LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-PD padit Ramën dhe 49 persona, Tabaku: Kemi dosje me 112 prova!

18 Mars 2022, 12:11 Nga DOSJA
VD-PD padit Ramën dhe 49 persona, Tabaku: Kemi dosje me 112 prova!

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka njoftuar se ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kallëzim për 50 persona, si grup i strukturuar kriminal, për inceneratorët, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Tabaku kërkoi që dosja e të tre inceneratorëve të trajtohet si një e vetme, pasi asnjë prej tyre nuk është funksional pavarësisht se kanë harxhuar 430 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Deklarata e plotë:

Duke falënderuar të gjithë kolegët gazetarë për pritjen, por njëkohësisht edhe për reflektimin e aferës së inceneratorëve gjatë muajve të fundit besoj me rigorozitet po njëkohësisht edhe me transparencë maksimale, unë dua që në këtë konferencë të fundit për shtyp në cilësinë e kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, të bëjë një përmbledhje dhe t’iu njoftoj për hapat që ne do të ndjekim dhe kemi ndjekur në të shkuarën. Partia Demokratike ka nisur që në vitin 2016 një denoncim në lidhje me inceneratorin e Elbasanit. Dy vite më pas, mbajti një interpelancë me ministrin Gjiknuri, ku në debat çuditërisht Gjiknuri nuk pati një rol shumë aktiv, por përgjigjet kryesore dhe mbrojtjen politike kryesore e dha Edi Rama dhe Arben Ahmetaj. Gjatë viteve ne vazhduam që ta denoncojmë këtë aferë dhe në fillim të sesionit parlamentar në shtator bëmë një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor i cili do të analizonte, do të hetonte ligjshmërinë e procedurave për sa i përket 3 impianteve të trajtimit të mbetjeve në qytetin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit. Ndërkohë, një vit e gjysmë më parë, Partia Demokratike dorëzoi në SPAK tre padi individuale, tre padi për secilin prej inceneratorëve për Fierin, për Tiranën dhe për Elbasanin dhe ndërkohë organi i akuzës kishte filluar një hetim i cili në dhjetor, besoj në mes të dhjetorit kolaudoi dhe me arrestimin e zotit Lefter Koka.

Mbas pothuajse 3 muajve hetim, dëgjesa, diskutime, debateve shumë të zjarrta, shpeshherë më shumë për procedurë sesa për çështje thelbësore që duhej ne të kishim, pas një mbrojtje politike të jashtëzakonshme që Partia Socialiste i dha në komision aferës së inceneratorëve nga njëra anë, por nga ana tjetër edhe sulmeve ndaj deputetëve që e kanë denoncuar këtë, edhe ndaj meje personalisht, edhe ndaj Partisë Demokratike, unë besoj që ne arritëm që ne të tregojmë që në politikë ka rëndësi qëndrueshmëria, që në politik betejat fitohen duke u treguar të sinqertë, të drejt por edhe duke pasur në mendje një dhe vetëm një rezultat, sepse sot përball kemi një dhe vetëm një kundërshtar politik, që është Edi Rama. Në Kuvend, në javën e kaluar është dorëzuar një raport i opozitës me 120 faqe ku janë prova, fakte procesverbalet por njëkohësisht të gjitha rezultatet që ne kemi pasur nga komisioni hetimor, të cilët provojnë se si është shkelur shpërfillur, injoruar procedura, por nga ana tjetër dhe pagesat që kanë ndodhur për tre kompanitë e inceneratorëve. Ndërkohë që nga ana e mazhorancës patëm një raport me pak më shumë se 40 faqe, 44 faqe për të qenë të drejt, i cili dështoi të provonte atë që ata pretenduan në fillim të herës dhe kishte një dhe vetëm një rekomandim se si të ndryshohet ligji për komisionet hetimore. Për habinë time personale, por për habinë dhe të shumë demokratëve, një pjesë të opozitës fatkeqësisht në bashkërendim me kryeministrin Rama, nuk e votoi raportin prej 120 faqesh të komisionit hetimor të inceneratorëve.

