LIVE UPDATES
Politike

PD: Fituam betejën me Prokurorinë, do të hetohet pasuria e fshehur Ervin Bushatit

13 Mars 2019, 16:43 Nga DOSJA
PD: Fituam betejën me Prokurorinë, do të hetohet pasuria e

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, e cila rrëzon Prokurorinë e Tiranës, lidhur me hetimin pasuror ose jo të deputetit të Partisë Socialiste Ervin Bushati, për fshehje të pasurisë.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra për shtyp e Partisë Demokratike, e cila shprehet:

“Gjykata e Apelit, më 13 Mars 2019, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke vulosur kështu përfundimisht rrëzimin e prokurorisë dhe detyrimin e saj që të procedojë penalisht deputetin e PS Ervin Bushati”.

Më poshtë njoftimi i plotë për shtyp i Partisë Demokratike:

HAPET RRUGA PER HETIMIN E PASURISE SE FSHEHUR TE ERVIN BUSHATIT. PD FITON BETEJEN ME PROKURORINE

Në muajin Tetor 2018, Partia Demokratike denoncoi deputetin e Partisë Socialiste Ervin Bushati për fshehje të pasurisë dhe mosjustifikimit ligjërisht të pasurisë. PD deklaroi se deputeti Ervin Bushati ka fshehur të paktën 7 pasurive të paluajtshme, ku përfshihen: 1. Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall në Tiranë. 2. Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall në Tiranë. 3. Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall po në Tiranë. 4. Një ndërtesë me sipërfaqe 76 m2 në Qerret Kavajë. 5. Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall në Qerret, Kavajë. 6. Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall në Sarandë. 7. Një garazh me sipërfaqe secila 42 m2 në Sarandë.

Por PD nuk është mjaftuar vetëm me denoncimin publik. Duke qenë se prokuroria nuk nisi hetimet kryesisht, PD depozitoi në prokurori Kallëzim Penal kundër Ervin Bushatit për fshehjen e pasurisë dhe falsifikimin e Deklaratës së Pasurisë, duke e akuzuar për kryerjen e dy veprave penale: “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 190 dhe 257/a i Kodit Penal.

Vetëm disa ditë pas depozitimit të Kallëzimit Penal, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 25.10.2018, vendosi “mosfillimin e procedimit penal”.

Duke mos qenë dakord me vendimin e prokurorisë, që refuzonte të hetonte paligjshëmrinë e pasurisë së një deputeti të mazhorancës, Partia Demokratike e ankimoi vendimin në Gjykatë.

Më datë 20 Janar 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranoi ankimin e PD, duke rrëzuar Prokuorinë e Tiranës dhe duke e detyruar këtë të fundit të nis menjëherë procedim penal ndaj deputetit Ervin Bushati për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Prokuroria e Tiranës e ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke këmbëngulur që të mos e hetojë Ervin Bushatin.

Gjykata e Apelit, më 13 Mars 2019, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke vulosur kështu përfundimisht rrëzimin e prokurorisë dhe detyrimin e saj që të procedojë penalisht deputetin e PS Ervin Bushati.

Pas këtij vendimi të formës së prerë, organi i prokurorisë është ligjërisht i detyruar që të procedojë penalisht deputetin Ervin Bushati, për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Mbetet për t’u parë rezultati i hetimit dhe nëse deputeti i mazhorancës do të dënohet apo jo penalisht për fshehjen e pasurisë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin bushati partia demokratike ervin bushati partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet