Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJERMANI– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të zhvillojnë të mërkurën në mbrëmje një takim joformal në Berlin, që do të ishte takimi i parë i tyre pas korrikut të vitit të kaluar.
Të dy udhëheqësit do të qëndrojnë në Berlin për takime të ndara me kancelarin gjerman Olsaf Scholz.
“Takimet do të përqendrohen në bashkërendimin e reagimeve të mëtejshme ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë, marrëdhënieve politike dhe ekonomike si dhe bashkëpunimit rajonal”, shkroi ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde.
Takimet tha ai, do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur bisedimet Kosovë-Serbi të udhëhequra nga Bashkimi Evropian, duke nënvizuar se kancelari Scholz ka ftuar të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili do të jetë mikpritësi i takimit të përbashkët me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçin në mbrëmje në Berlin.
Zyrtarë të BE-së e konfirmuan takimin por pa dhënë ndonjë hollësi rreth planeve të ndërmjetësuesit Lajçak.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se “ka frikë” nga vizita në Berlin dhe pret “bisedime të vështira” me kancelarin Scholz, ndërsa nuk pret ndonjë përparim në takimin e me kryeministrin e Kosovës.
Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje për të siguruar një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nga takimi i së mërkurës pret shtendosje që do të ndihmonte ripërtëritjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve.
Në fillim të javës së kaluar, ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, tha se normalizimi është rruga për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit dhe se “status quo-ja” jo vetëm që pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, por është përfitim për Kremlinin./VOA/
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
UKRAINË– Lufta sot futet në ditën e saj të 69-ë. Rreth 100 civilë, përfshirë gra dhe të moshuar, dhe rreth 20 fëmijë janë ende të bllokuar brenda fab...
TIRANË– Një i ri shqiptar është renditur në 30 njerzit më të suksesshëm nga revista prestigjoze Forbes. Ai është Dean Çelaj, krijues i shumë p...
UKRAINË- Qindra fëmijë në Kharkiv janë strehuar në stacionet e metrove për t’iu shpëtuar sulmeve ruse. Ata tashmë kanë mëshum se dy muaj që janë dukë qeënd...
ITALI- Me një dekret të posaçëm, qeveria italiane ngriti një fond për dëmshpërblimin e viktimave të nazizmit, më konkretisht, në vendimin përkatës thuhet...
RUSI-Javët e fundit ka pasur shumë raste të oligarkëve apo zyrtarëve rusë që janë zhdukur në rrethana të paqarta, i fundit është ai i një 37-vjeçari, dre...
RUSI- Luftës shkatërruese të Moskës në Ukrainë nuk po i shihet fundi. Ndërkohë një betejë tjetër, jo e përgjakshme, por potencialisht e dhimbshme, është në zhvi...
FRANCË– Presidenti francez Emmanuel Macron ka biseduar me homologun e tij rus Vladimir Putin rreth mesditës së sotme, konfirmoi zyrtari nga zyra e pr...
GREQI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ‘frikësohet’ përpara udhëtimit në Berlin, ku pritet të takohet me kancelarin gje...
UKRAINË- Kryebashkiaku i Mariupolit Vadym Boichenko gjatë një konference ditën e sotme ka thënë se forcat ruse zhvendosen pothuajse 40,000 njerëz nga Mariu...
UKRAINË- Kreu i delegacionit të Ukrainës për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq duke folur për operacionin për evakuimin e civilëve nga uzina e &cced...