Megjithëse gjithë ju që jeni prezent dhe kushdo që ka ndjekur komisionin hetimor të inceneratorëve, i ka parë përpjekjet e mia personale dhe të Partisë Demokratike për të funksionuar si një ekip i vetëm dhe për ta konsideruar këtë si një gurë beteje ku do të përfitonte jo Partia Demokratike, por do të përfitonte qytetari shqiptarë. Sepse për herë të parë në 30 vite dhe e them me kënaqësi, Partia Demokratike renditi nga i pari tek i fundit 10 dëshmitarë të lartë, të cilët dëshmuan për pothuajse 60 orë përpara shqiptarëve, të cilët panë se çfarë kanë ndodhur me aferën e inceneratorëve. Sot Shqipëria që të gjithë e dimë që ndodhet në një krizë të thellë. Ndërkohë që kontrata koncensionare e inceneratorit të Tiranës vazhdon të marrë para nga Buxheti i shtetit. Kjo kontratë ka një klauzolë të veçantë dhe tejet progresive, në fakt siç pretendonte qeveria që është, pasi ajo vendos të indeksojë pagesat me inflacionin. Për ta kuptuar shqiptarët sot më mirë, në qoftë se Edi Rama mburret se po indekson 1/3 e pensionistëve me pensionin, të njëjtin nder dhe favor ia bën edhe kompanive të inceneratorëve në fakt pasi jep edhe 430 milionë euro. Pse kujdes i veçantë i qeverisë që shkon deri në këtë detaj?

Unë besoj që përgjigjen ne e kemi dhënë në padinë që sot do të dorëzojmë në SPAK. Padia që kemi përgatitur, është padia përfundimtare, e cila bazohet mbi punën e raportit të komisionit hetimor, është një dokument prej 90 faqesh dhe ne i dorëzojmë sot SPAK-ut 112 prova. 112 prova të cilat tregojnë se si ka funksionuar qeveria e Edi Ramës si një grup i strukturuar kriminal. Dhe këtë e them me plotë gojën, grup i strukturuar kriminal për veprimet dhe mosveprimet e tyre në aferën e inceneratorëve. Partia Demokratike krahas tre padive të dorëzuara në SPAK për qytetin e Fierit, Elbasanit dhe të Tiranës, gjatë javës të fundit të punës të komisionit hetimor, ka dorëzuar njëkohësisht padi edhe për Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, Damian Gjiknurin, Aramndo Subashin, Alqi Bllakon dhe Ëngjëll Agaçi. Padia e sotme përfshin 50 persona të niveleve politike dhe jo vetëm, anëtarë të komisionit të koncesioneve, por dhe njëkohësisht dhe anëtarë të njësive të zbatimit të projekteve, të kontratave koncensionare, të cilat përveçse në shkelje të procedurave, njëkohësisht kanë ndihmuar, mbështetur, favorizuar tre kompani koncensionare të cilat ashtu siç paraqitet edhe nga skema që kemi këtu në ekran, kanë përfituar 3 kontrata koncensionare prej 430 milionë eurosh. Por më lejoni t’iu sqaroj se çfarë ka ndodhur, jo vetëm me procedurat, por edhe me zbatimin, sepse pyetja më e rëndësishme është edhe ku kanë shkuar paratë? Tre individ pa asnjë të ardhur financiare, pa asnjë lidhje me procesin e incenerimit dhe me procesin e trajtimit të mbetjeve, pa asnjë kapital, me të vetmen karakteristik që ishin njohës, mbështetës, miq të njerëzve që sot janë në pushtet, marrin tre kontrata koncensionare me një vlerë totale prej  430 milionë eurosh në shkelje të procedurave.

