, me këtë qeveri prioritet janë oligarkët të cilëve nuk ua heq ato 150 mln euro e të investojë në shkolla. Ky fshat këtu ka nevojë, përveç shkollës 9-vjeçare, për një shkollë të mesme, sepse duhet largohen për të bërë shkollën e mesme me dhjetëra km në një shkollë tjetër, pasi këtu nuk ka shkollë të mesme. Duhet investuar në arsim sepse është e ardhmja e kombit. Kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin, ka prioritet oligarkët, të ndajë paratë me oligarkët, me njerëzit që hanë e pinë me ta dhe nuk I hedhin sytë nga njerëzit e varfër.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Ndërkohë Rama premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qeraja do të paguhet nga shteti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit veliaj clirim gjata denoncimi i pd shembja e shkolla pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019 astrit veliaj clirim gjata denoncimi i pd shembja e shkolla pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet