LIVE UPDATES
Politike

PD nxjerr përgjimin e Artan Lames, si manipulon punësimet në administratë: Vëlla i dashur, më sill një tjetër (Video)

15 Shtator 2019, 10:50 Nga DOSJA
PD nxjerr përgjimin e Artan Lames, si manipulon punësimet në

TIRANË– Partia Demokratike ka akuzuar ashpër kreun e Kadastrës, Artan Lame, për ndërhyrje për punësime në administratë. Në një deklaratë për mediat, Oriola Pampuri u shpreh se Lame duhet të ishte në burg pasi sipas ka përdorur administratën për fushatë elektorale.

Pampuri shton gjithashtu se ai ka mashtruar shqiptarët me propagandën e Edi Ramës për punësime me konkurs.

PD-ja publikoi edhe një audio përgjim, sipas të cilit Lame ka vende të caktuar për ministra dhe qeveritarë. “I ka thënë ministrit apo deputetit, vëlla i dashur vendi është i yit. Ky do të ikë, më sill një tjetër,”- dëgjohet të thotë Lame. 


Artan Lame është modeli tipik i kësaj skeme skandaloze që ka mbajtur peng administratën publike gjithë keto vite, duke punësuar militantë që vijnë me lista nga partia në pushtet dhe, në vend t’u shërbejnë qytetarëve, i shërbejnë partisë në pushtet në kohë fushatash elektorale,”- u shpreh Pampuri.

DEKLARATA E PARTISE DEMOKRATIKE

Propaganda e Edi Ramës me punësimet shtetërore është një nga çështjet penalizuese jo vetëm për integrimin europian, por, mbi të gjitha, për keqfunksionimin dhe korrupsionin endemik, i përhapur në çdo qelizë të administratës shtetërore.

Shembull tipik i kësaj propagande është Agjencia e Kadastrës, e drejtuar prej 6 vitesh nga Artan Lame me emrin e Agjencisë së Legalizimeve. Pak ditë më parë, Artan Lame, pa u skuqur fare, foli për konkurs të ndershëm në plotësimin e disa dhjetëra vendeve të reja të punës të hapur në ketë agjenci me shtrirje në të gjithë vendin. Por gjithçka është një teatër.

Artan Lame, si gjithë kolegët e tjerë pjesë të qeverisë grabitëse të Edi Ramës, nuk mund të organizojnë konkurse të ndershme. Ata dinë vetëm të punësojnë militantë partiakë, që i përdorin në zgjedhje në shkelje të ligjit ndaj kundërshtarit politik. Artan Lame është modeli tipik i kësaj skeme skandaloze që ka mbajtur peng administratën publike gjithë keto vite, duke punësuar militantë që vijnë me lista nga partia në pushtet dhe, në vend t’u shërbejnë qytetarëve, i shërbejnë partisë në pushtet në kohë fushatash elektorale.

Rreth një vit më parë, kjo u provua me një material autentik, të publikuar në media, ku Artan Lame dëgjohet që pranon ndërhyrjen e deputetëve socialistë për marrjen në punë të militantëve dhe përdorimin e tyre gjatë fushatës. Ju ftoj ta ndekim këtë pjesë, ku Artan Lame nuk është në rolin e një shtetari që flet për konkurse, por në rolin e një partiaku që emëron militantët e sjellë nga partia.

Teatri që luhet me shqiptarët dhe tallja e tyre nga Artan Lame dhe shefi tij Edi Rama është e qartë. Në vend që ky funksionar i qeverisë të ishte sot në burg për përdorimin e administratës në fushatë, vazhdon të mashtrojë shqiptarët me propagandën e Edi Ramës për punësime me konkurs.

Modeli i vërtetë i Artan Lames dhe gjithë të ngjashmëve të tij është vetë Edi Rama. Dosja 339, e trajtuar gjerësisht nga Zëri i Amerikës pak muaj më parë, provoi se është Kryeministri ai që ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës dhe, në mënyrë kriminale, ndërhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar.

Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz, ku gara në zgjedhje, gara për vendet e punës, gara për tenderat janë fasadë e një pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar. Pra daj, sot Shqipëria ka vetëm një zgjidhje, largimin e Edi Ramës!

Para disa ditësh drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka deklaruar se askush mund mund të ndërhyjë në çështjen e punësimeve në këtë institucion. Lame iu ka bërë një thirrje të gjithëve, duke kërkuar nga njerëzit e familjes apo ata që e njohin nga afër që të mos i kërkojnë favore për të hyrë në punë apo të bëjnë ndërhyrje që të favorizojnë persona të caktuar.