Qeveria shqiptare ka shkelur çdo ligj të mundshëm për t’i dhënë të treja kontratat koncensionare. Kontrata e Elbasanit është kontrata më flagrante ku është përfshirë i gjithë zinxhiri qeveritar i mbështetur dhe i favorizuar nga sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, zotit Ëngjëll Agaçi, por njëkohësisht i mbështetur nga ministrat Gjiknuri, Ahmetaj, nga Ministria e Financave dhe nga Këshilli i Ministrave. Kontrata e parë për qytetin e Elbasanit është dhënë nga Alb-Tek Energy, është fituar nga Alb-Tek Energy. Pak muaj më vonë, e njëjta kompani, por me një emër tjetër duke iu fshehur shtetit shqiptar dhe qytetarëve shqiptarë, krijohet kompania Integrate Teknology, është e dyta në skemë me ngjyrë të gjelbër, po me të njëjtët pronarë. Pak vite më vonë, krijohet kompania e tretë Integratet Energy BV SPV, për inceneratorin e Tiranës, po me të njëjtët pronarë, me një emër tjetër. Këtu ne kemi arritur që të provojmë nga analiza e dokumenteve dorëzuar në QKB, që është i njëjti grup kompanish, që askush nuk e di se pse i kanë fshehur emrat e tyre, por siç mund ta shikoni janë të njëjtët individ që zotërojnë aksione në këto kompani, që lidhen nga njëri tek tjetri. Po ajo që është më e çuditshme janë të njëjtët individ që auditojnë këtë kompani, që marrin pagesat për këto kompani, por që edhe zbatojnë këto projekte. I kërkojmë SPAK-ut dhe kjo është një kërkesë e parë zyrtare që unë e bëj këtu, e kam përsëritur disa herë, është pjesë edhe e kallëzimit që të mos të ketë dosje të veçanta për hetimin e këtyre çështjeve. SPAK-u duhet t’i mbledh të tre këto në një hetim të vetëm. Sot janë duke u hetuar dy dosje, dosja për inceneratorin e Elbasanit dhe një dosje e përbashkët për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës. Grupi ashtu siç ka funksionuar në faza të ndryshme të procesit dhe në faza të ndryshme të vendimmarrjes ka operuar si një i vetëm. Sepse nuk është çudi që të tre kompanitë e krijuara, që kanë lidhje me njëra-tjetrën me të njëjtin pronar nga njëra anë, por nga ana tjetër që kanë marrë dhe po pagesat, po të njëjtët, i kanë fshehur pronarët e tyre të vërtetë. Të treja kompanitë janë krijuar me një kapital 100 mijë lekë, nuk kanë pasur fondet për t’i zbatuar këto projekte dhe të treja kompanitë kanë marrë kredi bankare ashtu siç tregojmë në këto prova, kemi siguruar nga bankat e nivelit të dytë barrën hipotekore që është vendosur po kontrata koncensionare. Kërkesa e parë ndaj SPAK-ut është, të treja duhen hetuar sëbashku. Të gjithë personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të 50 individët edhe në nivel politik, por edhe në nivel të ministrive, nëpunësit e ndryshëm të komisionit të koncesioneve dhe njësive të zbatimit të projektit, janë po të njëjtët. Janë po të  njëjtët individ që hartojnë kontratat, që zbatojnë kontratat, po të njëjtët individ që kontrollojnë. Së dyti, unë besoj që në kallëzimin që ne kemi përgatitur që do të dorëzohet sot pranë SPAK-ut, me akuzat e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor.

Me akuzën e dytë, mashtrime me pasoja të rënda financiare, me akuzën e tretë për shpërdorimi i detyrës dhe me akuzën e katërt pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, provohet ekzistenca e këtij grupi të strukturuar kriminal. Lidhjet, pasojat e secilit prej këtyre individëve. Skema që ne kemi përgatitur këtu që ka ardhur pas analizës së dokumenteve, bën fjalë për 40 kompani të lidhura me njëra-tjetrën, të këtyre individëve të cilët në fakt kanë vepruar për zbatimin e këtyre kontratave, janë duke vepruar edhe sot për zbatimin e kontratave që i vetmi, i vetmi tipar dallues është njohja me kryesisht dy ministria, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri. Në padinë që Partia Demokratike ka nisur një vit e gjysmë më parë për tre qytetet, në fakt ne nuk kemi përfshirë qytetin e Durrësit. Por e kemi përfshirë qytetin e Durrësit në këtë padi këtu, por edhe gjatë javës së kaluar me një padi individuale për zonjën Emirjana Sako. Zonja Emiriana Sako në bashkëpunim me z.Alqi Bllako, sot deputet i PS, me  veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë krijuar për buxhetin e shtetit një dëm që llogaritet 25 mln euro. mbyllja e Porto Romano nga z.Alqi Bllako, dhënia e kontratës dy kompanive të veçanta aty, kompanisë “Victoria Invest” dhe “Mare SRL”; njëra prej të cilave është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve të Tiranës ka krijuar për buxhetin e shtetit një kosto të jashtëzakonshme dhe pamje të tmerrshme që qytetarët kanë parë gjatë verës së kaluar në qytetin e Durrësit. Znj. Emiriana Sako e ka dhënë këtë procedurë në mënyrë abuzive me  një procedurë ligjore që nuk është e njohur në ligj, negocim pa shpallje, dhe e ka dhënë këtë një vit e gjysëm pasi ka shpallur gjendjen e emergjencës.

