Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri shkruan se qeveria shqiptare mund të jetë duke nënshkruar një marrëveshje me Nitin Sandesarën, indianin që kishte arritur të merrte dhe nënshtetësinë shqiptare e që është shpallur në kërkim për një mashtrim për 700 milionë euro. Në një postim në Facebook, Tomorri shkruan se bëhet fjalë për blerje nafte nga Sandesara që mund ta sjellë nga Nigeria. Sipas gazetarit, fakti që Rama përmend shumë herë që do të futemi në një që do të sjellë mungesë nafte, tregon se po bluhet një marrëveshje. Ajo që nuk dihet sipas Tomorrit është nëse naftën do ta blejë qeveria apo një kompani private.
Statusi i plotë:
Pazari pas terrorit Qeveria po bombardon publikun me idene se do te behet kiameti, nuk do te kete me nafte ne treg. Keto deklaratat behen publikisht. Nen rrogoz behen gjera edhe me te cuditshme. Qeveria shqiptare ka disa dite qe po negocion me personazhe kontroversiale per te gjetur nafte. Njeri prej tyre eshte nje biznesmen indian, i kerkuar nga autoritetet indiane per vjedhje bankash ne Indi . Plani eshte qe ky do sjelle sasi te medha nafte ne Shqiperi nga Nigeria. Ajo qe nuk dihet eshte se qeveria do ta bleje vete naften apo do te jete vetem sekserja e ujdise dhe naften do ta bleje nje kompani private. Para disa kohesh, nje nga keto kompanite e medha nderkombetare te tregtimit bleu nafte nga Nigeria me nje skeme te ngjashme si kjo qe po tentojne keta. 100 milione dollare gjobe i vune. Korrupsioni ne transaksionet energjetike eshte gjithmone ne lupen e autoriteteve nderkombetare. Kjo fushata “do mbaroje nafta”, ndoshta po behet per te perligjur kete pazarin qe kane nder mend te bejne keta. Do blejne nafte nga Sandesara.
Kush janë vëllezërit Sandesara?
Vëllezërit Nitin Jayantilal Sandesara, Chetankumar Jayantilal Sandesara dhe Deepti Sandesara, të cilët po kërkohen me ngul të ekstradohen në Indi, ku akuzohen për pastrim parash dhe dyshohet se fshihen në Shqipëri. Dy vëllezërit Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, kanë marrë rreth 725 milionë deri në 1 miliard dollarë amerikanë kredi nga bankat shtetërore të Indisë, duke i zhdukur më pas përmes një rrjeti prej 300 kompanish “offshore”, të krijuara prej vetë atyre. Ndërkohë, në vitin 2018, ata morën edhe nënshtetësinë shqiptare me propozim të ministrit të Turizimit, duke u bazuar në faktin që Sandesarat do të kryenin investime të rëndësishme në Shqipëri. Ndërkohë në Tiranë u arrestua kunati i Nitin Sandesarës, Hitesh Patel, i cili është një prej katër personave të kërkuar në indi për mashtrimin e bankave duke përvetësuar rreth 1 miliard dollarë amerikanë dhe u la për 40 ditë në masën “arrest me burg”. Hiteshkumar Patel, u la më pas nën arrest shtëpiak në Tiranë.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– E hëna dhe e marta do të jenë pushim! Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që zhvillohet sot do të merret vendimi që dita e hënë do të jetë...
TIRANË– Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Ministrave. Disa nga vendimet që priten të bëhen publike në orët në vijim janë zbardhur. Një prej tyr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se dita e hënë mund të bëhet pa makina. Kjo sipas Ramës, do të vendoset në mbledhjen e sotme të qeveri...
TIRANË– Zëvendës ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare është liruar nga detyra. Ky është vendimi që u mor ditën e sotme në mbledhjen e...
DUBAI– Reparti elitë i Policisë së Shtetit RENEA morri pjesë në një garë ndërkombëtare të forcave speciale nga e gjithë bota që u zhvillua në Dubai. Euron...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar të qeshura në takimin që pati sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës me përfaqësues të Michigan State Un...
FIER– Bashkia e Fierit ka njoftuar se do të nisë kufizimin e furnizimit me ujë për qytetarët e zonës për të kursyer energji elektrike. Në një njoftim në f...
TIRANË– Dy deputetët nga kahu i kryedemokratit Lulzim Basha iu janë bashkuar deputetëve të Foltores. Në bashkëpunim, ata kërkojnë interpelancë me kry...
TIRANË– Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Michigan State University do të bashkëpunojnë së bashku. Kjo u bë e ditur nga përfaqësuesit e UBT-së dhe ...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese e quan të paligjshme qëndrimin e Emiljano Shullazit në regjimin ’41-bis’ mirëpo nuk vendos për largimin e tij...