(F.M/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

Politike Politike artan lame oriola pampuri punesiet ne kadastra artan lame oriola pampuri punesiet ne kadastra

Sondazh

Poll

Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, Tabaku: Shkatërron ekosistemin, projekt korruptiv

Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, Tabaku: Shkatërron ekosistemin, projekt korruptiv

Protesta e Berishës, Jorida Tabaku konfirmon pjesëmarrjen: Jam në ballë të çdo opozite të qeverisë

Takoi Metën në Baku, Berisha: Sa të mbyllë Presidencën, bashkohemi kundër Ramës

7 korriku përsëritje e 8 janarit? Berisha" Skenar që nuk ndodh më, qëllimi është ngremë shqiptarët

Berisha shpjegon domethënien e datës së protestës: 3 shtata bashkë, rrisin shanset për sukses

Mbledhje në seli, Berisha: Janë të ftuar të gjithë, deputetët të shkëputen nga Alibasha

Sa do zgjasë protesta e 7 korrikut? Berisha: Deri në realizimin e qëllimit, pranoj të më udhëheqin

Berisha: Nuk pranojmë kurrë aleanca bilaterale në rajon, janë të rrezikshme

Përplasja Rama-Bullgari,Berisha: Turp, ordiner! Në emër të opozitës i kërkoj ndjesë popullit bullgar

'Rama bëri avokatin e Serbisë', Berisha:Nuk foli për Shqipërinë, në konferencë nuk u shfaq as Osmani

Berisha: Negociatat nuk u hapën për shkak të Bullgarisë por prej Ramës, shkoi si vasal i Vuçiç

PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, Bushka: S'kemi pasur kohë të lexojmë shkresat

Nis me debate komisioni për mandatin e Xhaçkës, Alibeaj: Të vinte këtu të jepte shpjegime

Zjarr masiv në Lajthizë të Mirditës, në terren vetëm një zjarrfikës

Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Po ndërtohet në një zonë që ishte e mbrojtur. Ministrja: E pavërtetë

Gazetarja përmend Vuçiç, presidenti serb:Jam i sigurtë që folët mirë për mua. Rama:Ç'dreqin do këtu?

Vuçiç e quajti Kosovë, Rama e korrigjon: Aleksandri tha "e ashtuquajtura Kosovë"

“BE na poshtëroi, prisnin konferencë nga liderët”, Rama: Janë të zgjuar

Videon e nxorri vetë, Rama: Ishte prerë keq, unë thashë se RMV do jetë edhe Shqipëria Lindore

VETO-ja e Bullgarisë, Rama me kritika: BE e paaftë të çlirojë dy pengje

Rama nga Brukseli: Urojmë që shekulli tjetër të na gjejë në BE

Rama-BE: Lëreni Serbinë të qetë, mos hapni konflikte të tjera

Rama flet për Kosovën në Bruksel: Është marrë peng, çmenduri, njerëzit nuk lëvizin dot lirshëm

Rama: Bullgaria po i jep fuqi Putin e agresionit rus, një turp

Korreshi ngre zërin: Në Lushnje vihet vetëm për të bërë foto me shalqi, mos u tallni

Bardhi publikon listën: 10 miq të Ramës përfituan 36 investime strategjike me vlerë 4.6 miliard euro

Balla: Berisha privatizoi pronat nga Viçidoli deri në Dhërmi, si ka mundësi je pronar

'Ish-grabitësi u kërkoi ndjesë pronarëve'/ Balla: Berisha është servil, ditën e lindjes e ndryshoi

Balla përplaset me Berishën në Kuvend: Ik o plaku Mere

'Na u bashkoni me 7 korrik'/ Berisha: Pronarët e pronave janë më të kërcënuar se kurrë

'Administrata ka njerëz të paaftë, skiftera'/ Braçe: Fermerëve u duhet bursa që të kenë besim

Tabakun e 'tradhëtojnë' takat, pengohet dhe gati rrëzohet në Kuvend

Akuzat e Shehajt,Xhaçka:Ju paguani për mandatin e deputetit, çojeni çështjen në Gjykatën Kushtetuese

Shehaj akuza Xhaçkës: Vini në politikë me xhepat bosh, dilni me resorte me 5 yje

Xhaçka: Bashkëshortin e kam bzinesmen të sukseshëm

Berisha: Gentian Sharra e banda e Elbasanit blenë vota për PS

Balla-Berishës: Je bashkëpunëtor i Millosheviçit ne mblidhemi më 7 korrik për Srebrenicën

Berisha:Kanë dalë gjërat lakuriq!Balla është xhandar i bandës së Elbasanit! Deputetët e duatrokadsin

“Garon me Tabakun”,Bardhi-Spiropalit:Kishim një madame me 5mln euro,tani u bënë dy me gjithë Xhaçkën

Berisha: S'është parlamenti dyqani yt! Nikolla i pret fjalën. kryedemokrati: Hap mikrofonin se...

Shehaj-Spiroaplit: Këtu duhet të ishte Rama, por jua la turpin juve

Shehaj: Rama i fali plazhin Xhaçkës. Spiroapli: Nuk është nder statusi 'investitor publik'

Spiropali: Turp, llukunia juaj është një turp. (Deputetët e PD i bien me grushte tavolinave)

Spiropali i ‘del zot’ Ramës: Pak punë ka ai në Samit, do merret me ju, taksirtati im

Deputetët e PD largohen nga Kuvendi, Ahmetaj: Jeni sharë nga të gjitha anët e nuk keni bërë kështu

Tabaku: Rama shkoi si çeço në Samit, bëri të fortin fillimisht (Nikolla i mbyll fjalën)

Spiropali përplaset me Bardhin: Shumë gaz ke pasur këtë kohë! Nikolla: Mos flit nga vendi

Berisha para futjes në Kuvend: Më 7 korrik derdhet e gjithë Tirana, Rama do largohet

Rama s’përmbahet para gazetarëve bullgarë: Turp, ju jeni një turp dhe shumë lëmsh

Lajme të mira për Shqipërinë? Rama: Preferoj të mos mbetem në pritje