E gjithë kjo rrjetë merimange është krijuar-ngritur për të qarkulluar para dhe për të menaxhuar në interes të tyre fonde publike të shqiptarëve.

Inceneratori i Elbasanit ka një dem ekonomik prej 25.2 mln euro.

Inceneratori i Fierit ka një dem ekonomik prej 22.8 mln euro.

Inceneratori i Tiranës ka një dëm prej 39.1 mln euro.

Këto janë pagesa të ekzekutuara, të kryera deri më sot.

Ashtu sikurse Komisoni Hetimor provoi asnjë prej tre inceneratorëve nuk ëhstë në punë dhe  nuk funksionon. Ndërkohë që inceneratori i Elbasanit ekziston fizikisht, dy të tjerët nuk ekzistojnë fizikisht; por asnjëri nuk funksionon. Në gjykimin tonë dhe të ekspertëve të fushës, të cilët unë dua t’i falënderoj për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë; ekspertë ligjore, ekspertë mjedisorë, kontabilistë, ekspertë të fushave të ndryshme, është shumë e qartë se duke ndjekur prova dhe fakte, vihet re se ka një organizim të përpiktë nga krijimi i Komitetit të Mbetjeve e deri tek urdhri i shpalljes së emergjencës mjedisore; e cila është nul. Nuk ka asnjë urdhër për shpalljen e emergjencës. Kjo në fakt bën nul kontratën e Elbasanit që është edhe kontratat e parë në shkelje ligjore dhe me pas kontratën e Fierit dhe të Tiranës. Gjithashtu lidhjet miqësore dhe lidhjet e forta mes zv.kryeminisitrit Arben Ahmetaj, Mërtirit, Zotos, udhëtimet e tyre të përbashkëta gjithashtu edhe me Damian Gjiknurin, tregojnë që nuk ka vetëm një ministër të përfshirë sot. Lefter Koka është sot përpara drejtësisë por në fakt duhet të jenë edhe këta të tjerët para drejtësisë. Mbi tre ministra, dy sekretarë të përgjithshëm; njëri prej të cilëve sot është deputet; tre kryetarë bashkie janë të përfshirë në këtë aferë. Ata që sot mohojnë dijeninë apo përfshirjen, kur provat e tradhëtojnë duhet të marrë parasysh edhe pasojat që kanë pasur vendimet e tyre. Dua të ndaloj pak tek paratë. Kemi folur gjatë për çështjet e procedurave dhe kjo tashmë është e vërtetuar edhe me dy akuzat e SPAK-ut  që si inceneratori i Elbasanit, ashtu edhe ai i Fierit dhe Tiranës jaën në shkelje të procedurave. Të gjithë këto zyrtarë që unë përmenda janë në shkelje të procedurave.

Unë dua të ndaloj pak tek paratë. Komisioni Hetimor javë ne fundit arriti të marrë librat e pagesave dhe të blerjeve-shitjeve të tre kompanive të inceneratorëve. Çfarë arritëm të provojmë nga këto libra të blerjeve-shitjeve të këtyre kompanive?! Gjëja e parë që arritëm të provojmë është kjo skemë që bëmë këtu: nga buxheti i shtetit paguhen tre kompani, të cilat  gjithashtu paguajnë kompanitë e Klodian Zotos dhe Stela Gugallias. Paguhet kompania “ITS”, që zotërohet nga Klodian Zoto, në vlerën e 36 mln euro. Paguhet kompania “Zoto consulting” në mbi 600 mijë euro. Dhe pagesa po ashtu nga kompanitë audituese të Stela Gugallias 720 mijë euro. Më e çuditshmja është pagesa për transferim kapitali jashtë, 25 mln euro. Të gjitha pagesat që ka dhënë buxheti i shtetit kanë shkuar në këtë drejtim, kanë shkuar po tek të njëjtit persona. Kemi faturat që këto kanë shkuar për punë të pakryer, sepse inceneratoreët nuk ekzistojnë. Ndaj unë i kërkoj SPAK-ut të hetojë të gjitha pagesat që kanë shkuar jashtë Shqipërisë, se si janë përdorur këto pagesa? Po njëkohësisht edhe faktin  e përgjegjësisë që ka Arben Ahmetaj në zbatimin e këtyre kontratave, ku paratë e marra nga buxheti i shtetit janë përdorur për të ndërtuar inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Nga njëra kompani tek tjetra. Gjëja e dytë që ne kemi provuar nga librat e blerjes dhe shitjes, të paktën 18 kompani kanë xhiruar fatura fiktive dhe kanë mashtruar me TVSH-në dhe janë paguar nga buxheti i shtetit. Këtu si pjesë e provave ne kemi edh enjë vendim të Prokiurorisë së Tirnaës, e cial më pas ëhstë kthyer edhe në një vendim të gjykatës për një hetim të ndodhur në Drejtorine e Tatimeve nga viti 2016 -2018 për pagesa fiktive të kompanive.

Pra, Arben Ahmetaj si ministër i Financave e dinte që Drejtoria e Tatimeve po paguante kompani me fatura fiktive, po bënte pagesa fiktive. Dhe ai vazhdoi që ta lejonte ta vazhdonte dhe kjo jo vetëm tek inceneratori i Elbasanit, për të cilën z.Lefter Koka është përpara drejtësisë, por edhe tek inceneratori i Fierit dhe Tiranës. Me vetëdije  janë mbyllur hetimet në Prokurorinë e Tiranës për të favorizuar pagesat e këtyre kompanive. Më lejoni t’ju tregoj mënyrën e dytë se si janë shpërdoruar paratë e inceneratorit të Fierit, Tiranës dhe Elbasanit. Kompani fiktive që nuk kanë kryer punë; “Frogi 03”, “Leli 17”, “RS IT and T”, “Amco and co”, “Pupa Services”, “Frogi”, etj.. Të gjitha pagesat në librat e blerjeve –shitjeve vërtetojnë këto tre lloj pagesash: për kompani me fatura fiktive, për fatura të bëra po vetë kompanisë, për transfertë kapitali nga jashtë, të gjitha këto prova ne do t’ia vendosim SPAK-ut së bashku me 112 provat e tjera që janë përgatitur nga ekipi i PD. Unë besoj që kjo ka qenë një aferë shumë e vështirë për tu hetuar. Besoj se Komsioni Hetitmro me gjithë pengesat dhe vështirësitë ka bërë një pune shumë të mirë. Unë do të kisha dashur që të kishim akoma më shumë informacione, por patëm një bllokim total të qeverisë. Unë do të kisha dashur të kishimn udhëtimet TIMS, që në dijeninë tonë për shtetasi Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj; Drejtoria e Policia i ka në dispozicion. Ndaj kjo është kërkesa e tretë që unë i drejtoj SPAK, pikërisht hetimi i udhëtimeve që unë përmenda.  Po pavarësisht çdo gjëje, besoj se PD i ka bërë një nder të madh publikut, me transparencën e ofruar me punën e Komisioni Hetimor, me provat e siguruara por besoj se ka ushtruar edhe një presion pozitiv edhe ndaj SPAK-ut për të marrë veprime të mëtejshme, për të treguar se Lefter Koka është vetëm fillimi i kësaj afere. Lefter Koka duhet të jetë përpara drejtësisë sot ashtu siç duhet te jenë përpara drejtësisë të gjithë të tjerët e përfshirë në këtë aferë. I kërkoj SPAK-ut që të tregojë guxim dhe të vijojë të përparojë në hetime duke i bashkuar të tre dosjet në një dhe i kërkoj njëkohësisht të marrë masa dhe të mos ketë frikë por të vazhdojë edhe hetimet ndaj njerëzve që sot kanë pushtet. I kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme, çështja e inceneratorëve është guri i provës. Unë dua të falënderoj të gjithë kolegët e PD të cilët kanë punuar dhe mbështetur hetimin e kësaj afere. Dua të falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike, që në vitin 2016 kur ne i shkuam me dy copa letre dhe i thamë që këtu po ndodh një aferë nuk pati asnjë kompleks dhe asnjë hezitim që të vendosë gjithë PD në shërbim të denoncim të kësaj afere për të mos iu ndarë asnjë moment denoncimit të kësaj aferë.  Dhe dua të falënderoj këdo që ka transmetuar Partinë Demokratike në Komisionin Hetimor.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Ju sapo e thatë që e gjithë PD u vendos në dispozicion të hetimit parlamentar për inceneratorët. A ndiheni ju e tradhtuar nga kolegët tuaj që nuk votuan raportin e opozitës?  Apo kolegët tuaj nuk kanë pasur besim te konkluzionet apo te hetimi?

