Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Personat e intubuar e të shtruar në spital për javë të tëra pa lëvizur, ngrënë apo folur siç duhet vazhdojnë ende t’i ndjejnë pasojat e koronavirusit. Disa nga efektet afatgjata të koronavirusit janë lodhja, gulçimi, dhimbja e muskujve, e kokës, ekuilibri i dobët dhe humbja e kujtesës.
Shumë njerëz me simptoma serioze të Covid-19-s po përballen me efektet e tij afatgjata disa muaj pas daljes nga spitali. Në Barcelonë, 56-vjeçari Pablo Aguilar është njëri prej tyre. Ai kaloi tre muaj në spital, prej të cilëve një muaj nën kujdes intensiv. Tashmë kanë kaluar pesë muaj që kur ai doli nga spitali.
“Jam befasuar sepse kam menduar që në këtë pikë do të isha në gjendje të ecja më mirë. Efektet afatgjata që kanë mbetur janë të mëdha. Lodhem dhe kam frikë të dal vetëm në rrugë. Kam një qen të vogël dhe më duket përgjegjësi e madhe ta nxjerrë jashtë. Nuk guxoj ta bëj këtë”.
Zoti Aguilar është pjesë e një grupi pacientësh që i mbijetuan Covid-19 dhe që po rehabilitohen në një spital publik të Barcelonës. Aktivitetet përfshijnë ushtrime për të forcuar muskujt dhe për të përmirësuar ekuilibrin dhe aftësitë e tyre aerobike.
Një tjetër pjesëmarrëse, 49-vjeçarja Eulalia Canela, nënë e dy fëmijëve, me profesion infermiere, u infektua ndërsa po kujdesej për pacientët me koronavirus. Ajo nuk u shtrua kurrë në spital, por vuante nga pneumonia dhe qëndroi në shtrat një muaj.
Në verë, kur mendoi se po përmirësohej, vuri re simptoma të reja si rënia e flokëve, mpirja e duarve dhe dhimbjet e muskujve. Asnjë ditë nuk më kalon pa dhimbje koke, thotë ajo. Kohët e fundit mjekët zbuluan se mushkëritë e saj nuk po funksiononin si duhet, duke ndikuar tek veshkat e saj.
“Koha e aktivitetit fizik zvogëlohet në tre ose katër orë (në ditë). Pjesën tjetër të kohës duhet të pushoni. Vje darka dhe duhet t’u kërkoj fëmijëve që ta përgatisin vetë ushqimin sepse nëna e tyre nuk mund të ngrihet nga divani”, thotë infermierja Eulalia Canela.
Mjekja Ester Marco mbikëqyr programin e rehabilitimit në të cilin po merr pjesë zonja Canela. Edhe ajo ishte infektuar me Covid-19 në pranverë, por ndryshe nga pacientët e saj, ajo u shërua shpejt dhe tashmë është kthyer në punë.
“Ne kemi dy grupe të mëdha pacientësh, pacientë të patrajnuar (nga të trajtimi në kujdesin intensiv për shembull) të cilët lodhen dhe kanë dhimbje muskulore dhe kanë vështirësi me frymëmarrjen edhe kur pushojnë. Dhe kemi një grup tjetër pacientësh që kanë vështirësi në gëlltitje ose vështirësi në të folur”.
Zonja Marco vlerëson se rreth 15-20 për qind e pacientëve me Covid-19 të cilët u shtruan në spital do të kenë nevojë për rehabilitim serioz. Spanja renditet e gjashta në botë për nga numrin i rasteve me koronavirus, me mbi 1.6 milionë njerëz të infektuar që nga fillimi i pandemisë.
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli i ka dhënë fund beqarisë, duke i propozuar për martesë të dashurës së tij. Mekolli, i cili prej koh...
Memorie.al/ publikon historinë e panjohur të ndodhur më 28 nënor të vitit 1944 në fshatin Xhan të krahinës së thellë të Dukagjinit, ku një njësit partizan i Bri...
Dashi 21 Mars – 19 Prill Tani për tani misioni juaj i vërtetë i madh është të rivendosni gjithçka dhe të filloni nga e para. E kaluara nuk ka më rë...
TIRANË– Trejsi Sejdini dhe Don Xhoni u kapën mat në Prishtinë pak ditë më parë. Dyshja ishin në një darkë romantike së bashku prej nga na lanë përshtypjen ...
TIRANË– Genc Sejko, i njohur në rrjet si njeriu i memeve ka publikuar një video në Facebook për të gjithë personat që jetojnë jashtë dhe ata qe duan të iki...
VLORË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti veprimtarinë artistiko-kulturore që u mbajt në Muzeun Etnografik të Vlorës, 15-v...
SHBA– Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora nuk ka munguar me urimin e saj për festën e flamurit. Ora ka ndarë në Instagram dy foto dhe një video.E ç...
KOSOVË- Reperi i njohur Gold Ag, ditën e sotme është bërë baba për herë të parë. e pikërisht sot ka publikuar dhe këngën që ja ka kushtuar të birit. Proje...
SHBA– Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa u ka uruar festën e 28 nëntorit, të gjithë bashkëkombësve të saj. Në një fotogari që ka postuar në rrjetet s...
TIRANË– Reperi shqiptar Arian Agushi, i njohur si Gold AG, është bërë baba për herë të parë, pasi gruaja e tij ka sjellë në jetë një djalë. Lajmin e ...