Jorida Tabaku: Ju I keni ndjekur një pjesë të madhe të mbledhjeve të Komisionit. E keni parë që përveç ndasive, mendimeve ndryshe që mund të kemi për çështje të  politikës të ditës apo të zhvillimeve në PD, kemi qenë në një mendje në këtë komision hetimor. I kam dhënë  hapësirë maksimale çdo kolegu, duke ndenjur edhe në 2 të natës ashtu siç ndenjëm me Arben Ahmetajn për të dëgjuar mendimin e kujtdo. Sepse mendoj se kundërshtari I vetëm I Partisë Demokratike është Edi Rama. Kam ndierë keqardhje në fakt dhe nuk kam folur asnjë ditë edhe kur më kam pyetur mediat, kam ndierë keqardhje që deputetë të PD Bashkojnë votën me Edi Ramën për të mbrojtur korrupsionin më të madh në 30 vite. Raporti I Komisionit Hetimor ka qenë onlinë që nga dita e hënë, nuk ka justifikim për askëng të thotë që nuk më eerdhi raporti. Edhe nëse gabimi ishte i imi, dikujt i shkon, dikujt nuk i shkon ky raport, sjellja më normale duhej të kishte qenë që nuk e voton, jo të votojë kundër. Unë nuk akuzoj dot askënd sot sepse nuk bëhem dot si ata që akuzojnë se jeni të shitur e jeni të blerë. Nuk e akuzoj dot se nuk ma lejon formimi im, por nuk gjej asnjë arsye në botë, një arsye të shëndetshme se pse duhet të bashkosh votën me Edi Ramën kundër punës  tënde, kundër denoncimit të PD, kundër një afere korruptive. Unë besoj se në këtë proces, kemi pasur shumë pengesa dhe besoj se duhet të kishim qenë në një zë kur u dorëzua ky raport.  Nuk më pengon fare për ta dorëzuar në SPAK se jam duke e dorëzuar sot në SPAK në emër të Partisë Demokratike. Nuk ma ka penguar fare punën, unë kam marrë edhe pengesë më shumë se të tjerët dhe nuk dua të ankohem se çfarë kam hequr dhe çfarë ka bërë  gjatë këtij procesi. Por edhe sot e kësaj dite e besoj që duhej të ishim bashkë në miratimin e këtij raporti sepse këtu vërtetohet korrupsioni 430 milionë euro.

Pyetje: A ka qenë mungesë besimi ose tradhti?

Jorida Tabaku: Unë nuk do të përdorja fjalë kaq të rënda si tradhti, por ka qenë një çështje që unë e ngrita edhe në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar që ndiej keqardhje që disa deputetë nuk ishin në sallë për ta votuar. Nuk abuzoj dot mbi arsyet e atyre që  nuk e kanë votuar, por para ata që ekanë votuar kundër mund të shprehem qartë edhe fort esi ndihem. Ka pasur një mbështetje të jashtëzakonshme nga të gjithë deputetët e Partisë Demokratike gjatë kësaj periudhe edhe disa prej tyre që nuk votuan më shpjeguan teknikalitetet, por ky nuk është justifikim. Por kjo nuk e zbeh punën absolutisht. Kam marrë mesazhe pafund, emaile pafund që ky ka  qenë Komisioni më efektiv në 30 vite. Nuk dua të marr fare asnjë meritë unë, meritën e merr Partia Demokratike. Nuk është bërë për ambicion personale të askujt. Është bërë për të treguar se në politikë ka rëndësi qëndrueshmëria.

Pyetje: Kriza në PD ka sjellë në Tiranë një ish-eurodeputet që ka takuar nga të dyja palët përfaqsues të PD. Zoti Berisha deklaroi ditën e djeshme se Brook ka ardhur me mendjen që ky i fundit të mos të kandidojë por po largohet duke thënë se kandidimi I tij është e vetmja zgjidhje për PD. Ju vetë e keni takuar. Nëse ai ua ka pohuar këtë dhe a ju ka propozuar diçka konkrete për zgjidhjen e krizës në PD?

Jorida Tabaku: Nuk ke për të ma marrë lajmin e inceneratorëve sot me çështje të ditës të Partisë Demokratike. Me zotin Elmar Brook unë diskutova dhe për Komisionin  Inceneratorëve. Ambasada gjermane ka përgatitur një raport që u ka shkuar të githë personave të interesuar në Bundestag për punën e Inceneratorëve. Dua të falenderoj edhe ambasadorin gjerman që është i vetmi që kadalë publikisht dhe ka thënënqë vendimi i qeverisë shqiptare për të lëvizur nga strategjia e e landfilleve tek inceneratorët ka qenë e gabuar dhe siç provon ky Komision Hetimor i ka kushtuar  buxhetit të shtetit 430 milionë euro.

Pyetje:Bëtë mee dije se raporti ka qenë online. Po deputeteve që kanë qenë pjesë e tij, pse nuk u është vendosur në dispozicion ky raport dhe u  është vendosur në dispozicion vetëm pak para nisjes së seancës?

Jorida Tabaku: Raporti përfshin punën e të gjithë komisionit. Raporti nuk ka asnjë ndryshim nga mendimi I deputetëve që janë shprehur në komision. Raporti përfundoi me faktin se këtu vërtetohet vjedhja 430 milionë euro. Nuk ka asgjë ndryshe nga ajo që është thënë në Komision nga fillimi në fund. Raporti nuk është i vërtetë që është vendosur pak para fillimit të seancës. Ka qenë online që ditën e hënë. Ka qenë duke u redaktuar nga stafi dhe ka qenë një raport i gjatë me 120 faqe. Por besoj se diskutimi edhe për televizionin tuaj që besoj e ka mbështetur në vite denoncimin e kësaj afere. Kemi qenë prezentëkur shumë na kanë fikur mikrofonët dhe ju keni vazhduar e keni mbështetur, duhet të jetë te faktet dhe te provat. Nuk besoj qëka në këtë raport që ka absolutisht asgjë që bie ndesh me deklarimet e deputetëve që kanë qenë në Komision.

Pyetje: Për zgjidhjen e krizës në PD  a jeni e gatshme të jepni dorëheqjen si zonja Duma e Gjekmarkaj?

Jorida Tabaku: Sot po flasim për inceneratorët. Deklaratat e mia për situatën në PD I kam bërë në mbledhjen e grupit parlamentar. Kam dhënë opsionet e mia për zgjidhje. Besoj se mund t’i referoheni diskutimeve të asaj mbkedhjeje të grupit. Për çështjen e inceneratorëve unë besoj se PD është një hap para çdo partie tjetër në opozitë dhe kujtdo sepse ka kartën morale të një ministri që sot është para drejtësisë të një dokumenti me 90 faqe dhe besoj që ka kartën morale t’u thotë qytetarëve shqiptare dhe lufta ndaj korrupsionit është dhe mbetet prioritet i kësaj partie.

Pyetje: Sa kohë i keni dhënë Lulzim Bashës për të reflektuar?

Jorida Tabaku: Për çështjen e inceneratorëve LulzimBasha i ka dhënë Komisionit Hetimor dhe cdo deputeti  tjetër të gjithë mbështetjen e mundshme. Unë do fokusohem te pyetjet për këtë çështje. Besoj se e kupton që kur është tepër është tepër.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike afera e inceneratorëve jorida tabaku afera e inceneratorëve jorida tabaku

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni